Garniturë me pazi dhe proshutë cotto

spot_img

Recetë çeliakësh (Çeliakia është sëmundje autoimune. Personat janë alergjike ndaj grurit, elbit, thekrës sepse nuk tresin proteinën gluten.)

Ja për ju, një ide për një garniturë zarzavatesh perfekte për t’u shoqëruar me  mish të zier apo me gjelin e detit të mbushur: pazi të ziera me proshutë cotto e prerë me rripa, shumë e thjeshtë e shumë e shpejtë për t’u përgatitur dhe me pak shpenzime.

Përbërësit: 

pazi 500 gr
proshutë cotto 2 feta të trasha
gjysëm thelbi hudhër
spec djegës
kripë, piper, vaj

Koha e përgatitjes: 20 min

Përgatitja : 

Fillojmë me recetën tonë nga pazija: lajeni mirë, fije për fije dhe hiqni pjesët e forta po të verdha. Futeni në një tenxhere me ujë të kripur dhe lëreni të zihet derisa të jenë zbutur plotësisht. Kullojini dhe vërini mënjanë.
Në një tenxhere skuqni pak hudhrën me pak vaj, shtoni pazinë të cilën më parë e keni prerë më rripa rreth 1 cm. Lërini të ziejnë për dy minuta. Hidhini kripë, piper e pak spec djegës dhe përpijeni mirë. Në fund shtoni rripat e proshutës cotto, përziejini mirë për dy minuta dhe shërbeni të gjitha menjëherë të ngrohta.

Burimi: living.al

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles