FSHATI PESHTAN

spot_img

FSHATI PESHTAN

Fshati Peshtan ndodhet në Njësinë administrative “Qendër” të Bashkisë Tepelenë.

Fshati Peshtan ka pesë kisha ortodokse në gjendje të rrënuar që prej vitit 1967.

Banorët e parë të Peshtanit janë vendosur në lindje të fshatit në vendin e quajtur “Shën Thanas”, në një vend me shumë kullota, pyje lisi, livadhe dhe burime uji.

Aty gjenden edhe varrezat e vjetra të fshatit dhe kisha e “Shën Kollit”. Peshtani është pika hyrëse dhe pjesë e zonës etnografike të luginës së Zagorisë.

Me besim fetar shumica janë ortodoks dhe pjesa tjetër e bektashi e muslimanë.

Nga fshatit ka pasur emigracion të zhvilluar kryesisht në SHBA dhe Francë. Në Peshtan, tashmë janë përfundur rrugët të asfaltuara dhe ura të reja.

Aty bujtinat frekuentohen kryesisht nga turistët italianë, në periudhën e pelegrinazhit të luftës italo-greke, në muajin prill.

Fshati dhe rrethinat shquhen për bimësi të pasur Ka shumë kroje, si kroi i ariut, kroi i madh, kroi i hajneve, ai plak etj.

Poshtë fshatit kalon lumi i Vjosës. Ka një numër të madh zogjsh si turtuj, thëllëza, shqiponja skiftera, bilbila mëllenja, dhe zogj shtegtarë si rosa të egëra, lejlekë, dallëndyshe etj.

Në Vjosë ka filluar të zhvillohet sporti i kanotazhit, kurse ne male speleologjia.

Eshtë një vend ideal për sportin e njgjitjes në mal me kuaj 20 km të gjatë, nëpërmjet një shtegu që futet në luginën e Zagorisë dhe del në malin e Cajupit.

Një tjetër shteg është ai që të njgjitet në malin e Golikut. Rreth 2 km larg fshatit në rrugën për në Limar ku ndodhet kanioni i urës së Bathishtes mbi lumin e Zagories.

Në Vjosë gjëndet dhe plazhi i Gurrajve, vend ku mund të shlodhesh dhe freskohesh në muajt e nxehta.

Largësia me qytetin e Gjirokastrës dhe Përmetit është rreth 20 km dhe me qytetin e Tepelenës 16 km.

Peshtani ndodhet rreth 118 km larg në jug të Tiranës, kryeqytetit të vendit dhe rreth 10 km larg ujërave termale të Bënjës.  .

Emri i vjetër e Peshtnit ka qenë “Trëndafile”, për shkak të trëndafileve të shumtë që rriten aty. Turqit e kanë quajtur fshati “buzë rruge”.

Përroi i fshatit buron nga rrëza e malit Golik.

Ai ka patur shkollë turke që prej vitit 1860 që quhej mejtep. Me marrëveshjen turko-greke, shkolla në vitin 1910 u kthye në shkollë greke.

Shkolla e parë shqipe është hapur në vitin 1919.

Në shpalljen e pavarësisë në Vlorë, fshati Peshtan ka patur delegatët e tij.

Vendasit luftuan edhe në “Luftën e Vlorës” në 1920 dhe në Luftën NacionalClirimtare 1939-1944.

Peshtani i Tepelenës është një dëshmi e gjallë e fenomentit shqiptar të bashkjetesës ndërfetare.

Breza të tërë banorësh të besimeve të ndryshme, të krishtere, myslimanë dhe bektashianë kanë bashkëjetuar në harmoni.

Bashkëjetesa është shtrirë jo vetëm në festimet e përbashkëta të ditëve të shenjta, por edhe në martesa, krushqi dhe kumbari.

Fshati tashmë është me rrugë të shtruara dhe me urë të re mbi Vjosë. Ai është mjaft miqësor me turistët dhe vizitorët e shumtë që e frekuentojnë .

Banorët aktualë të Peshtanit, ata të larguarit dhe të emigruarit në bashkëpunim me Mitropolinë Orthodokse të Gjirokastrës, ndërmorën inisiativën e restaurimit të kishës “Fjetja e Shënmërisë”.

Ceremoninë e nisjes së punimeve sipas traditës orthodose e bekuan prifti i Këlcyrës dhe prifti i Mitropolicë së Gjirokastrës.

Si atraksione turistike në zonën përreth mund të përmendim, “Grykën e Këlcyrës” ku gjenden rreth 15 shpella gjigande.

Në “Luginën e Zagorisë” ndodhen Kisha e Shën Thanasit, Kisha e Shën Kollit, Kisha e Shën Mërisë, Kisha e Shën Konstandinit dhe Kisha e Shën e Premtes.

Aty ndodhen edhe Kanioni i Urës së Bathishtës, Plazhi i Gurrave etj.

Vjosa është një objektiv i ri i sporteve ujore, si kanotazhi, raftingu etj ndërsa Zagoria është zonë e mbrojtur kombëtare.

Në fushën e Peshtanit, ekziston një kanal ujitës i ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës që përveçse funksionit ujitës të 60 ha tokë, mbante edhe disa vepra arti si ura guri ku kalonte uji dhe një tunel të shkurtër.

Në rrjedhën e tij ka qenë dhe një mulli që përdorte rënien e lirë të ujit për të bluar.

Në Peshtan gjenden edhe shumë guesthouse dhe kampinge.

Maja më e lartë është mali i Golikut 1727 m. Aeroportet ndërkombëtare të Tiranës dhe Kapodistrias në Greqi ndodhen në një distancë prej 95 dhe 79 km.

Pranë më në jug ndodhen vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, si Qëndrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës në një distancë prej 25 km.

Aktivitete tipike që zhvillohen

  • Në 23 Gusht mbahet “In memorie”, në nder të të rënëve.
  • Zhvillohen “Ditët e Trashëgimisë Europiane, (Panairi i Artizanit) për Qarkun e Gjirokastrës.
  • Zhvillohet “Polifonia Shqiptare në UNESKO”, për Qarkun e Gjirokastrës.

Qëndër informacioni, agroturizmi, artizanale, etj.

Informacion për trashëgiminë kulturore në Gjirokastër me adresë  tic@gjirokastra.org  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Rruga: Ali Pashe Tepelena, Sheshi Bajron, Telefon 123 08 142 470,  Fax 123 456 7891,  E-mail info@tepelena.gov.al

Një kuriozitet mbi fshatin

Ka bashkejetesë shumë të mirë midis besimeve fetare.

Ka qenë pjesë e frontit të luftës Italo-Greke viti 1940.

Ka shumë gest house dhe atraksione natyrore, turistike si lumenj, male, speleologji etj.

Facilitetet

Eshtë fshati i parë i Qarkut Gjirokastër që i ka të shtruara me asfalt të gjitha rrugët. Ka instalime të reja 3 fazore të rrymës elektrike.

Do të përcaktohen facilitete fiskale në fazën e dytë të projektit fitues të 100 fshatrave dhe 150 bujtinave.

Pjesë e pesë paketave turistike shqiptaro-italiane, nga organizata “Cesvi”.

Një serë projektesh infrastrukturore, në zhvillim e sipër.

Projekte në kuadër të programeve, Interreg IPA të Bashkimit Europian ku Shqipëria përfaqësohet me Qarkun e Gjirokastrës.

Koha që rekomandohet për tu vizituar

Peshtani mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit, por koha ideale është ajo e sezonit të Pranverë-Verë dhe Vjeshtë, kur zona mbushet me shumëllojshmëri ngjyrash dhe produktesh natyrore.

Si arrihet në destinacion

Peshtani është 118 km larg nga kryeqyteti Tirana, 16 km larg nga qyteti i Tepelenës dhe 25 km larg nga qyteti i Gjirokastres. Arrihet me rrugë automobilistike të asfaltuar.

Kontaktet e nevojshme

Informacion për trashëgiminë kulturore në Gjirokastër me adresë  tic@gjirokastra.org  telefononi në numrin  +355 842 67077.

Rruga: Ali Pashe Tepelena, Sheshi Bajron,  Telefon 123 08 142 470  Fax 123 456 7891  E-mail info@tepelena.gov.al

Fshati Peshtan i Njësisë administrative “Qendër”, pjesë e Bashkisë Tepelenë, Qarku Gjirokastër.

Telefon: ++355 (123)-7890
Fax: (123) 456-7891
Email: gjirokasterbashkia@gmail.com

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles