Fritura me katër ngjyra

spot_img

Përbërësit:

– 300 g panxhar i kuq
– 250 g brokoli
– 250 g karota
– 200 g rrepë e selinos
– qumësht
– miell
– vaj për skuqje
– kripë

Gatimi:

1. Pastrojeni brokolin dhe ziejeni me avull për 10 minuta.

2. Pritini karotat në feta si sallam dhe gatuajini në avull për 5-6 minuta, shtoni rrepën e selinos të prerë në rripa dhe panxharin e prerë hollë dhe lërini të gatuhen në avull.

3. Hiqini nga avulli dhe vendosini zarzavatet në tasa të veçantë, lagini me gjysmë gote qumësht e më pas kalojini në miell.

4. Skuqini zarzavatet, secilën sipas tipit të saj, në një tigan të thellë me shumë vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të fortë. Kullojini në letër kuzhine vajin, kriposini dhe servirini të ngrohta në pjatë me vende të ndara.

5. Gatimi shoqërohet me verë të athët, të fortë, aromë lulesh.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles