FOTO-VIDEO/ Nisin fluturimet nga aeroporti “ZAYED-Flatrat e Veriut”/ Ulet avioni i parë me pasagjerë në Kukës

spot_img

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Në aeroportin e dytë ndërkombëtar shqiptar,  “ZAYED-Flatrat e Veriut”, u ulë sot nga Zyrihu në pistën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines, duke shënuar kështu nisjen zyrtarisht të fluturimeve nga ky aeroport.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, në aeroportin e Kukësit, ishte i pranishëm ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi si dhe të ftuar të tjerë të linjës.

Ministri Klosi e cilësoi nisjen e aktivitetit në aeroportin e dytë ndërkombëtar shqiptar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, një hapje të “portës” së dytë qiellore për fluturimet komerciale.

“Kjo shënon hapjen e “portës” së dytë qiellore për fluturimet komerciale”- tha Klosi.

Avioni i nisur nga Zyrihu u ul rreth orës 12:45 të së premtes, në aeroportin e Kukësit.

Fluturimi i kthimit nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines pritet të kryhet po sot, pas një ore e gjysmë të kohës së përgatitjes për kthim për në Zürich.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ‘Zayed-Flatrat e Veriut’ ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e tij të vëzhgimit, ndërsa në pjesën e pistës, është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht, ndërsa brenda një ore, 4 avionë mund të nisen nga Aeroporti i Kukësit.

Terminali zë një vend prej 3500 m2, ka 2 porta hyrëse dhe brenda tij një zonë muzeale përkujton luftën e Kosovës, e cila ishte gjithashtu pika fillestare e këtij aeroporti, si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe në ndihmë për refugjatët e luftës.

vijon….

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles