FOTO/ Saranda, destinacioni i 163 jahteve luksoze dhe velierave në janar-qershor 2021

spot_img

TIRANË, 3 korrik/ATSH/ Saranda një nga qendrat turistike më tërheqëse në jug të Shqipërisë, për turistët e vizitorët e shumtë po vizitohet nga jahtet luksoze dhe velierat këtë sezon turistik.

Drejtori i portit të Sarandës, Alket Qendro, tha sot për ATSH-në se “që prej janarit të këtij viti deri në 30 qershor portin e Sarandës e kanë vizituar 163 jahte luksoze dhe veliera”.

Sipas tij, gjatë muajit qershor është vënë re një fluks i kroçerave dhe jahteve turistike.

“Nga 1-30 qershor portin e Sarandës e kanë vizituar 100 jahte dhe veliera. Ndërkohë që  java e fundit e muajit qershor ka qenë me intensitet të lartë ku janë përpunuar disa jahte dhe veliera”, theksoi Qendro.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare.

/k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles