FOTO/ Parku Kombëtar Divjakë Karavasta, destinacion i preferuar për fundjavën

spot_img

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Parku Kombëtar Divjakë Karavasta është shndërruar në një destinacion të preferuar për argëtim, qetësi dhe pushim gjatë fundjavës për qindra qytetarë që e frekuentojnë çdo javë.

Ky atraksion i mrekullueshëm ofron gjithçka i nevojitet një pushuesi duke përfshirë edhe plazhin me rërën e veçantë dhe me vlerat e mëdha kurative. Natyra e bukur, ajri i pastër e bëjnë vendin ideal për të pushuar.

Përveç natyrës, parku kombëtar u ofron qytetarëve edhe “shoqërinë” e specieve të rralla dhe të veçanta që ndodhen në këtë park si pelikanët kaçurrel apo edhe gjitari globalisht i kërcënuar lundërza (Lutra lutra), çakalli, dhelpra, baldosa, dallëndyshet e detit por edhe disa lloje të rralla pishash.

Në parkun kombëtar Divjakë Karavasta gjenden edhe delta lumenjsh, laguna, duna ranore dhe bimësi e rrallë çka e bën këtë park një ndër më të rëndësishmit në Mesdhe. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles