FOTO/ Butrinti, destinacioni i mbi 10 mijë turistëve në 6 muajt e parë të 2021

spot_img

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Qyteti antik i Butrintit, 20 km larg Sarandës, vijon të jetë një ndër destinacionet e preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.

Ky park ofron një numër të konsiderueshëm vendesh arkeologjike dhe konsiderohet si një “mikrobotë e historisë shqiptare”.

Dorina Dhima, specialiste e turizmit në Parkun Kombëtar të Butrint, tha për ATSH-në se “qyteti Antik i Butrintit dhe muzeu i tij arkeologjik në 6 muajt e parë të 2021 u vizituan nga 10 246 vizitorë vendas e të huaj”.

“Në 6 mujorin e parë të 2020 parku u vizitua nga 3007 vizitorë, një numër u ulët krahasuar me vitet emëparshme për shkak të pandemisë COVID-19″, – tha Dhima.

Sipas saj, shifrat këtë vit janë më pozitive.

Dhima shprehet se në muajin qershor 2020 parku u vizitua nga 1539 vizitorë. Ndërsa këtë vit u vizitua nga 5352 vizitorë. Edhe këto të dhëna janë mbi 3 fishuar krahasuar me vitin e kaluar”.

Butrinti sot është një kompleks arkitektonik me 15 zona të periudhave të ndryshme, nga shekulli IV para Krishtit deri në shekullin XVI pas Krishtit. Rëndësia historike e Butrintit është e jashtëzakonshme dhe të jesh në gjendje që të ecësh është një privilegj: statuja me gurë të bardhë nga epoka e August Oktavianit, Agripas, Antiohs, Serapisit, Livia Drusilas ngriheshin dikur këtu, si dhe vendi i lindjes së shumë qytetarëve të shquar në kohë të ndryshme apo gjeneralëve romakë gjatë epokës së ndritur të perandorisë kur qyteti quhej “Colonia Augusta Buthrotum” (Kolonia Augustiane Butrinti). /k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles