Perbersit per 10 veta:
-600 gr patate
-6 veze
-40 gr gjalp
-arre moskat
-kripe
-piper
Per mbushjen:
-bizele te ziera
-djath fontina
-mascarpone
-kripe
-piper
Pasi t’i kemi lare patatet i vendosim, me gjithe lekure, te ziejne per 15 min. ose me teper ne nje tenxhere me uje. I qerojme akoma te nxehta dhe i shtypim me shtypesen e patateve. (Nese ju mungon shtypesja, mund t’i shtypni me pirun.) Pasi jane ftohur, i shtojme te verdhat e vezeve, kripen, piperin, gjalpin dhe i sperkatim me arre moskat. I perziejme mire e mire me dore dhe me kete perberje dhe ne nje tepsi te lyer me gjalp formojme folete si ne foto. Fillimisht formojme nje baze dhe me pas me ndihmen e nje shiringe kuzhine formojme bordurat gjate gjithe perimetrit. I pjekim ne furre ne temperaturen 200°C per 10-12 min.