Përbërësit për fokaçen:
-400 g miell integral
-pak kripë të imët
-15 g maja birre
-5 lugë vaj ulliri
-pak ujë të ngrohtë
-1 lugë e vogël sheqer kaf
-rigon
Pjesa tjetër:
-pak rigon
-disa domate të vogla
-pak kripë kokërrmadhe
Përgatitja:
Përzieni miellin me kripën, majanë e birrës, vajin dhe ujin duke i punuar me dorë ose në brumatriçe. Mbulojeni me një beze të lagur dhe lëreni të vijë në një vend të ngrohtë derisa volumi i tij të trefishohet.
Pasi të kalojë kjo kohë, njomni një tavë bollshëm me vaj dhe vendosni në të brumin, hapeni mirë me duar. Sipër ngjeshni domatet e lara, spërkateni me kripë të trashë dhe rigon dhe lëreni të vijë përsëri në një vend të ngrohtë për rreth 1 orë.
Pastaj piqeni në 180 për 20 minuta ose derisa shikoni që është pjekur.
Shënim: për një brumë akoma më të butë mund t’i shtoni pakëz sheqer.