Përbërësit
– 500 gr fiq
– 200 gr bajame
– 150 gr fruta të veshura me sheqer
– 100 gr sheqer pluhur
– 150 gr çokollatë
Përgatitja
Pastroni me kujdes fiqtë dhe pritini në gjysmë, ndërkohë vini bajamet për të pjekur në një enë dhe kthejini herë pas here për të evituar që të digjen pasi të jenë pjekur.
Grijini bajamet me një thikë dhe mbushni gjysmën e një fiku. Mbushni dhe gjysmën tjetër me frutat me sheqer dhe më pas mbyllini. Procedoni në të njëjtën mënyrë më të gjithë fiqtë që keni në dispozicion dhe më pas vërini me kujdes në një letër alumini.
Funi në furrë fiqtë për 15 minuta me 150′C.
Ndërkohë shkrini çokollatën dhe pasi fiqtë të jenë gati futini në çokollatë.
Shërbeni pasi t’i keni hedhur sheqerin pluhur.