Fileto vici me kerpudha
INGREDIENTËT
4 fileto të holla mish viçi ose derri
200 gram kërpudha
1 gotë ujë
3 thelpi hudhra
1 gotë qumësht
1 tufë majdanoz
Kripë, piper të zi
Vaj ulliri
UDHËZIMET
1
Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni hudhrat dhe më pas shtojmë filetot e holla të mishit.
2
I shtoni pak kripë dhe i skuqni mirë nga të dyja anët.
3
Pas 5 minutash shtoni edhe kërpudhat. I përzieni mirë dhe shtoni 1 gotë ujë.
4
Sapo ta shihni që kërpudhat dhe mishi janë drej fundit dhe lëngu ka shteruar disi, shtoni qumështin.
5
Prisni derisa të trashet pak lëngu.
6
Shtoni pak kripë, piper të zi dhe majdanozin e copëtuar. Shërbejeni të ngrohtë.