Përbërësit për 2 persona:
fileto pule
250g piper i kuq
Kripë
piper i zi
1 kokërr laim
2-3 fletë sallate jeshile
2-3 lugë uthull balsamime
1 kokërr domate për zbukurim
3-4 gjethe borzilok.
Përgatitja e filetos së pulës spirale e marinuar:
Merren filetot e pulës, rrihen me rrahësen e mishit midis dy fletëve me karta furre, rrihen duke filluar nga mesi e duke arritur në anë, me kujdes të mos na çahet filetoja, i presim në shirita, i vëmë në një tas porcelani duke i spërkatur me kripë, piper, peperoncino, uthull balsamike, arra moskata, pak vaj ulliri dhe i lëmë për 5-6 orë. Pastaj shiritat e pulës vendosen në forme spirale, në shkopinjtë e shishqebapit dhe piqen në prush ose në pjastër, shoqërohen me sallatë jeshile, domate dhe zbukurime sipas dëshirës.