Përbërësit:
*2 fileta nga gjoksi i pulës,
*12 kërpudha mesatare,
*2 qepë të njoma,
*4 feta zambon apo proshutë, kripë, piper, pak hudhër e grirë, miell, djathë i grirë
Pergatitja:
E presim filetën në mes. I rrahim copat, me qëllim që të bëhen shumë të holla. Pastaj u hedhim kripë dhe piper.
Kërpudhat i presim në copa të vogla dhe i skuqim bashkë me qepën. Pastaj shtojmë kripë, piper dhe hudhrën e grirë.
Në çdo filetë shtrojmë një fetë zambon, ndërsa sipër hedhim kërpudhat e skuqura dhe pak djathë të grirë, mundësisht kaçkavall.
I mbështjellim filetat e pulës në mënyrë të tillë që të jenë të mbyllura nga të gjitha anët dhe i lidhim me një spango që mos të hapen.
Në një pjatë hedhim miell dhe filetat i lyejmë me miell. I kavërdisim tek i njëjti tigan ku kishim skuqur edhe kërpudhat me qepët, deri sa të skuqen pak. Pastaj i vendosim në furrë për rreth 10 minuta. Mund t’i shoqëroni me makarona.