Përbërësit
- 2 gjoks pule
- 1 gotë miell
- 1 gotë prezle (galetë)
- 2 vezë
- vaj
- kripë
- Piper te zi
Hapat
- Marim mishin e pules, dhe e ndajme ne copë te barabarta, per se gjati
- Pulen e prerë e fusim në një kese dhe e rrahim me qekan, kështu fitojmë copë mishi me garniturë të mirë
- Në një enë, përziejmë miellin, pak prezla, kripën dhe piperin e zi
- Në enën e dytë rrahim vezët
- Në enën e tretë vendosim prezlat
- Copat e prera së pari i kalojmë në enën e parë, pastaj i kalojmë në vezët e rrahura, dhe në fundë i kalojmë në prezlat
- Marim një tigan dhe vendosim vaj në të, pastaj ne tigan kalojmë copët e mishit j, secilën anë të mishit e fërgojmë për nga 4 minuta, gjatë kohës së fërgimit shtojmë vaj sipas nevojes në tigan
- Gjatë servimit mundë t’i shoqëroni me salcën tuaj të preferuar