Fileto merluci në tavë me domate dhe erëza
INGREDIENTËT
1 qepë e grirë imët
2 thelpi hudhra të grimcuara
1 lugë gjelle vaj ulliri
6-7 domate qershizë
½ filxhan me lëng pule
Kripë, piper të freskët të zi dhe të kuq
1 lugë çaji sheqer
4 lugë gjelle gjalpë pa kripë
Borzilok dhe majdanoz të freskët të grimcuar
Për fileton e merlucit: 4 fileto të pastruara paraprakisht
1 limon
Kripë, piper të zi të freskët
UDHËZIMET
1
Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën dhe hudhrat. I përzieni për 5 minuta.
2
I shtoni domatet e prera përgjysmë, lëngun e pulës, pak kripë, piper të zi, të kuq dhe sheqerin.
3
I vendosni një kapak dhe i lini të marrin një valë për 15-17 minuta.
4
E hiqni tiganin nga zjarri dhe i shtoni sipër gjalpin dhe erëzat e freskëta.
5
I vini sërish kapakun dhe i lini ashtu.
6
Ndërkohë parangrohni furrën në 200 gradë celsius.
7
Merrni një tavë dhe e spërkasni me vaj ulliri. Vendosni filetot e merlucit dhe i spërkasni me kripë e piper.
8
I shtrydhni sipër limonin, e mbuloni tavën me një letër alumini dhe e fusni në furrë për 12-18 minuta.
9
Koha e pjekjes varet edhe nga trashësia e filetos, kështuqë kontrollojeni herë pas here.
10
Kur koha të ketë kaluar, e nxirrni tavën jashtë dhe i shtoni sipër salcën që përgatitët më parë.
11
E mbuloni sërish me letër alumini dhe e lini në temperaturë ambienti për disa minuta, para se ta shërbeni.
12
Shërbejeni të ngrohtë duke i shtuar sipër erëzat tuaja të preferuara. Ju bëftë mirë!