Përbërësit:
600 gr fileto e grirë peshku merluc
1 kokërr limoni
2 lugë mustardë të ëmbël
10 gr hudhër gjarpri
5 lugë vaj ulliri dhe kripë
Përbërësit:
Vëri për të zier filetat e peshkut sipas kohës që është shënuar në kutinë e konservimit, kulloji dhe vendosi në një pjatë. Shtrydhe limonin dhe hidhe lëngun në një vazo të vogël xhami që ka edhe kapak bashkë me një fije kripë, bashkë më mustardën, me vajin e ullirit dhe me hudhrën e gjarprit të prerë me gërshërë. Mbylle vazon dhe tunde disa herë derisa të bëhet një lëng i trashë homogjen. Hidhe mbi peshkun merluc dhe lëre për 3-4 minuta të marrë shije para se ta shërbesh.