PËRBËRËSIT:
• 800 gr. mish qengji,
•1 pëlhurë qengji e përvëluar dhe e prerë në katrorë,
• moraçë,
• rozmarinë,
• 4 patate,
• 2 dcl verë,
• vaj, kripë, piper.
Mishi pritet në copa të holla racioni.
Filetat e qengjit kriporen, piperoren, u hidhen erëzat dhe mbështillen me pëlhurë qengji. Fërgohen në vaj të nxehtë nga të gjitha anët gjersa të skuqen. Në ndërkohë patatet pastrohen, priten në rrathë dhe zihen 15-20 minuta në ujë të njelmët. Patatet e ziera fërgohen në yndyrë të nxehtë, gjersa të fillojnë të skuqen. Në pjatë ku do të shërbehen, vendosen filetat e shoqëruara me patate dhe të zbukuruara me moraçë. Shërbehet verë e zezë.