TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Zona e Beratit konsiderohet si një nga më të mëdhatë në vend për prodhimin e qershive.
Qytetarët e Beratit festuan dje “Festën e qershisë” me aktivitete të ndryshme, duke promovuar këtë produkt që konkurron në tregjet e vendit, por edhe jashtë tij.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, publikoi një album me fotografi nga kjo festë.
“Festa e Qershisë në Berat e bëri më të gëzueshme këtë ditë vere. Festat, gatimet dhe produktet tradicionale janë ftesa më e mirë për turistët vendas dhe të huaj”, – tha Klosi.
Fermerët beratas promovuan qershinë në stendat e vendosura në bulevardin e Beratit, ndërsa fëmijët dhe të rriturit shijuan aktivitetet e shumta.
/k.s/