Receta gatimi per Fergese me Melci. Recete gatimi e thjeshte dhe e spejte. Receta më poshtë do ju tregoje si ta përgatisni atë në mënyrën e duhur
Përbërësit:
- 250 gram gjizë
- 350 gramë mëlçi viçi
- 1 qepë të grirë imët
- 2 speca jeshil
- 2 domate
- 2 lugë gjelle vaj uliri
- kripë,
- piper për shije
Përgatitja E FERGESES ME MELCI
PER TE PERGATITUR FERGESEN ME MELCI, në fillim vendosim mëlçitë të ziejnë në një tenxhere me ujë. Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri skuqim qepën me specat e prerë në pjesë të vogla.
Gradualisht shtojmë gjizën dhe i trazojmë mirë. Më pas shtojmë mëlçitë, 1 gotë ujë dhe e lëmë derisa ta pijë tërësisht ujin. I rregullojmë me kripë e piper sipas dëshirës. Në fund e shërbeni të ngrohtë. Fërgesa me mëlçi është gati!