Fergese me melçi

spot_img

Fergese me melçi Perberesit per 2 persona:

-200-250 gr melçi viçi
-100 gr gjize (sot e bera me “ricotta Abbasciano”)
-1 thelb hudher
-vaj ulliri
-30 gr gjalp
-kripe
-rigon
-nje luge salce domatesh e koncentruar
-spec djeges
-gjethe dafine fakoltative

Pergatitja:
Presim ne copa te vogla melçite e viçit dhe i leme menjane.

Shkrijme gjalpin ne vaj dhe skuqim fillimisht hudhren e grire imet dhe nje maje luge spec djeges.I shtojme copat e melçive. I japim shije me kripe dhe rigon.

Pasi melçite te jene skuqur, i shuajme me nje gjysem gote uje ku kemi tretur salcen e domateve (nese melçite nuk jane te fresketa shtoni sasine e ujit sepse melçia duhet te ziehen patjeter).

Pasi ka avulluar 1/3 e ujit. i shtojme gjizen, te cilen une e perzieje fillimisht me 2 luge shellire djathi dhe 2 luge uje. E kaurdisim mire e mire dhe e transferojme ne tavat e baltes.
Sipas deshires mund t’i vini nje gjethe dafine per ta aromatizuar.E pjekim ne furre per afro 10 minuta derisa yndyra te dale ne siperfaqe. E servirim te ngrohte me feta buke te thekur.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles