Ëmbëlsirë 🎂
PËRBËRËSIT
Për bazën duhen:
250 gr. biskota sipas dëshirës dhe 125gr. gjalpë
Për kremin duhen:
600 gr. krem djathi (Philadelphia), 200gr. krem qumështi (hopla)
60gr. sheqer pluhur
500gr mascarpone dhe
Sheqer vanile.
PËRGATITJA
1. Në fillim thërrmoni biskotat në një madhësi të tillë sa të bëhet një masë kompakte. Ndërkohë në një enë shkrimë gjalpin dhe më pas e përziejmë atë bashkë me biskotat e thërrmuara.
2. Përbërjen e krijuar e vendosim në tepsi kryesisht në mënyrë që të dallohen shtresat e ëmbëlsirës sonë dhe e vendosim në frigorifer.
3. Në një enë tjetër vendosim djathin krem bashkë më mascarpone sheqerin pluhur vanilen dhe i përziejmë mirë. Shtojmë kremin e qumështit dhe i përziejmë.
4. Pasi kremi është gati e hedhim atë mbi bazën e cila është ftohur gjithashtu shtojm edhe fruta pylli ose fruta sipas deshires.
E vendosim ne frigorifer.
Vetëm pak orë dhe ajo është gati për t’u shijuar!
Pergaditur nga @kuzhina_azel
@recetagatimi_shqip @recetagatimi_shqip @recetagatimi_shqip