Ëmbëlsirë me rrush të tharë

spot_img

Ëmbëlsirë me rrush të tharëBrumë tharmi:

-750 gr miell
-250 ml qumësht
-70 gr tharm buke
-100 gr sheqer
-2 ve
-100 gr buter
-lëvore limoni – e grirë
-një maje gishtërinjsh
-kripë

Mbushja:

-150 gr rrush
-200 gr bajame e grirë
-100 gr sheqer
-4-5 lugë gjelle qumësht

Sherbeti:

-100 gr sheqer pudre
-2 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Mielli qitet ne një enë, tharmi thërrmohet përsipër, dhe zbutët me qumështin e vakët. Për rreth miellit qitën të gjithë përbërësit tjerë, buteri, që ndahet ne copa te vogla, duhet të jetë i butë që të përzihet më lehtë.

Të gjitha përzihen mirë me mikser dhe brumi i përgatitur lihet të vijë në një vend të nxehtë, për gjysmë ore. Pastaj brumi i ardhur qitet në tavolinë, tëhollohet në formë katërkëndëshi në trashësi gjysmë centimetri.

Bajamet, rrushi e sheqeri përzihen mirë, i shtohet qumështi dhe i qiten petës përsipër, duke u shpërndarë në tërë petën në masë te njëjtë. Nga ana e gjatë, peta mbështillet e bëhet rrotullame, pastaj pritet në rrathë të njëjtë, në trashësi 2cm. Copat e prera qitën në një tepsi të lyer me yndyrë dhe lihen të vijnë për 10 –15 minuta.

Në furrën e nxehtë prej 180-200°C, ëmbëlsira piqet 25-30 minuta.
Sheqeri pudër përzihet me lëngun e limonit, ëmbëlsira e vakët lyhet sipër, shkruan allrecipes.com. /bç/

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles