Si të gatuajme embëlsire me qumesht dhe cokollate te shkrirë
Perberesit:
- 800ml qumesht
- 1 veze
- 5 luge gjelle sheqer
- 5 luge gjelle niseshte
- 6 luge gjelle qumesht
- 1 sheqer vanilje
- 100gr cokollate
Pergatija:
Veme qumeshtin ne zjarr derisa te filloje te vloje. Ne nje tas hedhim vezen, sheqerin vanilje, sheqerin e bardhe dhe i rrahim me rrahese dore. Hedhim niseshtene, e rrahim, dhe me pas hedhim 6 luge gjelle qumesht te ftohte dhe i perziejme te gjitha keto se bashku. Heqim tenxheren me qumesht sapo te vloje dhe fusim aty masen e pergatitur me ngadale qe veza te mos pritet. Me nje garuzhde mbushim disa gota dhe me pas siper hedhim cokollaten, te cilen e kemi shkrire me pare (e kemi futur ne nje tas dhe tasin e kemi lene siper avullit ose nje menyre tjeter eshte qe cokollata mund te shkrihet dhe ne mikrovale).