Ëmbëlsirë me mollë, perfekte për të shoqëruar kafen e mëngjesit. Receta nga Sindi Bimi

spot_img

Nëse nuk e nisni dot ditën pa një kafe, ju kuptojmë shumë mirë, por mos bëni asnjëherë gabimin ta pini me stomakun bosh. Shoqërojeni kafenë e mëngjesit me një ëmbëlsirë të bërë vetë në shtëpi. Një gërshet pan brioche e mbushur me mollë do të ishte perfekte. Ideale gjithashtu për të shoqëruar mëngjeset apo pasditet tuaja jo vetëm me kafe, por edhe me çaj, qumësht etj.

Recetën e sjell për ju Sindi Bimi.

Për brumin ju duhen:

200 ml qumësht, 100 gr sheqer (në këtë rast është përdorur sheqer kaf), 7 gr maja – i përziejmë së bashku. Shtojmë 1 vezë dhe 80 ml vaj, i përziejmë sërish.

Shtojmë 500 gr miell me fortësi të lartë.

Punojmë brumin mirë dhe e presim në formë kryqi. Mbulojmë me membranë dhe e lemë në qetësi për 2-3 orë.

Më pas e hapim me trashësi rreth 2 mm.

E presim në 3 pjesë apo rripa (siç duket në postim)

E mbushim me masën me mollë (4 mollë të prera hollë i gatuajmë me pak gjalpë dhe 2 lugë gjelle sheqer kaf).

I mbyllim, krijojmë kështu 3 shirita të mbushur. Formojmë gërshetin dhe e lemë në qetësi sërish për 30 minuta. E lyejmë me të verdhë veze të përzier me pak qumësht.

Më pas e pjekim në 180⁰ për 25 minuta.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles