Përbërësit:
-400 g miell misri,
-gjysmë qese pluhur për pjekje,
-300 g djathë,
-200 ml ujë mineral të gazuar,
-3 vezë, gjysmë lugë kripë, 100 ml vaj.
Përgatitja:
Përzieni dhe tundni vezët, shtoni djathin dhe i përzieni edhe më. Shtoni miellin e misrit të përzier me pluhurin për pjekje, kripë dhe ujin e gazuar mineral, më pas shtoni dhe vajin dhe i përzieni derisa masa të trashet. Masën e ndani e piqni përreth 20 minuta në 200 gradë.