Embelsire me cokollad dhe luleshtrydhe

spot_img

Embelsire me cokollad dhe luleshtrydhePërbërësit:
-225 g gjalpë pa kripë
-200 g miell
–200 g sheqer
-50g kakao pluhur
-2 vezë të mëdha
-175 g kos
-1 lugë gjelle qumësht
-2 lugë çaji vanilje
-400 g luleshtrydhe, të copëtuara

Përgatitja:
Vendosim furrën të ngrohet në 200 °C. Në një mikser vendosim gjalpin, 100 g miell, sheqer dhe pluhur kakaoje dhe i përziejmë. I hedhim një lugë gjelle ujë të ftohtë dhe e përziejmë sërish deri sa të bëhet si masë. Ndërkohë masën e përfituar e përziejmë më duar, e vendosim ne një tepsi të vogël dhe e fusim në furrë që te piqet për 15 minuta. Ndërkohë, përziejmë së bashku vezët, sheqerin, kosin, miellin e mbetur, qumështin dhe vaniljen. Më pas hedhim luleshtrydhet e grimcuara. E heqim tavën nga furra dhe e rivendosim nxehtësinë në 180 C. Përzierjen më luleshtrydhe e vendosim në tavën që nxorëm dhe e përhapim në mënyrë të barabartë. E vendosim sërish në tavë dhe e lejmë 30-35 minuta. Pasi të piqet e lejmë të ftohet për rreth 3-4 orë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles