Përbërësit:
-2 vezë,
-2 gota sheqer,
-2 gota vaj,
-2 gota qumësht,
-3 gota miell,
-2 gota arra të bluara, gjysmë qese pluhur për pjekje.
Për mbushje: 0,2 dl ujë, 200 g sheqer, 2 gota arra, 50 g çokollatë. Krem për dekorim.
Përgatitja:
Të përzieni përbërësit dhe të piqni petën. Kur të ftohet t’i ndani sipas dëshirës.
Mbushja: të vendosni sheqerin në ujë, më pas shtoni arrat, çokollatën. Me lugë vendosni mbushësin në petë, përmbi shtoni kremin.