Ëmbëlsirë me ananas

spot_img

Për 4-6 persona duhen :

*4-5 feta ananasi,
* 60 g gjalp,
*200 g sheqer,
* 3 vezë,
* 50 g miell,
*1 lugë kafeje maja pluhur.

Pergatitja:
Tretni gjalpin në një tavë për tortë, spërkateni me 100 g sheqer dhe shtroni me kujdes fetat e ananasit. Në një tas rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin e mbetur dhe shtoni pak nga pak miellin e situr bashkë me majanë. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të formohet një masë që qëndron në pirun dhe bashkojani me shumë delikatesë masës me vezë. Hidheni të gjithën mbi fetat e ananasit. Vendoseni në furrën e parangrohur në 200 °C për 30-40 minuta. Hiqeni, lëreni të ftohet, përmbyseni formën dhe servireni.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles