Ëmbëlsira e famshme “Esterhazy”

spot_img

Ëmbëlsira e famshme “Esterhazy”Për pandispanjen:

-3 të bardha të vezës
-150 gr. sheqer
-75 gr. lajthi
-2 lugë miell
-Një lugë miell misri
-1 dl ujë
-Pak kripë
-1 lugë pluhur për pjekje

Kjo ëmbëlsirë e famshme është emëruar sipas Kontit Austo-Hungarez Esterhazy, dhe ende ekziston mosmarrëveshje ligjore midis Vienës dhe Budapestit për marrjen e licencës së kësaj torte. Receta ka mbetur gjithmonë një mister, ku çdo ëmbëltore bën verzionin e vet duke shtuar apo hequr diçka nga përbërësit.Ngrohni furrën paraprakisht në 200 gradë. Ndani të bardhat e vezëve me një dl. ujë dhe pak kripë (maje të lugës), shtoni sheqerin dhe përzieni deri sa të fitoni masën e bardhë si dëborë. Përzieni miellin, miell misri, pluhurin për pjekje dhe lajthitë e bluara. Ngadalë bashkoni me kremin e bardhë si dëborë. Vendoseni më pas në një enë të rrafshtë (tepsi me diametër 30 cm) dhe secilen nga 4 pandispanjat (koret e brumit) lërini të piqen nga 25 minuta.

Përbërësit për mbushjen (fillin):

-12 të verdha të vezës
-150 gr. sheqer
-½ dl. lëng portokalli të freskët
-Një lugë miell misri
-250 gr. gjalpë
-150 ml. krem i ëmbël (hopla)
-100 gr. çokollatë e bardhë
-50 gr. çokollatë e zezë

Ndërkohë, në nxehtësi për rreth 30 minuta përgatitni kremin me të verdhat e vezës dhe sheqerin, pastaj shtoni miell misrin dhe lëngun e portokallit të shtrydhur. Lëreni fillin të ftohet, shtoni gjalpin e rrahur dhe bashkoni të gjithë përbërësit me të verdhat e vezëve. Shtoni kremin e ëmbël (hopla-n) dhe lyeni të gjithë pandispanjat dhe me kremin e mbetur lyeni torten nga anash e më pas shtoni copëza të lajthisë për ta dekoruar anash ëmbëlsirën. Nga sipër, lyeni me çokollatë të bardhë dhe me ndihmën e çokollates së zezë krijoni rrathë dhe me shkopinj bëni modelin “Esterhazy”.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles