Efektet e çajit të Shtogut

spot_img

Shtogu është një bimë shumë e njohur në vendin tonë.  Në sajë të këtyre substancave çaji i përftuar prej tyre ndihmon dukshëm në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga nervi shiatik.

Kjo sëmundje ka prekur një numër të madh njerëzish në vendin tonë. Pas studimeve të shumta të kryera për mënyrën e qetësimit të dhimbjeve, që shkakton nervi shiatik dhe dhimbjet e kolonës vertebrale është vërtetuar se çaji i përftuar nga lulet dhe frutet e shtogut ka dhënë rezultate mjaft të mira në lehtësimin e dhimbjeve.

Ato përmbajnë acide organike, vitaminat A e C, esencë, si dhe një faktor veprues, që jep rezultate të mira në mjekimin e dhimbjeve, që shoqërojnë disa sëmundje.

Efekte pozitive ky çaj ka dhënë edhe në uljen e temperaturës së lartë. Këshillohet pirja e menjëhershme e çajit, i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës.

Lulet

Ndërsa lulet përdoren për të qetësuar dhimbjet e traktit tretës dhe në rastet e sëmundjeve, që shoqërohen me fryrje të barkut. Bima rekomandohet edhe në sëmundjet e të ftohurit, si gripi, dhe ndihmon në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Rezultate mjaft të mira çaji jep edhe në pakësimin e djersës, shumë problematik ky fenomen tani në stinën e verës. Pirja e çajit përpara se të dilni do të sillte efekte pozitive. Çajin mund ta pini edhe në mbrëmje para se të flini, për të bërë një gjumë të qetë.

Mjaft mirë përdoret lëngu i përftuar nga lulet dhe frutet në problemet e fytit dhe mishrave të dhëmbëve. Në rastet e acarimit dhe skuqjes së tyre, rekomandohet të bëhet gargarë disa herë në ditë, deri sa të jeni shëruar plotësisht.

Çaji

Për përgatitjen e çajit nevojiten 2 lugë çaji me lulet e shtogut, të cilat hidhen në një enë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja lihet në qetësi për 15 minuta.

Çaji kullohet dhe pihet i ngrohtë dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës, me mjaltë ose me sheqer. Mund të përdoren 1 deri 3 doza të tilla në ditë. I njëjti veprim bëhet edhe për përgatitjen e çajit me frutet e kësaj bime.

Pihet një gotë në ditë, sidomos para gjumit. Frutet e njoma mund të përzihen me verë të kuqe dhe të pihet brenda ditës. Kjo kurë shërben për qetësimin e nervit shiatik dhe vazhdon deri në tri javë.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles