Dy urat e reja të këmbësorëve mbi Drin, pjesë e Rilindjes Urbane të Lezhës

spot_img

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Dy ura të reja të këmbësorëve mbi Drin, janë ndërtuar në Lezhë, si pjesë e projektit të Rilindjes Urbane.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga këto dy ura të reja metalike për këmbësorë, të cilat bëjnë që qytetarët, vizitorët dhe turistët vendas dhe të huaj të kenë akses për t’u lidhur me shëtitoret që përshkojnë të dy brigjet e lumit Drin.

“Dy Urat e reja të këmbësorëve mbi Drin, pjesë e projektit të Rilindjes Urbane të Lezhë”, shprehet Kryeministri Rama.

Përmes projektit me vlerë prej 37.8 milionë lekë, të realizuar nga bashkia Lezhë, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është kryer rikualifikimi i kangjellave mbrojtëse të urave që lidhet drejtpërdrejt me përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë në shëtitoren e lumit Drin.

Me ndërtimin e këtyre urave, vizitorët vendas dhe të huaj në sezonin e verës tek lumi Drin i Lezhës do të gjejnë një pikë atraksioni turistik ndryshe ku mund të shëtisin mbi urat e reja metalike për këmbësorë.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles