Domate të mbushura me kima

spot_img

Domate të mbushura me kimaPër 4 – 5 persona:
– 5-6 kokrra domate mesatare
– 250 g kime
– 1-2 kokrra qepë
– 1 lugë majdanoz i grirë
– 2 lugë gjalpë e pak oriz
– kripë e piper
– një lugë kafeje sheqer

Marrim domatet mesatare e jo të pjekura shume, i presim në pjesën e bishtit dhe me anën e një luge të vogël, u heqim pjesën e brendshme që të mos mbetet asnjë farë apo lëng. Pastaj i radhisim në një tepsi e u hedhim pak kripë e pak sheqer pluhur. Pjesën që kemi hequr nga brenda domateve do ta ruajmë për t’ia hedhur kimasë.
Përgatitim kimanë: qërojmë dhe grijmë hollë qepët, të cilat i futim në tigan të skuqen me pak gjalpë. Hedhim kimanë në tigan me pak ujë dhe i përziejmë me lugë druri derisa të skuqet mirë e të marrë ngjyrën e gështenjës. Pasi të jenë skuqur mirë hedhim orizin, kripën, piperin, majdanozin e grirë, të brendshmen e domates me lëng që hoqëm nga domatet, të cilat do t’i kalojmë në kullesë e pastaj i hedhim tek kimaja.
Të gjitha këto i përziejmë mire. I vëmë kapakun tenxheres dhe e lëmë kimanë të ziejë ngadalë. Duhet të kemi parasysh që mishi sa më Ii madh të jetë kërkon më shumë kohë për t’u zier, p.sh viçi mbi 40 minuta, ndërsa mishi i lopës mbi 1 orë.
Pasi të ketë zier kimaja e të mos ketë lëng, fillojmë të mbushim domatet dhe pasi t’i kemi mbaruar se mbushuri i radhitim ato në një tepsi, duke i vënë si kapak fetat e domateve që hoqëm nga pjesa e bishtit.
I spërkatim me gjalpë e me pak nga lëngu i tyre e pastaj i futim në furrë për t’u pjekur deri në 45 minuta. Nëse kemi dëshirë të gatuajmë domate të mbushura me kima dhe me krem, përgatisim salcën beshamel, në të cilën do të shtojmë pak miell dhe deri dy kokrra vezë (të verdhat) në mënyrë që të bëhet krem i trashë.
Pastaj bëjmë me letër të fortë një formë kaush, e mbushim me krem atë dhe mbushim çdo domate përsipër, pa qenë nevoja për t’i venë kapak. Në vend të kapakut, kremi duket si gjysmë limoni mbi domate.

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles