TIRANË, 24 maj/ATSH/ Investimet në infrastrukturës në Tamarë të Vermoshit në skajin më verior të vendit, i kanë dhënë jetë bizneseve të ndryshme me impakt në zhvillimin e turizmit dhe kanë fuqizuar ekonominë e zonës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Tamara ku investimet e qeverisë kanë transformuar jetën e banorëve dhe kanë nxitur turizmin.
“Mirëmëngjes dhe me diellin mbi Tamarën magjepsëse, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.
Tamara në Malësinë e Kelmendit, një nga zonat më të bukura të Alpeve shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik.
Deri para shtrirjes atje të Programit të Rilindjes Urbane, ajo çka prezantonte Tamara ishte një mrekulli natyrore, por njëherësh, dëshmi e harresës përmbi dy dekada dhe mungesës së vizionit për ta zhvilluar si të tillë.
Rikualifikimi i plotë i sheshit, çative dhe fasadave të ndërtesave në qendrën e fshatit i kanë dhënë hijeshi dhe shtuar bukurinë turistike të kësaj zone që po bëhet gjithnjë e më tërheqjes nga vizitorë e turistë të shumtë.
Ndërsa ndërtimi i shëtitores në breg të lumit Cem ka shtuar atraksionin turistik të Tamarës që vizitohet nga shumë vizitorë dhe turistë në çdo stinë të vitit.
/m.m//a.a/