Dhjetë arsye për të marrë spirulinën përditë.
10 arsye për të marrë spirulinën përditë.
1 – Spirulina është anti-kancer, lufon shumë sëmundje, duke qënë një antioksidant i fuqishëm. Lufton aneminë, forcon sistemin imunitar. I kthen gjallërinë organizmit.
2 – Burimi i njohur me vitamina B12. Vitamina B12 është esenciale për metabolizmin e cdo qelizë të trupit, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe zhvillimin e indeve nervore të shëndetshme.
3 – Përdoret kundër lodhjes muskulore tek sportistët, ndihmon në ndërtimin e muskujve, furnizon trupin me oksigjen.
4 – Është burimi më i njohur me beta-karroten. Beta karroten është një antioksidant i fuqishëm që organet tona e konvertojnë në vitaminë A. Vitamina A është e rëndësishme për dhëmbë të shëndetshëm, indet skeletore dhe të buta, mukozës, lëkurës dhe syve.
5 – Spirulina është e pasur me acide yndyrore esenciale (omega 3,6 dhe 9). Sidomos omega 3, i cili luan rol kryesor në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, uljen e kolesterolit të keq, uljen e depresionit, artritit, osteoporozës dhe diabetit. Peshku shpesh është njohur për përmbajtjen e tij me omega, të cilat i marrin nga algat e tilla si Spirulina.
6 – Redukton stresin, ankthin, nervozën, depresionin. Lufon problemet e lidhura me plakjen. Përmirëson përqëndrimin dhe forcon kujtesën.
7 – Është burimi më i mirë i proteinave vegane. Spirulina përmban rreth 60% proteina. duke e krahasuar me mishin e vicit apo të pulës, të cilat kanë përafersisht 20% proteina secili. Ajo ka dhe rreth 10 amino-acide jo esenciale që luajnë një rol të rëndësishëm për të patur një shëndet të mirë.
8 – Redukton prurjet e mëdha menstruale dhe lehtëson dhimbjet e tyre. Ndihmon gratë në menopauzë për lehtësimin e simptomave.
9 – Spirulina përthithet lehtë nga organizmi ynë, duke e bërë që gjithë elementët e saj ushqyes të absorbohen lehtësisht nga trupi jonë.
10 – Përdoret gjatë periudhave të dietave dobësuese, sepse largon urinë
(Visited 285 times, 1 visits today)