Demo me ambasadorin Shkurov: Fluks të shtuar në Berat të turistëve ukrainas

spot_img

TIRANË, 2 qershor /ATSH/ Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, priti sot në takim ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, me të cilin ndau ide për bashkëpunime në fushën e turizmit, arsimit dhe shkëmbimeve kulturore.
Gjatë takimit Demo dhe Shkurov biseduan edhe për turistët ukrainas, të cilët po frekuentojnë gjithnjë e më shumë qytetin e Beratit.
“Ka një fluks të shtuar në Berat të turistëve ukrainas, i cili pritet të rritet me shtimin e fluturimeve charter nga Ukraina në Shqipëri në 5 ditë të javës duke filluar nga mesi i qershorit”, – tha Demo.
Në muajin maj të këtij viti në qytetin e Beratit mbërritën edhe vizitorët e parë nga Ukraina.

Pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Berati vazhdon të jetë destinacioni i preferuar i shumë vizitorëve nga vendi dhe bota.

Një interes të madh turistët tregojnë për kalanë, Muzeun Ikonografik Onufri, Muzeun Etnografik, si dhe lagjet e vjetra e të qytetit: Mangalem e Goricë, si dhe Urën e Goricës.
Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella ose kalaja siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles