Danimarka lehtëson kufizimet për udhëtarët shqiptarë

spot_img

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Danimarka nga dita e sotme heq kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, njoftoi Tirana International Airport.

Sipas njoftimit të TIA-s, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Danimarkës, mjafton të kenë një test PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës së miratuar nga EMA.

Për hyrjen në Danimarkë duhet të jesh i vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga EMA: Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Gjithashtu në njoftimin e TIA-s bëhet e ditur se, “nuk duhet test për pasagjerët nën 15 vjeç dhe pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit COVID-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles