Ingredients
For 4 Person(s)
Perberesit per couscous
- 250 gr couscous
- 260 ml uje
- 2 luge vaj ulliri
Perberesit per salcen me perime
- 1 qepe e njome
- 1 karote
- 1 kungull
- 1 patellxhan
- 3 lule brokoli
- 1 dege selinoje
- 9 domate te vogla
- 4 luge gjelle vaj ulliri
- 2 thelpinj hudhre
- pak kripe
- 1 spec djeges
- 2 gjethe borziloku
Couscous me perime Directions
-
Pergatitja e Couscous
-
Si fillim marrim patellxhanin dhe pasi e kemi lare , e presim ne copa , e vendosim ne nje kullojese me pak kripe siper. Ne kete menyre i heqim hidherimin qe ka. Marrim nje ene qelqi te madhe dhe e hedhim ne te couscous. Shtojme ngadale ujin e nxehte . E trazojme me luge e me pas e mbulojme me kapak ne menyre qe te thithe gjithe ujin couscousi.
-
Nderkohe pergatisim salcen
-
Lajmee presim perimet ne copa , presim karroten , selinone , kungullin , domatet , Grijme dhe qepen holle. Hedhim vaj ulliri ne tigan dhe shtojme qepen e grire. Shtojme hudhren e prere holle. I kaverdisim per pak minuta derisa te zbuten e me pas shtojme perimet me radhe , ne fillim selinone e karroten , e me pas brokolin , kungullin e patellxhanin. I trazojme se bashku. Ne fund shtojme edhe domatet edhe specin djeges . I hedhim pak kripe dhe i pjekim perreth 10 minuta derisa te jene zbutur perimet . Ne fund pasi kemi fikur zjarrin , hedhim edhe gjethet e borzilokut.
-
Marrim enen ku kemi hedhur couscous dhe me ane te nje piruni e trazojme mire derisa te mos kete me kokrriza . Shtojme edhe vajin e ullirit dhe e trazojme perseri . Hedhim dhe perimet siper dhe e perziejme ose hedhim couscous ne pjata e me pas shtojme perimet mbi te . Servirim couscous direkt ose mund ta ruajme ne frigorifer per ta servirur nje dite me pas. Mbetet i shijshem edhe i ftohte .
-
Ju befte mire !