Couscous me fruta deti

spot_img

Përbërësit:

-300ml ujë
Dy lugë gjalpë
-250 gr cuscus
-2 lugë vaj ulliri
-Kripë

Për masën e frutave të detit
-1 thelb hudhër
-20 midhje
-Qepë e njomë e grirë
-100 gr karkaleca
-Vaj ulliri

-Piper i grirë
-200 gr bizele
-200 gr domate konservë
-Majdanoz i grirë dy lugë
-Kripë
100 gr sepie ose kallamarë

Përgatitja:
Përgatisni së pari cuscusin. Në një tigan hidhni ujin derisa të ziejë dhe shtoni pak kripë, hidhni cuscusin duke e përzier vazhdimisht dhe shtoni vajin e ullirit. Kërkon fare pak kohë, kështu që zierjen shiheni me sy. Lëreni pak të pushojë, pastaj shtojini gjalpin dhe vëreni sërish në zjarr të ulët për 2 minuta të tjera.
Ndërkohë, në një tigan, hidhni vajin e ullirit, qepën e grirë, skuqeni pak dhe shtoni bizelet dhe kripën. Lërini për 20 minuta duke e shtuar ujin nga pak deri në fund të zierjes. Pasi të keni larë të gjitha frutat e detit, vendosini bashkë në një tigan me 3-4 lugë ujë dhe lërini derisa të zbuten. Në tiganin e bizeleve shtoni domatet, lëreni të marrin valë sërish dhe tashmë janë gati. Në një tas të madh hidhni masat e tre tiganëve, bashkë me cuscusin dhe përziejeni mirë. Shtoni në fund majdanozin e grirë, rregulloni me kripë e piper, dhe shtoni hudhrën e grirë imët.

Previous article
Next article

Related Articles

Stay Connected

21,992FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe

Latest Articles