Përbërësit për 12 corn dog:
-12 hot dog
-50 gr miell
Për brumin
-150 gr miell misri
-200 gr qumësht
-1 gr speca
-60 gr miell gruri
-5 gr sodë buke
-4 gr kripë
-1 vezë
-vaj misri për skuqje
Përgatitja: Bashkojmë të gjithë përbërësit e brumit në një enë të madhe dhe përziejmë deri sa të përftojmë një masë homogjene jo të trashë. Të jetë pak më i trashë se brumi i palaçinkave por jo brumë i ngjeshur. Ndajmë hot dog-ët përgjysmë dhe i kalojmë në shkopinjtë e drurit. Secilën prej salsiçeve e kalojmë njëherë në miell gruri dhe më pas e zhysim në brumin që përgatitëm. I kalojmë për skuqje.