Përbërësit:
600 gr. mish pule
100 gr. karota
100 gr. erëza
100 gr. qepë
100 gr. presh
pak lulelakër
borzilok
2 lugë vaj, kripë, piper i bluar
përafërsisht 150 ml. ujë për thekje
një lugë qepë e grirë
2 thelb hudhër
një lugë miell
verë apo uthull, sipas shijes
topëza mielli
150 mg. miell i bardhë
1 vezë
ujë, kripë
Përgatitja:
Të gjitha perimet i pastrojmë, dhe i presim në copa të vogla. Hedhim mishin, erëzat, borzilokun, dhe perimet në ujë të ftohtë.
I kriposim, shtojmë piper dhe i ziejmë derisa të zbuten.
Qepën e grirë skuqim në dy lugë vaj, deri sa të fitojë ngjyrën e verdhë të çelure më pas, shtojmë hudhrën e shtypur dhe miellin dhe i lagim me ujë. I përziejmë mirë e më tej, përzierjen e hedhim në çorbën valë dhe i ziejmë edhe pak.
Topëzat e miellit i përgatisim në mënyrë të atillë, që nga mielli, vezët, uji dhe kripa, të formojmë një brumë, mesatarisht të dendur.
Brumin e vendosim në dërrasë dhe me thikë presim topëzat, të cilat i ziejmë në çorbë.
Çorbën me topëza e ziejmë, për pesë minuta dhe më pas e shërbejmë.