Perberesit per 4 persona
800gr mish vici pa dhjam
1 qepe mesatare
1 karrote te madhe
2 dege selino
1 domate te madhe ose 3 luge salce domatesh
1 liter leng te pregatitur me koncentrate vici
1 gote vere te kuqe
4 luge vaj ulliri
pak gjalp
miell
kripe
piper
Lajme dhe presim shume holle qepen, karroten dhe deget e selinose duke i kaurdisur ne nje tenxhere ku kemi shkrire pak gjalp dhe vaj ulliri. I leme ne kete menyre ne zjarr mesatar derisa qepa te behet transparente dhe vazhdojme me pregatitjen e mishit.
Eleminojme dhjamin e tepert dhe e presim ne kubik pak a shume te se njejtes madhesi. I kalojme copezat e mishit ne miell dhe ia shtojme perimeve te mesiperme duke i lene te skuqen per disa minuta. Kur perberja ta kete thithur te gjithe yndyren, e shuajme me veren e kuqe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te fort. I shtojme mishit lengun e perftuar nga koncentrata, domaten e grire ose salcen e domateve, e kriposim, e piperosim dhe e leme ne kete menyre te gatuhet me kapak ne zjarr mesatar per rreth 1 ore e gjysme duke shtuar leng nese eshte e nevojshme.
Pasi ka kaluar kjo kohe, e heqim nga zjarri, e rregullojme me pak kripe dhe e servirim te ngrohte.
*Keshille: Kesaj recete mund ti shtoni sipas deshires edhe bizele kokerr, fasule, patate te prera ne kubik, brokoli, lulelaker apo cdo perim tjeter qe deshironi.