-250 gr biskota të bëra grimca
-100 gr gjalpë i shkrirë
Për kremin:
-250 ml pana
-250 gr mascarpone
-100 gr çokollatë e bardhë e shkrirë
-30 gramë bajame e copëtuar ose miell bajameje
-2 lugë miell kokosi
-8 gramë xhelatinë
-125 gramë sheqer
-2 lugë qumësht i ngrohtë
Për dekorim:
Miell kokosi
6 çokollata Raffaello
Përgatitja:
Së pari, mbështillni me letër furre një tigan me diametër 24 cm. Përziejini biskotat e grimcuara me gjalpin e shkrirë.
Vendosni në ujë të ftohtë xhelatinën dhe kur të jetë e butë hidhini pak qumësht të ngrohtë.
Bashkoni panën e bardhë me sheqerin. Shtoni maskarponen, miellin e kokosit, bajamet e grimcuara dhe çokollatën e bardhë të shkrirë. Përziejini me një lugë të gjithë përbërësit, bashkë me xhelatinën e tretur në qumësht.
Hidhni kremin mbi bazën e biskotës. Po kështu, shtoni miellin e kokosit derisa të mbuloni të gjithë sipërfaqen e ëmbëlsirës.
Lëreni ëmbëlsirën në frigorifer për të paktën 4 orë.
Shërbejeni duke e dekoruar me çokollatat Raffaello!
Lexo më shumë në: http://www.kosovarja-ks.com/cheesecake-raffaello/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright