Përbërësit:
-24 biskota “Oreo”
-1/3 filxhan gjalp i shkrirë
-Një 1 kavanoz me çokokrem
-200 gram krem djathi
-200 gram pana kuzhine
-Çokollatë e grirë për dekorim
Përgatitja
I thërmojmë biskotat dhe i përziejmë me gjalpin e shkrirë. I hapim duke i ngjeshur mirë në një tas qelqi me fund të gjerë dhe i fusim në frigorifer, ndërkohë që përgatistim mbushjen.
Përziejmë çokokremin me kremin e djathit dhe më pas shtojmë dhe panën e kuzhinës, këtë të fundit pasi e kemi rrahur fort. Pasi e hapim masën në mënyrë të njëtrajshme, shtojmë dhe një shtresë me pana të rrahur. Më pas e dekorojmë me grimca çokollate.
E lëmë të ftohet në frigorifer për 4 orë, ose dhe përgjatë gjithë natës.