Posted on

CNN: Shqipëria i mikpret turistët amerikanë

NJU JORK, 13 janar /ATSH/ – Dikur një nga dokumentet më të fuqishme të udhëtimit në botë, fuqia e pasaportës amerikane është ulur si pasojë e pandemisë së koronavirusit, shkruan rrjeti i njohur informativ amerikan, CNN.

Me rastet e koronavirusit në SHBA, që kanë arritur shifra rekord, shumë vende e shohin Amerikën pothuajse me frikë.

Pavarësisht se sa i duan fitimet nga turizmi, nuk janë të gatshëm të marrin përsipër rrezikun e përhapjes së Covid-19 në vendet e tyre.

Ndërkohë, edhe pse shumë amerikanë po qëndrojnë në shtëpi, disa ende duan të shkojnë jashtë vendit. Vendet e ndryshme të botës i ndryshojnë rregullat në mënyrë dramatike në çdo kohë.

CNN jep edhe listën e vendeve ku mbajtësit e pasaportave amerikane të shkojnë për pushime dhe një ndër këto është edhe Shqipëria.

”E gjendur në detin Adriatik, Shqipëria mbetet e hapur”, shkruan CNN.

”Faqja web e ambasadës amerikane thotë se ndërsa nuk ka kërkesa për test Covid-19 ose karantinë. Ndërkohë janë vendosur rregulla për maskat dhe ka një orar të përcaktuar lëvizjeje”, përfundon CNN./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Rama: Kanionet magjike të Skraparit nuk preken

TIRANË, 9 Shkurt/ATSH/.- Kryeministri Edi Rama falënderoi sot qytetarët që denoncuan për ndërtimin e HEC-it mbi kanionet e Osumit dhe i siguroi ata se Kanionet e Skraparit nuk preken.

“Qyshse u krye procedura ligjore e miratimit të një lejeje të dhënë nga qeveria e mëparshme dhe u mor sinjali se diçka nuk shkonte, Ministri i Mjedisit Blendi Klosi nisi hetimin administrativ të lejes mjedisore, e cila rezultoi një fabrikim kriminal me koordinata të manipuluara. Individët e përfshirë në këtë fabrikim do të kallëzohen në prokurori, ndërsa e gjithë procedura do të anullohet”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social Facebook.

Duke falenderuar qytetarët që e çuan të parët këtë sinjal përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe të gjithë të tjerët që u përfshinë në publikimin e këtij krimi të mbetur në tentativë, Rama thekson se asnjë qeveri askund në botë nuk është e pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë, qoftë kur gabojnë apo qoftë si në këtë rast, kur padashje mund të jenë duke gabuar.

“Ndjesë kujtdo që me të drejtë u shqetësua apo pikëllua nga lajmi i keq i prekjes së Kanioneve Magjike dhe mezi pres të rikthehem atje, në duart e djemve e vajzave të mrekullueshme të Federatës Shqiptare të Raftingut”, shprehet Rama.

Të cilësuara si “Koloradot” shqiptare kanionet e Osumit, në Skrapar, po tërheqin gjithnjë e më shumë turistët e aventurës në vendin tonë. Pamjet mbresëlënëse të natyrës në këtë kanion e bëjnë atë një nga më tërheqësit në rajonin e Ballkanit. Kanioni është krijuar prej forcave gërryese dhe tretëse të lumit Osum, të ushtruara në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës dhe është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale. Koha e formësimit të tij mendohet të jetë 2 deri në 3 milionë vite më parë./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Financial Times: Shqipëria mund ta parakalojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Copies of the English edition of the Financial Times are handed out at the central station in Hamburg, Germany, 07 December 2012. After 13 years, the FTD sells its final issue. Photo: Bodo Marks

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ – Shqipëria mund ta parakalojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, shkruan gazeta e njohur britanike ”Financial Times”.

Në një editorial kushtuar zgjerimit të BE-së, kjo gazetë nënvizon faktin se ”unioni nuk duhet të zmbrapset (nga premtimi për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor – shën. i përkth.) pasi, në të kundërt, Rusia dhe Turqia do të mbushin këtë boshllëk”.

“Pas një pauze të gjatë, BE ka dëshirë të flasë sërish për zgjerimin e kufijve të saj. Vitin e kaluar, presidenti i KE-së, Jean-Claude Juncker premtoi t’u ofrojë gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë të besueshme për anëtarësimin në BE”, shkruan gazeta.

“Mbetet në interesin e të gjithëve për të dhënë parashikime realiste për shtetet e Ballkanit, ndërkohë që janë të shumtë ata që dyshojnë në sinqeritetin e BE-së, pas viteve të tëra pritjeje përballë dyerve të mbyllura”, shton ajo.

“Premtimi i BE-së për anëtarësim ka qenë një nxitje kryesore për qeveritë ballkanike për të marrë vendime të vështira… Por, ka ende shumë rrugë për të bërë dhe ndikimi i BE-së po ulet. Vetëm 26% e serbëve mendojnë tani se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë”, shkruan ”Financial Times”.

”Sidoqoftë, asnjë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i ka plotësuar kushtet e anëtarësimit”.

”Dhe, përderisa KE ka shprehur qartë se progresi drejt integrimit do të matet mbi bazën e meritave dhe, teorikisht çdo shtet mund të parakalojë kryesuesit aktualë në garë (Mali i Zi dhe Serbia), atëhere ajo merr në konsideratë përpjekjet e bëra kohët e fundit, për shembull, nga vende si Shqipëria, çka u përgjigjet dyshimeve për favorizim, në veçanti, të Serbisë”, thekson gazeta e njohur britanike ”Financial Times”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Shqipëria me peizazhet përrallore, destinacioni perfekt për 2018

TIRANË, 9 Shkurt/ATSH/.- Një destinacion perfekt mesdhetar për këtë vit, me një natyrë të bukur ku mund të ecni në Alpet shqiptare në një lartësi prej më shumë se 2000 metra dhe të notoni në ujërat e thella dhe të kristaltë të bregut të Shqipërisë.

Kështu thuhet në një shkrim të botuar në revistën e udhëtimit të Klubit gjerman të automobilave “ADAC Motorwelt”, me titull “Trendet e destinacioneve për 2018: Këshilla për planifikimin e pushimeve tuaja”, e cila i sugjeron lexuesve të saj Shqipërinë si një destinacion perfekt për 2018.

“Ecje dhe ngjitje. Edhe këtu mund të luajë fantazia: Malet e Larta në verilindje të Shqipërisë me formacionet e tyre shkëmbore të lënë pa frymë, liqenet akullnajore në ngjyrën e naftës dhe luginat duken si një peizazh përrallash. Prandaj, janë ende një sugjerim i privilegjuar për ekskursione më të shkurtra ose më të gjera”, theksohet në shkrim.

“Por vendi i vogël në Gadishullin Ballkanik gjithashtu është një destinacion për plazh gjatë verës, mbi të gjitha për familjet që janë të mbipopulluara me destinacionet klasike të Mesdheut: Në Rivierën Shqiptare, përgjatë një distance prej më shumë se 100 kilometra mes qyteteve portuale të Sarandës dhe Vlorës në Detin Jon nuk ka komplekse të mëdha hoteli, por bujtina dhe hostele të përballueshme. Rrjedhimisht, ajo është e njohur për plazhet përrallore, të tilla si i ai i njohuri me emrin Ksamil”, shkruhet në revistën e udhëtimit të Klubit gjerman të automobilave “ADAC Motorwelt”.

Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Shqipëria me peizazhet përrallore, destinacioni perfekt për 2018

TIRANË, 11 Shkurt/ATSH/.- Një destinacion perfekt mesdhetar për këtë vit, me një natyrë të bukur ku mund të ecni në Alpet shqiptare në një lartësi prej më shumë se 2000 metra dhe të notoni në ujërat e thella dhe të kristaltë të bregut të Shqipërisë.

Kështu thuhet në një shkrim të botuar në revistën e udhëtimit të Klubit gjerman të automobilave “ADAC Motorwelt”, me titull “Trendet e destinacioneve për 2018: Këshilla për planifikimin e pushimeve tuaja”, e cila i sugjeron lexuesve të saj  Shqipërinë si një destinacion perfekt për 2018.

“Ecje dhe ngjitje. Edhe këtu mund të luajë fantazia: Malet e Larta në verilindje të Shqipërisë me formacionet e tyre shkëmbore të lënë pa frymë, liqenet akullnajore në ngjyrën e naftës dhe luginat duken si një peizazh përrallash. Prandaj, janë ende një sugjerim i privilegjuar për ekskursione më të shkurtra ose më të gjera”, theksohet në shkrim.

“Por vendi i vogël në Gadishullin Ballkanik gjithashtu është një destinacion për plazh gjatë verës, mbi të gjitha për familjet që janë të mbipopulluara me destinacionet klasike të Mesdheut: Në Rivierën Shqiptare, përgjatë një distance prej më shumë se 100 kilometra mes qyteteve portuale të Sarandës dhe Vlorës në Detin Jon nuk ka komplekse të mëdha hoteli, por bujtina dhe hostele të përballueshme. Rrjedhimisht, ajo është e njohur për plazhet përrallore, të tilla si i ai i njohuri me emrin Ksamil”, shkruhet në revistën e udhëtimit të Klubit gjerman të automobilave “ADAC Motorwelt”.

Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Cana sërish kapiten për promovimin e Shqipërisë turistike


VIDEO/ Cana sërish kapiten për promovimin e Shqipërisë turistike

VIDEO/ Cana sërish kapiten për promovimin e Shqipërisë turistikehttps://www.ata.gov.al/video-cana-serish-kapiten-per-promovimin-e-shqiperise-turistike/Bashkë me AKT-në jemi një skuadër, thotë Cana, dhe po punojmë për të treguar bukuritë e natyrës shqiptare, trashëgiminë kulturore, gjuhën e më tej. “Kjo është detyra e secilit prej nesh”, deklaron ish kapiteni Cana.Në një prononcim për ATSH-në, Cana thotë se është detyrë e secilit shqiptar të promovojë vendin.

Publié par Agjencia Telegrafike Shqiptare sur samedi 10 février 2018

TIRANE, 11 Shkurt/ATSH/- Ish kapiteni Lorik Cana, nën drejtimin e të cilit kombëtarja shqiptare u kualifikua për herë të parë në kampionatin europian të futbollit në vitin 2016, i është bashkuar zyrtarisht edhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit, për të promovuar Shqipërinë turistike.

Në një prononcim për ATSH-në, Cana thotë se është detyrë e secilit shqiptar të promovojë vendin.

Çdo arritje në sport apo art, thotë ai, i shërben promovimit të Shqipërisë, por tani shton Cana, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit do të punojmë për një prezantim më të gjerë vendit.

“Tashmë Shqipëria po njihet gjithnjë e më shumë. Ka ende shumë njerëz jo vetëm në kontinente të tjera, por edhe në Europë që nuk e dinë ende ku ndodhet Shqipëria, nuk e dinë që ndodheni ne qendër të Europës, çfarë ofron qoftë në fushën e kulturës, të trashëgimisë, të turizmit, si në turizmin e verës apo të dimrit, pak njohin Alpet shqiptare. Arritjet sportive dhe ato në art padyshim i ngrenë ‘zërin’ Shqipërisë dhe e vendosin atë në hartën e botës”, shprehet ai.

Bashkë me AKT-në jemi një skuadër, thotë Cana, dhe po punojmë për të treguar bukuritë e natyrës shqiptare, trashëgiminë kulturore, gjuhën e më tej. “Kjo është detyra e secilit prej nesh”, deklaron ish kapiteni Cana.

/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

FOTO/ Qelza, një mrekulli natyrore e Pukës në “100 fshatrat” për zhvillimin e turizmit

-Bashkia Pukë nis punën për projektet që do të transformojnë zonën-

TIRANE, 11 Shkurt/ATSH/- E përfshirë në projektin “100 fshatrat”, Qelza në bashkinë  e Pukës, tashmë duket se mbi atë çfarë vetë na

tyra i ka falur, po përjeton dhe rikthimin e shpresës, e bashkë me të edhe  rikthimin e banorëve që e braktisen.

Një atraksion turistik ku ndërthuren malet e larta, luginat, pasqyra ujore e liqenit të Komanit buzë brigjeve të të cilit qëndrojnë ende kullat shekullore të mbuluara me rrasa prej guri, Qelza pritet të kthehet në një prej destinacioneve të njohura për turistët.

Bashkia e Pukës menjëherë pas vendimit të qeverisë për këtë projekt të rëndësishëm, ka filluar punën në terren për hartimin e projekteve të infrastrukturës, të cilat sipas kreut të bashkisë, Gjon Gjonaj i jep start ëndrrës së kahershme të pukjanëve.

Në një prononcim për ATSH, kryebashkiaku Gjonaj deklaron se ka filluar puna në terren ku po bëhet një studim i hollësishëm i zonës, ndërkohë që është ngarkuar një grup specialistësh urbanist për hartimin e projekteve.

“Jam i lumtur pasi sapo kjo zonë u përfshi në projektin “100 fshatrat”,  banorët e larguar nga kjo mrekulli natyrore, thjesht dhe vetëm si pasojë e harresës që ju është bërë prej vitit 1990, kanë filluar të interesohen për t’u kthyer.  Kam shumë besim se me investimet e planifikuara do i japim jetë jo vetëm zonës, por do krijojmë një atraksion të veçantë turistik për turistët, të cilët  edhe në këto kushte e kanë vizituar zonën”, thotë kryebashkiaku i Pukës.

Këtu, thotë ai, janë në harmoni të plotë, malet e larta, lumi, lëndina që ndërthuren në formën e pllajava mes këtyre lartësive, pjesë e të cilave janë kullat karakteristike të mbuluara me rrasa guri, e mbi të gjitha pasqyra ujore e liqenit të Komanit thik mbi të cilin ndodhen dhe shpellat mistike plot legjenda, të cilat aq shumë tërheqin turistët e huaj”.

Investimet që do të transformojnë këtë zonë

Rikonstruksion i rrugës Qelez –liqeni Komanit  si dhe  rikualifikimi urban i territorit të qendrës së fshatit Qelez, janë dy prej projekteve kyç që Bashkia e Pukës do të investojë për rigjallërimin e kësaj zone.

Projekti i investimeve nga Bashkia Pukë do të vijojë me tej me rehabilitimin e urave ekzistuese në fshatin Qelëz, rehabilitimi i ambienteve të jashtme të shkollës mesme dhe të qendrës shëndetësore, ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ITUP (sistemi i rrjetit të telefonisë, internetit dhe fibrave optik në luginën e Qelëz), përmirësimin dhe rehabilitimin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm si dhe rehabilitimi i rrjetit të furnizimit me energji elektrike.

Gjithashtu, Bashkia Pukë do të rehabilitojë kullat tradicionale, mullinjtë tradicionalë tipike për këtë zonë, fuqizimin e shërbimeve të zyrës së informacionit turistik, ndërtimin e qendrës së grumbullimit dhe përpunimit të produkteve autoktone vendase (thertore, baxho, dhoma frigoriferike, përpunim dhe paketim etj), përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve përmes ngritjes së zyrës me një ndalesë në Qelëz, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane, ndërtimin e fortifikimeve përgjatë bregut të lumit dhe pyllëzimin me qëllim parandalimin e efekteve të erozionit, përmirësim dhe pajisja me sinjalistikën e posaçme të shtigjeve për këmbësorët, promovimin e shërbimeve të turizmit rural në fshatin Qelës, krijimin e qendrës së artizanatit në Qelëz si dhe restaurimin e banesave të fshatit Buzhalë dhe vënia në funksion e një muzeu për vizitorët.

Banorët e zonës e mirëpresin këtë nisëm, ndërsa të larguarit kanë filluar të mendojnë për tu rikthyer në shtëpitë e braktisura në bujtina përmes subvencioneve të përcaktuara nga qeveria, në kuadër të këtij projekti.

Kryebashkiaku Gjonaj thotë për ATSH se ndërtimi i rrugës Qelëz Brigjet e Liqenit të Komanit, do e kthejë këtë zonë të virgjër ndër më të vizituarat në veriun shqiptar, teksa një ndër  elementët ku kërkohet ndërhyrje e menjëhershme është  dhe rrjeti i amortizuar elektrike, pasi rikonstruksionit të të cilit mund të nisin dhe investimet e tjera.

Qelza pritet që të ofroj një larmishmëri të veçantash për turistët, që nga plazhi ditore, pushimi në kullat karakteristike si rrallë kund në ndonjë vend tjetër, vizitat në shpellat  plot  legjenda, si dhe lundrimin për gjatë bukurive përrallore të liqenit të Komanit, pa lënë pas gatimet tradicionale që aq shumë tërheqin turistët e huaj./a.gegvataj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

“Mbi 2 milionë e gjysmë turistë në janar-tetor”/ Klosi: Sezoni veror funksionoi, tregoi se kemi nevojë për kapacitete të reja akomoduese

TIRANË, 22 dhjetor/ATSH/ Në Shqipëri erdhën më shumë se 2 milionë e gjysmë turistë në periudhën janar-tetor të këtij viti, që është rreth 50% e vitit 2019 por që përsëri është një shifër e suksesshme në një vit të vështirë kufizimesh nga pandemia, pasi Greqia dhe vendet e tjera nuk ia dolën dot t’i kishin as 20%.

Kështu deklaroi sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, në një intervistë televizive.

“2021 do të rikthehet në një vit të jashtëzakonshëm për turizmin shqiptar, nëse lehtësohet pandemia. Unë kisha informacion që viti 2020 do të ishte një vit i shkëlqyer për Shqipërinë. Kam bindjen që në 2021 maksimumi deri në prill do hapet loja e prenotimeve dhe rezervimeve, sepse është një sektor që nuk funksionin me rezervime teke, por me ato masive”, – tha Klosi.

Ministri Klosi theksoi se “turizmi 2020 nën moton “Pusho shqip” që çelëm në ditët e para të qershorit me ministrin e Ekonomisë dhe Turizmit të Kosovës,  hapi një rrugë shumë të fortë dhe përgjatë gjithë verës patëm komunitetin tonë të vëllezërve nga Kosova të cilët erdhën në Shqipëri, por në fillim të tetorit ne shkuam në Prishtinë ku çelëm sezonin dimëror. Janë shumë shqiptarë të Shqipërisë që shkojnë vizitojnë viset shqiptare matanë kufirit për të ndjerë turizmin mbarëkombëtar”.

Sipas tij, ku turizëm i mbushi plot hotelet tona dhe tregoi që sa shumë nevojë kemi ne për kapacitete të reja.

“Gjatë këtij viti kishim një numër të konsiderueshëm turistësh të rinj që nuk e kishin pasur target Shqipërinë si shtetasit e Maqedonisë së Veriut, serbë, boshnjakë dhe zonat e rajonit duke shënuar kështu një tendencë të re”, – tha Klosi.

“Shkuam në 50% të numrit të atyre që hynë vitin e kaluar. Edhe Mali i Zi ishte shumë më keq se ne pasi humbën serbët, shqiptarët, por edhe se nuk kanë shumë komunitet të brendshëm. Hotelet tona patën turizmin e brendshëm, turizmin rajonal dhe politikat që ndoqëm për të ftuar shumë turistë, si polakë, rusë, etj”, – tha Klosi.

I gjithë ky bregdet mbarëshqiptar, shtoi Klosi, i duhet ofruar rajonit, vendeve si Serbia, Bosnje-Hercegovina, etj.

A ia doli turizmi shqiptar të fitojë vizitorët e këtij viti, a do të rikthehen ata? Ministri Klosi tha se “turizmi ishte biznesi i vetëm që funksionoi në mënyrë të plotë gjatë verës dhe ia dolëm. Atë treg që fituam me shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnje Hercegovinës, të cilët në fillim erdhën në vizita individuale dhe pastaj në grup, pasi gjetën parajsën, do e mbajmë”.

“Turistët preferuan shumë rërën e detit që është e vështirë të gjendet kudo në rajon. Nuk e ka këtë rërë Kroacia, Greqia, Mali i Zi etj. Më 10 qershor ne patëm charterin e parë turistik në Europë, pra i pari charter u ul në Shqipëri. 12 chartera nga Bjellorusia dhe Ukraina, por edhe Polonia, erdhën në Shqipëri këtë verë. Besoj se 2021 përsëri do të rikthehet në një vit të jashtëzakonshëm për turizmin shqiptar”, – tha Klosi.

Ministri Klosi u shpreh se “Shqipëria ka shfrytëzuar vetëm 20% të bregdetit shqiptar dhe investimet apo kantieret për struktura të tjera hoteliere nuk u ndalën gjatë pandemisë.

“Këto projekte janë në zhvillim, asnjë kantier nuk u pezullua. Në investim janë hotelet që nga Valbona, ku ka një hotel me 5 yje në prag inaugurimi. Në asnjë moment kantieret nuk u ndërprenë pasi janë dhjetëra hotele dhe qindra miliona investime nga privati. Pra, duket se do të ketë sukses në 2021. Unë mendoj se ne jemi në 1/3 apo çerekun e kapaciteteve tona turistike. Kemi shfrytëzuar vetëm 20% të bregdetit shqiptar. Jemi ende në fillimet e turizmit të brendshëm dhe të natyrës. Kemi disa hotele të bukura në Berat, Korçë e Gjirokastër që do jenë pjesë e ekonomisë së qyteteve. S’ka një rreth në Shqipëri mos ketë hotele për turizmin”, – tha Klosi.

/k.s/j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

“Lindja e Krishtit”, ikona e rrallë e Kishës së Shën Kollit të Rehovës

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH-Bledi Naska/ Ikonat janë pjesë e trashëgimisë shpirtërore që ruhen në mjaft kisha të vendit, e që kanë njohur mirëmbajtje për të mos u dëmtuar si pjesë e një tradite që daton herët në kohë.

Një prej tyre, është ikona “Lindja e Krishtit” e cila bën pjesë në ciklin e ikonave të Festive të Mëdha dhe është pikturuar për ikonostasin e kishës së Shën Kollit në Rehovë.

Ikona është pikturuar në shekullin e XIX dhe sot ekspozohet së bashku me ikonostasin e kësaj kishe në njërin prej ambjenteve më të bukura të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.
Në anën e djathtë të ikonës paraqiten njerzit e ditur, magët të cilët të udhëhequr nga ylli arrijnë në vendin e ngjarjes së madhe. Në duar ata mbajnë dhuratat për Jezuin e sapolindur.
Mbi foshnjën e sapolindur paraqitet ylli që bie dhe ndriçon grazhdin. Ky është një fenomen kozmik që sjell nga bota sipër nesh lajmin e lindjes së një “qiellori mbi tokë”.

 

Është momenti ku njerëzit marrin prej krijuesit të gjithësisë lajmin se pavarësisht gjithçkaje, falja është e pranishme dhe se ka ardhur për të qenë gjithmonë pranë nesh. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Natyrë, traditë dhe kulturë/ Xhani për ATSH: Strategjia që nxiti turizmin në Lezhë në kohë pandemie

TIRANË, 3 janar/ATSH-Maela Marini/ Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik e natyror dhe kulinaria e pasur e bëjnë Lezhën një destinacion për turizëm gjithëvjetor.

Në një intervistë për ATSH-në, Renaldo Xhani, drejtori i Turizmit dhe Kulturës në bashkinë e Lezhës u ndal te disa nga “pikat e forta” që ndoqi kjo bashki për të nxitur turizmin edhe në kohë pandemie.

“Pandemia ndikoi në turizëm pasi munguan turistët e huaj dhe emigrantët e kthyer, që ishin të pakët në numër. Pavarësisht situatës së krijuar, turizmi në Lezhë tejkaloi pritshmëritë e kryesisht sezoni veror ishte i kënaqshëm për kushtet e reja që u krijuan. Numri i vizitorëve e pushuesve ishte rreth 60-70% në krahasim me vitin 2019, shifër kjo e më e ulët nga plani i vitit, por më e lartë pas rishikimit të treguesve si pasojë e masave shtrënguese për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19”, tha ai.

Pavarësisht problemeve që shkaktoi COVID-19 në sektorin e turizmit, Xhani tha se “bashkia e Lezhës veproi shpejt për të përshtatur situatën me kushtet e reja dhe vijoi një fushatë të theksuar promovimi për shërbime të shtuara, ndërhyrje që përmirësuan imazhin e zonave bregdetare dhe qendrave urbane, si dhe pati një vëmendje të madhe ambienti ku u ndërmorën fushata pastrimi në mënyrë periodike”.

Identifikimi i Lezhës si një destinacion gjithëvjetor, sipas tij, “solli kthimin e vëmendjes tek të gjitha asetet turistike dhe promovimin e tyre të vazhdueshëm”. “Për herë të parë u  promovua maja e Kunorës në Pllanës dhe tunelet e periudhës astro-hungareze, duke nxitur realizimin e shtegut drejt këtij destinacioni. Për herë të parë është promovuar bregdeti Tale 2, një plazh ende i pashfrytëzuar që u promovua masivisht në rrjete sociale dhe media të ndryshme”, tha ai.

Po ashtu, Xhani u ndal edhe te nismat për zhvillimin e turizmit malor dhe tërheqjen e vizitorëve përtej sezonit turistik veror.

“Zona malore e Ungrejit ishte pjesë e rëndësishme e promovimit si pjesë e strategjisë për të identifikuar Lezhën si një turizëm gjithëvjetor. Janë shtuar kontaktet me agjencitë turistike për të përfshirë gjithnjë e më shumë Lezhën në turet e ndryshme turistike dhe kjo ka bërë që gjithnjë e më shumë të shtohen grupet e vizitorëve në zonat turistike të Lezhës. Janë identifikuar zonat me përparësi turizmin duke hartuar për to strategji promovimi dhe ndërhyrjesh konkrete kryesisht për vendosje sinjalistike dhe orientim për vizitorët dhe turistët”, tha Xhani.

Po ashtu, ai theksoi se u trajtua edhe një problem i kahershëm i Lezhës, siç është mungesa e udhërrëfyesve turistik, ku u mbështet një kurs falas për kategorinë e të rinjve të papunë”.

Në zonën bregdetare të Shëngjinit, Xhani tha se “u ndërhy për të çliruar shëtitoren ‘Willson’ nga tregtarët ambulantë, por duke u dhënë atyre mundësi të operojnë në afërsi të portit që të bëhet edhe shpërndarja e vizitorëve dhe pushuesve”.

“Zgjerimi i shëtitores drejt Kunes ndikoi në imazhin e zonës duke u dhënë mundësi pushuesve që të ruanin distancimin social, por në mbrëmje të kishin mundësinë për të shijuar xhirot e darkës. Këto elementë ndikuan që Lezha të ishte epiqendra e pushimeve verore dhe më e kërkuara për turizmin e kuzhinës dhe shëtitjet në natyrë”, tha ai.

Duke folur për prioritetet e 2021, Xhani tha se “bashkia e Lezhës ka planifikuar të tjera ndërhyrje për të përmirësuar kushtet në zonat turistike, fushata promovuese dhe bashkëpunimin me të gjithë aktorët”.

“2021 do të sjellë një përmirësim edhe sa i takon promovimit. Dixhitalizimi i informacionit, marketimi i shtigjeve, vendosja e ekraneve Touch screen për vizitorët dhe turistët janë një objektiv për të cilin po punohet fort me qëllim që të sigurohet mbështetja e nevojshme financiare por do të bashkëpunohet edhe me aktorët lokalë”, tha ai.

“Muzeu i Detit”, sipas Xhanit, “mbetet një sfidë e jashtëzakonshme, por kjo do të kërkojë edhe mbështetjen e qeverisë, kryesisht për sigurimin e ambientit dhe të materialeve ushtarake që po rrënohen dhe mund të përdoren për të treguar periudhën komuniste”.

Festat lokale do të kenë tjetër vëmendje dhe tjetër prezantim, pasi ato synohen të kthehen në një traditë që tërheq vëmendjen e vizitorëve të mundshëm.

“Besëlidhja e Lezhës më 2 mars, Festivali i Gastronomisë me 5-6 maj si dhe Dita e Shtegtarit me 15 gusht janë disa nga festat kryesore që do të jenë ftesa për të gjithë shqiptarët dhe të huajt nëse situata e pandemisë do të përmirësohet”, tha ai.

/m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link