Posted on

FOTO/Puka e veshur me të bardha të mahnit me bukurinë e saj

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Bardhësia e dëborës, që ka pushtuar ditët e fundit qytetin alpin të Pukës, ofron një peizazh mahnitës.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga ky qytet verior i Shqipërisë, që është kthyer vitet e fundit në një atraksion turistik në çdo stinë.

“Mirëmëngjes dhe me Pukën e veshur në të bardha, ju uroj një fundjavë të qetë”, shprehet Rama.
E mbuluar nga dëbora në Pukë kombinohen mjaft bukur liqeni dhe malet e mbuluar nga bora.

Liqeni i qytetit është sistemuar me vende pushimi mes bredhave të lartë, prej nga mund të ngjitesh në Kodrën e Hanit për të eksploruar pistën natyrore të skive apo livadhet dhe kodrat që nuk ndodhen larg qytetit.

Puka, në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e  adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

FOTO/ Deri dje e harruar, sot Valbona një destinacion gjithnjë e më i kërkuar turistik

TIRANË, 18 janar/ATSH/ Deri dje e harruar, sot Valbona është një destinacion gjithnjë e më i kërkuar, ku falë rrugës së re e bujtinave që shtohen njëra pas tjetrës, po hapet hap pas hapi perspektiva e re e ekonomisë së turizmit malor.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ndërsa ndau foto nga lugina e Valbonës me bukurinë e bardhësisë së ofruar nga flokët e dëborës që kanë zbardhur malet e larta dhe pishat.

E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, ky park kombëtar nuk njeh stinë, pasi vizitorë të shumtë e zgjedhin atë.

Parku Kombëtar i Valbonës është një kompleksitet bukurish interesante, ashtu siç janë vetë Alpet shqiptare.

Këtu bukuritë e natyrës marrin formën e majave shkëmbore të larta e imponuese me faqe të veshura me pyje mes të cilave shtrihen e ndihet rrjedha e përrenjve edhe e lumit të Valbonës.

E parë nga lart të ofron imazhin e një krateri gjigant të zbukuruar mrekullisht me të gjitha ngjyrat e natyrës së gjallë. Në hyrje të kufirit lindor, në afërsi të Shoshanit, të impresionon një peizazh i rrallë për nga bukuria.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit, qendra e rrethit të Tropojës.

Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur ”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbonë e Çerem.

Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, shtohen sipërfaqet e gjelbëruara me fidanishte të reja

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Tashmë është kthyer në traditë shtimi i sipërfaqeve të pyllëzuara me pemë të reja në zonat e mbrojtura kombëtare të vendit tonë, që janë një pasuri me vlerë të çmuar jo vetëm për habitatin natyror, por edhe për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë së vendit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte i pranishëm në Divjakë, ku bashkë me maturantët e Shkollës së Mesme të Bashkuar Cerm-Shkumbin, ndërmorën aksionin për mbjelljen e fidanëve të rinj në një sipërfaqe në zonën e plazhit pranë Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta.

Në një prononcim për mediet, Klosi tha se “është bërë traditë tashmë që Agjencia e Zonave të Mbrojtura kudo në Shqipëri, po sidomos Administratat e Zonave të Mbrojtura në zonat liganore së bashku me nxënësit e shkollave, dhe konkretisht sot ne jemi me nxënësit e shkollave të mesme të Bashkisë Divjakë, për mbjelljen e pemëve të reja në një numër të konsiderueshëm”.

“Këtu jemi në një park të ri, i cili po krijohet në vite nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura Divjakë dhe po krijojnë një sipërfaqe të re të pyllëzuar. Padyshim në sy të lirë duken si pemë të reja që kanë vetëm dy tre vjet që po realizohen, por në harkun kohor të 5-6 viteve kjo zonë do të jetë si zona e parë e pishave duke krijuar një mbrojtje shumë të mirë për të gjithë zonën e mëtejshme”, – tha Klosi.

Sipas tij, është në fakt një thirrje e vazhdueshme për të shtuar sipërfaqet e gjelbëra, për të shtuar sipërfaqet e pyllëzuara në vendin tonë, pasi dhe vetë koha, vetë ndryshimet klimatike, sidomos periudha në të cilën jetojmë në kuadër të pandemisë, na dëshmon se sa shumë punë duhet të bëjmë për mjedisin.

“Do të doja shumë të përgëzoja angazhimin maksimal që kanë të rinjtë e shkollave të mesme të bashkisë së Divjakës, të cilët gjithmonë i gjen në krahë të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe jo vetëm në procesin e mbjelljeve, por në të gjitha proceset që kanë të bëjnë me mbrojtjen e kësaj pasuritë madhe kombëtare”, u shpreh Klosi.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Muzeumet e Gjirokastrës mirëpresin vizitorët edhe në dimër

TIRANË, 24 janar/ATSH/ Muzeumet në qytetin e Gjirokastrës edhe gjatë stinës së dimrit, po mirëpresin vizitorë vendas dhe të huaj.

Tashmë Muzeu i Armëve, Etnografik apo “Shtëpia Kadare” janë qendra të rëndësishme për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit.

Përgjatë vitit 2020 muzeumet u vizituan nga rreth 8 mijë turistë, kryesisht vendas, por edhe nga shtete të ndryshme.

Bashkia Gjirokastër ka në fokusin e saj, rivitalizimin e katër muzeve në shërbim të zhvillimit të turizmit.

“Sistemi i muzeve në Gjirokastër”, projekt i cili po zbatohet së fundmi në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit synon rikonceptimin e katër muzeve, për të qenë koherent me standardet bashkëkohore të zhvillimit turistik.

Ky sistem i ri novativ do të jetë në shërbimin e turistëve duke krijuar lehtësira prej marrjes së informacionit paraprak nga website, deri në përjetimin e eksperiencës së plotë të qytetit të Gjirokastrës, të kulturës dhe historisë të mbrojtur në muze dhe shtigje e rrugë me kalldrëm.

E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend.

Kalaja e gurtë, parku i Antigonesë, muzetë e qytetit vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës./k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Rruga e Arbrit, mundësi për zhvillimin e turizmit në Bulqizë

TIRANË, 28 janar /ATSH – I. Vata/ Rruga e Arbrit paraqet mundësi për zhvillimin e turizmit në bashkinë Bulqizë.

E pozicionuar shumë afër Tiranës, Bulqiza synohet të jetë një atraksion turistik edhe për vizita ditore të turistëve që vizitojnë Shqipërinë dhe qëndrojnë në kryeqytet.

Përfaqësues nga autoritetet vendore, sektori privat dhe shoqëria civile u mblodhën për të diskutuar rreth zhvillimit të turizmit në territorin e bashkisë së Bulqizë dhe mundësive që ofron ai.

Takimi u organizua nga Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Turizmit, Rinisë, Sportit, Komunikimi & IT në bashkinë Bulqizë, në bashkëpunim me Fondacionin ALCDF. Diskutimi u fokusua në tema me karakter informues rreth zhvillimit të turizmit, destinacionit turistik, si edhe çështje apo tendenca të sektorit të turizmit në territorin e Bashkisë Bulqizë.

Të pranishmit vlerësuan fushatën që bashkia Bulqizë ka vijuar për promovimin e vendeve turistike që ndodhen në territorin e saj, duke synuar përfshirjen e tyre në axhendat turistike të agjencive të ndryshme.

Në diskutimet në këtë takim u vlerësuan edhe mundësitë e zhvillimit që do të ketë turizmi në Bulqizë pas përfundimit të rrugës së Arbrit. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Kronen Zeitung: Shqipëria – perla e harruar në Adriatik

– Udhëtoni nëpër peizazhe malore dhe këqyrni Mesdheun nga një këndvështrim i ri, pse të mos e zbuloni një herë Shqipërinë? –

TIRANË, 11 shkurt /ATSH/ – Europa nuk ka shumë sekrete të mbetura. Por, një prej të fundit është Shqipëria. Lideri komunist, Enver Hoxha, që vdiq në vitin 1985, kishte mbyllur vendin e vogël në jugperëndim të Gadishullit të Ballkanit nga pjesa tjetër e botës. Çdo besim fetar ishte i ndaluar. Ndërkohë që diktatura zhvillohej, diktatori e mbuloi Shqipërinë me bunkere, mendohet të jenë rreth 700 000. Megjithatë jo gjithnjë të dukshme, reliket ndodhen kudo, në fushat e gjelbërta, në ullishte, kopshte dhe plazhe. Tani, “kërpudhat”, sikurse e quajnë banorët trashëgiminë prej betoni të Hoxhës, përdoren si bodrume për verën, bare të modës ose hotele moderne.

Sot, vendi është i hapur, pothuajse i paprekur

Vizitorët e interesuar habiten me mikpritjen dhe sinqeritetin që të ngroh zemrën. Nënë Tereza, një prej personaliteteve më të famshme shqiptare, do ta pëlqente këtë. Dhe aty që dikur besimet botërore ishin të ndaluara, që prej përfundimit të epokës së Hoxhës, manastiret e vjetra dhe xhamitë janë rinovuar. Kullat e kishave qëndrojnë në krahë të minareve.

“Kjo është bota shqiptare”, thotë Jetmiri, i cili punon si guidë. Emri i tij do të thotë “jetë e mirë”. Një ogur.

Bota antike shfaqet në Apoloni

… jo shumë larg qytetit të Fierit. Nën pushtimin romak, ky qytet dorik, ka qenë një qendër e madhe tregtare në brigjet ilire. Me urdhër të xhaxhait të tij, Jul Qezarit, Oktaviani erdhi këtu që të mësojë retorikën, artet marciale dhe greqisht. Ai do të njihet më pas në histori si perandori August. Mbetjet e tempullit të Apolonisë, teatrit dhe tregut ende mund të vizitohen. Dinakëria artizanale dëshmohet në statujat me madhësi natyrale, pranë një manastiri, shumica pa kokë dhe me një vrimë në mes të shpatullave. Arsyeja për këtë thotë Jetmiri është “sepse sundimtarët ndryshonin shpesh në atë kohë dhe urdhërat duhej të përfundonin shpejt. Kështu që skulptorët përdornin statujat e vjetra, ndërsa koka bëhej nëse ishte e nevojshme. Nëse nuk përfundonin në kohë, mund të humbisje kokën”.

Stili mesdhetar rrjedh në rajonet bregdetare

Nga qyteti port i Vlorës, pika më e ngushtë e Adriatikut, shkon në gadishullin idilik të Karaburunit. Ndërsa rruga kalon përmes maleve të dendura dhe të larta më shumë se 1 000 metra. Një zonë rekreative shumë popullore, që sundohet nga aroma e freskët e pishave dhe bredhave. Në pikën më të lartë, në Qafën e Llogarasë, e gjelbërta i lë vendin blusë së thellë. Jetmiri tregon një vijë të bardhë në ujë, në horizont. Ku takohen deti Adriatik dhe Jon. Më pas, Parku Kombëtar i Llogarasë është pas nesh, ndërsa riviera shqiptare përpara. Saranda, vendi më në jug, është parajasa e notarëve. Me pamje nga ishulli grek i Korfuzit, shfaqet zona arekologjike 3 000-vjeçare e Butrintit. Një zonë e Trashëgimisë Botërore, që Virgjili dikur e quante Troja e dytë.

Gjirokastra është mirë të vizitohet më këmbë

Në “qytetin e gurtë”, vështirë të gjesh një rrugë që të mos jetë e pjerrët. Ia vlen të bësh një shëtitje nëpër rrugët gjarpëruese që të çojnë në kala. Çatitë e shtëpive, të mbuluara me rrasa të nxjerra nga malet përreth, feksin një shkëlqim të argjendtë. Vendasit konsiderohen si skocezët e Shqipërisë dhe barcaletat për kopracinë e tyre janë tepër gazmore. Po ju tregojmë njërën prej tyre. Dy udhëtarë pyesin shoferin e taksisë: Sa kushton udhëtimi? – Tre mijë lekë (22,5 Euro), u përgjigjet personi në timon. “Në rregull, nisu! Je në rregull me dy mijë lekë,” i thonë në fund klientët. -Përse dy mijë? – pyet shoferi i hutuar. -Po ti, a nuk udhëtove me ne? – iu përgjigjën pasagjerët?

Qyteti “i një mbi një dritareve”

Përveç Gjirokastrës, edhe Berati është përfshirë në listën e thesareve arkitekturore të UNESCO-s. Qyteti i “një mbi një dritareve” është i famshëm për shtëpitë e tij të lyera në të bardhë dhe të ndërtuara njëra mbi tjetrën përgjatë dy shpate luginash. Në vend të një parrulle gjigante me emrin e parë të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, në faqen e malit tashmë dallohet fjala angleze “Never”, që do të thotë “Kurrë më”! Një simbol i dashurisë së mbrujtur historikisht për lirinë, që ka mbizotëruar në Shqipërinë thuajse vazhdimisht të pushtuar. Njëlloj siç adhurohet heroi kombëtar, Skënderbeu. Nga fshatrat malore të Krujës, Skënderbeu e mbrojti vendin kundër otomanëve në shekullin XV. E bija e Enver Hoxhës është projektuesja e muzeut të restauruar, që ka formën e një kështjelle mesjetare. Ndërsa vizitojmë muzeun, marrim vesh që helmeta dhe përkrenarja origjinale e Skënderbeut në të vërtet ruhen në muzeun ”Kunsthistorisches” të Vjenës.

Tirana

Në kryeqytet ndeshim sërish në “kërpudhat” e famshme, një trashëgimi e regimit të Hoxhës. Pikërisht në qendër të kryeqytetit e gjejmë veten para hyrjes së Bunk’Art. Nën shoqërinë e ulërimës së sirenave, si ato gjatë një sulmi ajror, shkallët e bunkerit zbresin poshtë në një muze nëntokësor, ku janë ekspozuar instalacione arti si dëshmi e një të kaluare të errët, kur mbizotëronin metoda të pabesa spiunimi. Tepër interesante! Jo gjithçka funksionon në mënyrë të përsosur. Lidhur me statuskuonë, Jetmiri shprehet: Shqipëria është vend në tranzicion që pret të mbërrijë në Evropë./ /ush/ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

FOTO/ Puka nën bardhësinë e dëborës ofron pamje magjepsëse në ditët e fundit të vitit

TIRANË, 27 dhjetor/ATSH/ Flokët e dëborës kanë mbuluar qytetin e Pukës, 145 km nga Tirana, duke ofruar një pamje magjepsëse, ku kombinohen mjaft bukur liqeni dhe malet e mbuluar nga bora.

Bardhësia e dëborës, që ka pushtuar sot qytetin alpin të Pukës, ofron një peizazh mahnitës.

Liqeni i qytetit është sistemuar me vende pushimi mes bredhave të lartë, prej nga mund të ngjitesh në Kodrën e Hanit për të eksploruar pistën natyrore të skive apo livadhet dhe kodrat që nuk ndodhen larg qytetit.

Puka, në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e  adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.

Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Vetitë kurative të pishës janë të shumta. Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Nga Alpet në madhështinë e bregdetit/ Rama publikon bukuritë e Shqipërisë

TIRANË, 2 janar /ATSH/ Bukuritë e Shqipërisë nga malet deri tek bregdeti janë kthyer tashmë në destinacionin e preferuar të turistëve të huaj por dhe të vizitorëve vendas.

Kryeministri Rama ka publikuar në rubrikën “Shqipëria e bukur” një video ku shfaqen bukuritë përrallore të vendin tonë, ku ndërthuren në mënyrë të mrekullueshme bukuritë e egra të majave të larta në Alpe me madhështinë e ngjyrës së kaltër të bregdetit.

“Quhem Arbër. Gjëja më e rëndësishme për mua është liria. Unë jam i lirë në krijimtarinë time dhe të shprehurit e vetes. Jam i dashuruar pas vendit tim. Këtu u rrita për t’u bërë ky që jam. Shqipëria ka kaluar përmes disa periudhash të vështira, por arritëm t’ia dalim mbanë. Dhe a e dini përse? Sepse ne arrijmë ta ndiejmë aromën e diellit dhe ky është vetëm fillimi i rrugëtimit tonë. Unë quhem Arbër dhe dua t’ju tregoj shtëpinë time.
Shqipëria është shtëpia ime”, thuhet në videon e publikuar nga Rama.

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

FOTO/ Vizitorë të shumtë zgjedhin ujërat termale të Bënjës në ditët e para të 2021

TIRANË, 3 janar /ATSH/ Ujërat termale të Bënjës, 13 km larg qytetit të Përmetit, një fenomen i rrallë natyror ka tërhequr këto ditë të para të vitit vizitorë të shumtë vendas.

Vizitorët e shumtë të cilët kanë populluar gjatë këtij fillim viti këtë zonë kanë zgjedhur ti festojnë ndryshe festat duke shijuar burimet e ujërave termale që janë natyralë dhe kanë veti terapeutike të ndryshme.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili thekson se, “në Shqipëri mund të lahesh edhe në dimër. Madje, mund t’i festosh ditët e para të vitit të ri duke u zhytur në “Ujërat Termale të Bënjës”. Monument Natyre. Destinacion natyror gjithëvjetor në rrethin e Përmetit”.

Ujërat Termale të Bënjës janë një nga resurset natyrore më të çmueshme. Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla që formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Rreth 50 kilometra dedikuar ecjes në Parkun e Llogorasë/ Shtegu i Çezarit ndërthur dimensionin natyror me atë kulturor

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Ecja në natyrë është aktiviteti kryesor në Parkun Kombëtar Llogora, ku janë markuar 9 shtigje, rreth 50 kilometër gjithsej, të aksesueshme për të gjitha grupmoshat.

Duke ndarë foto nga Llogoraja, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se “një nga shtigjet kryesore është ‘Qafa e Çezarit-Burimi i Ponaçes’”.

“Shtegu i Çezarit është krijuar si shteg i cili lidh së bashku Parkun Kombëtar Llogora, Parkun Natyror Karaburun dhe Monumentin e Natyrës Delta e Përroit të Palasës. Ky shteg ndërthur dimensionin natyror me atë kulturor dhe risjell një nga ngjarjet historike më të përmendura për periudhën antike”, tha Klosi.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link