Kategori: Travel

GUIDE TURISTIKE nga e gjithe Shqiperia.
Tani keni mundesine te gjeni ne kohe reale ne kete site te dedikuar per Guide Turistike te fshatit.

  • Rruga e re Berat – Drobonik/ Impakt në zhvillimin e turizmit, lehtësi qarkullimi për banorët e fermerët

    Rruga e re Berat – Drobonik/ Impakt në zhvillimin e turizmit, lehtësi qarkullimi për banorët e fermerët

     


    TIRANË, 2 prill /ATSH/ Kryeministri Rama ishte sot në qarkun e Beratit dhe ndaloi në fshatin Drobonik, ku inspektoi ndërhyrjet që po bëhen për përmirësimin e shtresave asfaltike, në segmentin Berat – Drobonik.

    Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se fshati Drobonik ka ndër prodhimet më të larta ushqimore në vend sidomos për ullinjtë dhe qershitë, ndërsa sa i përket investimit infrastrukturor ai tha që ka rreth 30 vjet që kërkohet nga banorët e zonës.

    Banorët e Drobonikut tashmë mund të përfitojë nga një premtim i realizuar përmes një kontrate me vlerë rreth 48.95 milionë lekë me TVSH. Projekti përfshin rrugën që fillon në fund të lagjes Gorricë të qytetit të Beratit dhe përfundon në qendër të fshatit Drobonik me gjatësinë prej 5.5 km.

    Ministri Klosi tregoi edhe që fshati Drobonik ka vlera kulturore, pasi në kishën e fshatit është xhiruar filmi i Skënderbeut, si dhe nga ana tjetër aty ka nisur të zhvillohet tashmë sporti i hedhjes me parashutë, nga Mali i Partizanit, për të cilin ka filluar edhe një projekt rigjelbërimi.

    “Kjo është një rrugë që edhe sot frekuentohet shumë nga turistët, pasi në sistemin e rrugëve figuron si rrugë e vjetër, ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore dhe ka shërbyer edhe zyrtarisht për lidhjen e Beratit me Gjirokastrën. Bërja e kësaj rruge shënon një nga pesë hyrjet e reja të Beratit, duke e lidhur Beratin tashmë, jo vetëm me hyrjen klasike drejt Lushnjës, që deri para 2013 ishte pothuajse e pakalueshme. Tashmë Berati ka 6 hyrje të reja, një strategji e re e cila do të sjellë shumë fryte,” tha ministri Klosi duke përmendur edhe shtimin e numrit të strukturave akomoduese e duke premtuar që Berati do të ketë më shumë mbështetje për agroturizmin.

    “Berati si destinacion turistik nuk është vetëm një premtim i realizuar, por një pol i fortë turizmi për të gjithë atë që ne e kemi quajtur Toskanën e re në Shqipërinë e Jugut. Nuk kemi industri të rënda që e prishin zonën Berat-Përmet. Nuk ka asnjë copë tokë të pambjellë, banorët këtu janë të jashtëzakonshëm dhe punojnë 24 orë në ditë,” përfundoi ministri Klosi.

    Tashmë me përmirësimin e rrugës një premtim publik i realizuar për Beratin, do ti shtohen më shumë vizitorët e ndërsa banorët e fermerët do të kenë më të lehtë qarkullimin në këtë ballkon të bukur të qyteti.

    Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
    NESE PO KERKONI TE NDERTONI FAQE INTERNETI LEXONI KETE ARTIKULL
    FAQE INTERNETI
  • Sezoni turistik/ Klosi: Së shpejti nis vaksinimi i stafeve në sektorin e turizmit

    Sezoni turistik/ Klosi: Së shpejti nis vaksinimi i stafeve në sektorin e turizmit

    TIRANË, 30 mars/ATSH/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi sot se së shpejti do të nisë vaksinimi i stafeve të sektorit të turizmit dhe hotelerisë, çka do t’i hapte rrugën një sezoni turistik sa më të plotë.

    Ministri Klosi zhvilloi sot një takim me shoqatat në fushën e turizmit, hotelerisë, operatorëve turistikë dhe restoranteve, ku theksoi se vaksinimi do të kryhet sipas listave të përgatitura nga shoqatat në sektorin e turizmit.

    Në këtë proces fillimisht do të përfshihet stafi që në industrinë e turizmit ka kontaktin e parë me operatorët turistikë.

    “Do të dëshironim shumë që të ishim një vend nga të parët në rajon edhe natyrisht me një iniciativë unikale mbase edhe në Europë, ku hoteleri turizmi të vaksinohet i pari. Të kemi mundësinë që të jemi ashtu si në vitin e kaluar një vend me kufi të hapur, një vend që pret turistë natyrisht nga i gjithë rajoni si zgjedhje e tyre e parë, por edhe tregje që tashmë i kemi konsoliduar”, u shpreh ministri Klosi.

    Me vaksinimin masiv të gjithë sistemit të turizmit, vijoi ministri, do të kemi mundësinë që të jemi përsëri konkurrent i fortë në këtë industri shumë të vështirë.

    Sipas tij, viti 2021 të jetë viti i rizgjimit të biznesit të turizmit në shkallë botërore, por po ashtu edhe për sa i përket turizmit të brendshëm, turizmit rajonal, turizmit mbarëkombëtar edhe atij të vendeve të tjera të rajonit.

    “Viti i kaluar ishte viti më i keq i turizmit në historinë e tij botërore dhe rajonale”, u shpreh ministri.

    Megjithatë, theksoi ai, Shqipëria ja doli që të kishte një biznes të qëndrueshëm që mundi të mbijetonte.

    “Këtë e tregoi dhe fakti se edhe kjo problematikë shumë e madhe përsëri nuk i ndali investimet në infrastrukturën hoteliere, si në gest house, bujtina, agroturizëm”, deklaroi Klosi.

    Më tej ai theksoi se shoqatat e turizmit duhet të hartojnë një listë të hoteleve të cilat kanë kontratat më të sigurta me operatorët turistikë.

    “Do të duhet të kemi një listim të hoteleve dhe pikave që vizitohen më shumë dhe që janë, le të themi ato pikat e para që duhet të vaksinohen, pasi ne kemi mundësi që të vaksinojmë një numër të konsiderueshëm në sektorin e turizmit”, deklaroi Klosi.

    Prioritetet do të vazhdojë të jetë vaksinimi i grupeve të targetuara tashmë dhe sidomos të moshës së tretë, të cilët janë më të rrezikuarit.

    Por, shtoi ministri, do të doja shumë që ne ta rikthenim edhe këtë proces në një proces marketingu për Shqipërinë.

    “Në një proces ku ajo çfarë ne kemi edhe kryefjalën e turizmit shqiptar, mikpritjen edhe sjelljen e mirë karshi qytetarëve të shoqërohet edhe me një garantim nëpërmjet vaksinimit të higjienës dhe të kushteve të trajtimit të sëmundjes”, tha ministri.

    Ai bëri të ditur se pavarësisht procesit të vaksinimit përsëri protokollet e sigurisë për infektimin nga COVID-19 do të zbatohen, pasi duhet të sigurojmë një sistem turistik të kontrolluar edhe të certifikuar nga pikëpamja e garancisë së mos infektimit.

    /a.a/r.e/

    Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

    Source link

  • Rama në agroturizmin në Mirditë, apel emigrantëve: Investoni te shtëpia e të parëve që të bëhet e ardhmja juaj

    Rama në agroturizmin në Mirditë, apel emigrantëve: Investoni te shtëpia e të parëve që të bëhet e ardhmja juaj


    TIRANË, 30 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama vizitoi sot një agroturizëm në zonën e Mirditës, ku u bëri thirrje emigrantëve të investojnë të ardhurat e tyre në tokën e të parëve, që të bëhet e ardhmja e tyre”.

    “Ky është Kola, një mirditor kokëfortë që nuk e ka lënë tokën këtu. Merreni rrugën, në Mirditë nuk keni vetëm Kolën, por keni disa me radhë që ju ofrojnë gjithçka e bën të bukur natyrën shqiptare, traditën shqiptare dhe mbi të gjitha traditën mirditore”, tha Rama.

    Unë, vijoi kryeministri, “jam shumë krenar që ne i kemi dhënë mbështetje edhe Kolës edhe të tjerëve.

    “Do vazhdojmë t’i japim mbështetje që toka e të parëve të bëhet e ardhmja e këtyre familjeve, që toka e të parëve të bëhet e ardhmja e emigrantëve që janë jashtë që kursimet e tyre t’i investojnë në këto zona të mrekullueshme ku mjafton të rilindë shtëpia e të parëve, të hapet dera, të ofrohet mikpritja, ushqimi i zonës, buzëqeshja dhe besnikëria e zonës që merr në mbrojtje çdo mik që shkel në kufirin e vetë dhe e ardhmja është e sigurt”, tha Rama.

    Kryeministri tha se “shumë më tepër fitime ka këtu se sa me qenë atje në emigracion dhe me punuar për të tjerët e me marrë në fund një pagë”./m.m//a.a/

    Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

    Source link

  • Rrugëtimi ekoturistik Bënçë-Lekdush-Progonat-Gusmar-Rexhin-Nivicë/ Atraksionet e një treve jo shumë të shkelur

    Rrugëtimi ekoturistik Bënçë-Lekdush-Progonat-Gusmar-Rexhin-Nivicë/ Atraksionet e një treve jo shumë të shkelur

    TIRANË, 29 mars /ATSH- Shkëlqim Hajno/ Për një udhëtim ekoturistik që nis nga Bënça e bashkisë Tepelenë, për të “eksploruar” hapësirën gjeografike Bënçë-Lekdush-Progonat-Gusmar-Rexhin-Nivicë; sigurisht që nuk të mjafton një ditë.

    Por nuk mund të hysh në luginën e Bënçës, pa u mahnituar me Urekanalin (Akuaduktin) e Ali Pashë Tepelenës, një vepër e periudhës së pashallëkut të Janinës, me dy kate: kati i parë ku kalonin njerëz e kafshë dhe kati i dytë: ku qarkullonte uji për të ujitur arat e pakta të këtij fshati me emër, edhe gjatë dekadave të fundit për shkak të polifonisë së njohur të Grupit të Bënçës, ku jeton edhe korifeu i këtij grupi, njeriu me emër mali: Golik Jaupi.

    Fare pranë Urëkanalit mund të shohësh nje objekt interesant të kultit bektashi, me gurë të gdhendur i quajtur nga vendasit : Mekami.

    Por në hyrje të Bënçës kur pejzazhi të shfaqet si një tablo e gjerë kalimtari mund të shohësh një vilë dykatëshe ndanë rrugës automobilistike. Lexon: EKOVILA me shkronja të gdhëndura me gurë lumi si një mozaik. Aty mund të takosh ideatorin e Ekovilës, Sheme Meçaj, i cili këtë mrekulli e ka qëndisur, si Pëlhurën e Penelopës, ditë pas dite e muaj pas muaji, prej gati 10 vitesh me gurë të mbledhur në zajet e lumit alpin të Bënçës. Sipër ka dy-tre dhoma për akomodim, poshtë, një bar të thjeshtë ku të servirin kafe dhe dhallë dhie.

    “Kam peshuar çdo gur e zall në mozaik dhe këtë punë e kam bërë të shtrirë në dhjetë vite-tregon Sheme.

    Këtu, per 4 dhoma kam patur gjithmonë kërkesa nga të huaj po edhe nga turistë vendas nga çdo anë e trojeve tona, thote Sheme, – por këtë vit nuk  punova për shkak të pandemisë.

    Sheme Meçaj ka 30 koshere në tarracat e bujtinës së tij, ndër të parat në Shqipëri.

    Ky oaz quhet EKOVILA edhe për shkak të dhjetra lloje bimësh, pemësh frutore, një parku me bletë dhe të një kopsht botanik të vërtetë që ka. Fasadat, harkadat, korridoret e rrugicat e kalimit gërshetohen me mozaike pa fund dhe ide të flaorës dhe faunës malore të këtyre anëve. Zbret shkallaret përmes një tuneli të gjelbër me hardhi dhe del në Shesh i Miqve, i “pagezuar” kështu nga Shemja, ku prehen miqtë, dhe ku një objekt një katesh i tëri i dekoruar me mozaikë, të mbërthen nga kureshtja…..Kudo, duart e mjeshtrit të gurit, Sheme…

    Bujtina e veçantë…Kampingu “Lekdushi”. Origjinale, e emërtuar “Vllaqiko”, sipas tipoligjisë së moçme.

    Ndërtimi me kashtë, me një termoizolim të habitshëm, edhe kur jashtë bie borë edhe kur dielli i verës të djeg si saç…Ku mund të dëgjosh gjuhët e vizitorëve ..anglisht…italisht…suedisht…spanjisht…danisht..

    ….Dyshekë brenda kasolles “Vllaqiko” dy sherqë (bruca) ….diku nje dybek…Pamje bukolike naimjane, ekzotike, baritore.

    Sa ke përfunduar kalimin në një rrugë ende të pashtruar malore po mjaft të mirë mes maleve dhe ke lënë pas Kullat e Lerës dhe me tej në sfondin gri Coçkon (vendin e dimerimit të bagëtive të imta. Aty mund të dallosh nga larg edhe Shpellën e Bilbilenjve) ; ke kaluar mbi Fshatin e Vjeter (toponim/Lekdush) dhe ke lene pas shpine Gerxhunin,; kur, papritur te shfaqet një tableë shqip-anglisht . Makina tani hyn çuditerisht befas në sfalt të vijezuar si në qytet, nga Lekdushi në Nivicë…!

    Ideja e Nikut. Ende pa e përfunduar investimin origjinal, ka zgjuar kërshërine e dhjetëra turistëve vendas e të huaj që frekentojnë Kurveleshin e Sipërm në itinerarin jugor: Tepelene-Bënçë ( 6,5 km )-(“Ekovila” e Sheme Meçajt-Urekanali (Akuadukti i Ali Pashë Tepelenës) -Lekdush-Progonat-Gusmar-Rexhin-Nivice.

    Ujëvara e Peshtures (Lekdush ) Kanionet e Gures (Progonat) , kanionet e Stomiries si të lara me dyll të kuqërremtë (unikale në botë), kanionet e Nivices, Shpella me Qiell (Nivice), Kalaja antike (Nivice), Kroi i Zotnise (Llufe-Rexhin), kantina “Xhebro”(Llufe), bora ne Kandrevice….Sheshet e Nikes (Llufe)…Si në një përrallë edhe me ushqimet bio…..të kësaj ane e shumëçka tjetër; janë vetëm disa, nga visaret e këtyre anëve…

    Të thonë se po asfaltohet pas sistemimit rruga Gusmar-Kuë. Dhe te ky fshati me tri germa (Kuç), mund te shkosh tani për 9 minuta!…

    Sa larg dhe sa afër.

    e.xh/j.p/

    Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

    Source link

  • Nisin fluturimet direkte Emiratet e Bashkuara Arabe-Shqipëri/ Klosi: Ndikim në rritjen e numrit të turistëve, ulje e kostos së udhëtimit

    Nisin fluturimet direkte Emiratet e Bashkuara Arabe-Shqipëri/ Klosi: Ndikim në rritjen e numrit të turistëve, ulje e kostos së udhëtimit

    TIRANË, 28 mars/ATSH/ Kanë nisur ditën e sotme fluturimet direkte Emiratet e Bashkuara Arabe-Shqipëri.

    Kompania “flydubai” do të kryejë fluturimet dy herë në javë për në Tiranë duke u bërë linja e parë ajrore me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe që ofron fluturime direkte në këtë itinerar.

    Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi sot se vendosja e kësaj linje pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve dhe uljen e kostos së udhëtimit për këto vende.

    Nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku dhe u zhvillua një ceremoni me rastin e fluturimit të parë të kësaj kompanie në Shqipëri, ministri Klosi e konsideroi një ditë shumë të rëndësishme dhe një kapitull të ri për aeroportin shqiptar në përgjithësi, dhe për fluturimet shqiptare nga Dubai dhe vendet e largëta.

    “Është një ngjarje shumë e rëndësishme për fluturimet shqiptare, pasi realisht këtë vit me daljen nga pandemia do të kemi nevojë për tregje të reja. Dubai përfaqëson një pikë shumë të rëndësishme të marrëdhënieve të turizmit shqiptar me botën aziatike dhe arabe dhe po ashtu do të kemi të gjitha mundësitë që nëpërmjet dy fluturimeve në javë, të kemi komunikim me turistët e një tregu shumë të rëndësishëm për ne”, tha Klosi.

    Ai tha se duke parë edhe kërkesat e shumta që ka edhe nga komuniteti shqiptar për të lëvizur drejt Dubait pritet që të shtohet frekuenca e fluturimeve nga dy herë në javë në katër herë në javë në muajt e verës dhe të vjeshtës.

    “Viti 2021 do të shënojë një vit shumë të rëndësishëm për turizmin shqiptar, rihapja e turizmit është një objektiv ynë madhor. Fushata e vaksinimit do të shërbejë që i gjithë sistemi i mikpritjes së turizmit shqiptar të jetë i vaksinuar dhe kjo është një nga kërkesat kryesore për operatorët, të cilët operojnë nga vendet e long call, thirrjet e largëta, të cilët tashmë e kanë Shqipërinë si destinacion. Ne na del si detyrë që shumë shpejt të fillojmë komunikimin me kompanitë e operatorëve turistikë, të cilët tashmë shfrytëzojnë infrastrukturën e re të ndërtuar në Shqipëri. Viti 2021 do të jetë një vit shprese për sektorin e e turizmit shqiptar dhe ne shpresojmë shumë që t’ia dalim që të realizojmë objektivin tonë madhor 10 milionë turistë në vit në Shqipëri, që është një objektiv krejtësisht i realizueshëm, natyrisht duke shtuar shumë këtë infrastrukturë, duke ofruar investimet në marrëdhëniet që kemi ne me operatorët turistikë me vendet fqinje, dhe duke forcuar shumë lidhjet me rajonin”, deklaroi Klosi.

    Ai tha se “është një ngjarje e jashtëzakonshme ky fluturim i parë drejt Tiranës nga Dubai, pasi do të vazhdojmë gjatë gjithë sezonit turistik që të mbajmë marrëdhënie shumë të mira me kompanitë operatore dhe natyrisht me të gjithë ata që duan të zhvillojnë turizmin në Shqipëri”.

    Në promovimin për vendin tonë, kompania “flydubai” shprehet se, “Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, u ofron vizitorëve një gamë të gjerë të trashëgimisë dhe pamjeve kulturore, duke përfshirë disa muze. Për më tepër, Shqipëria është e njohur për kështjellat dhe vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Parqet e tij natyrore dhe malet, lumenjtë dhe liqenet, dhe ujërat termale tërheqin vizitorët që kërkojnë aktivitete dhe aventura në natyrë. “flydubai” ofron shërbime të përshtatshme dhe të besueshme të udhëtimit. Pasagjerët do të kenë mundësinë të provojnë klasin e biznesit duke shijuar hapësirë dhe privatësi në kabinë, një vend të gjerë, të rehatshëm, argëtim gjatë fluturimit me filmat më të fundit dhe shfaqjet TV të disponueshme për të parë dhe një sërë opsionesh ngrënieje. Pasagjerët gjithashtu do të përfitojnë nga një shërbim i përparësisë së check-in në Terminalin 3, Dubai International”.

    “Përvoja e pasagjerëve të “flydubai” është ridizenjuar për të mundësuar udhëtime në një mjedis të sigurt që minimizon kontaktin e ekuipazhit dhe pasagjerëve dhe u ofron udhëtarëve besim në çdo hap të udhëtimit të tyre. Kompania ajrore kohët e fundit ka prezantuar siguri në udhëtime me shumë rreziqe, duke përfshirë dhe zbatimin e protokolleve COVID-19 për t’u ofruar pasagjerëve qetësi më të madhe gjatë udhëtimit”, thekson kompania.

    Tarifat dhe orari i fluturimeve

    Fluturimet nga Terminali 3, Dubai International (DXB) për në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës (TIA) do të operojnë të Enjten dhe të Dielën dhe shërbimi fillon nga 28 mars.

    Tarifat e Kthimit të Klasit të Biznesit nga DXB në TIA fillojnë nga 8,000 AED dhe Tarifat e Klasës Ekonomike fillojnë nga 2,000 AED.

    Tarifat e Klasës së Biznesit të Kthimit nga TIA në DXB fillojnë nga 1,800 EUR dhe Tarifat e Klasit Ekonomik fillojnë nga 420 EUR.

    Numri i Fluturimit Frekuenca Largimi nga Aeroporti Koha e largimit  Mbërritja në Aeroport Koha e mbërritjes 
    FZ 1053 të Enjteve, të Dielave DXB 09:35 TIA 12:30
    FZ 1054 Të enjteve, Të dielave TIA 13:30 DXB 21:55

     

     

     

    /r.e/

    Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

    Source link

  • Agroturizmi e ardhmja e ekonomisë rurale në Shqipëri

    Agroturizmi e ardhmja e ekonomisë rurale në Shqipëri

    TIRANË, 27 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “agroturizmi është e ardhmja e ekonomisë rurale në Shqipëri”.

    Gjatë një takimi në agroturizmin “Gjepalaj” në Shijak  Kryeministri Rama tha se “kjo dallëndyshe e parë e zonës së mrekullueshme këtu që ka future edhe agroturizmin në zonë është një kontribut i madh për modelin që ne po krijojmë”.

    “Ke qenë skeptik në fillim kur të nxitnim të merreshe me këtë punë, tani ja ku e ke këtu”, – tha Rama.

    Gjepali tha se “deri tani jemi të kënaqur mendonim se me pandeminë do të kishim probleme, por jo nuk e ndiem. Vijnë shumë familje madje edhe të huaj”.

    “Në dy vite kam arritur rezultate që nuk i prisja gjithmonë mendoja si ti transformoja tokat e mia si ato që shikoja jashtë. Në fillim kur nisa të bëja këtë më thoshin njerëzit e çmendur i bëjnë këto gjëra”, – tha Gjepali.

    Më tej Kryeministri Rama tha se “sot isha tek kompania e prodhimit të ëmbëlsirave spektakël, një fabrikë e re dhe ishin produktet e eksportit fantastike. Do rrisim pagën minimale në katër vitet që vijnë, u rrit, por është e ulët prapë me thënë të drejtën. Janë punëtorët me të motivuar”.

    Ne, vijoi Kryeministri kemi bërë edhe lehtësimin maksimal për marrjen e punëtorëve nga jashtë vendit.

    “Punëtorët nga jashtë janë nga Pakistani, India, Bangladeshi, Filipinet dhe me pagat që jepni ju janë më se të kënaqur dhe punojnë non stop nga mëngjesi në darkë. Nuk ka më nga historitë e konsullatave është me vizë elektronike, 7 ditë mund t’i marrësh punëtorët nga jashtë. Kanë filluar të marrin punëtorë nga jashtë dhe janë të kënaqur”, – tha Rama.

    /k.s/

    Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

    Source link

  • Nga restaurimi i Amfiteatrit, te Porti i ri turistik/ Platforma e zhvillimit të turizmit në Durrës

    Nga restaurimi i Amfiteatrit, te Porti i ri turistik/ Platforma e zhvillimit të turizmit në Durrës

    TIRANË, 26 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama delaroi sot se investimet që po kryhen dhe ato që planifikohen në mandatin e tretë do të risin peshën e Shqipërisë në hartën e turizmit mesdhetar.

    “Faktet flasin vet lidhur me ndryshimin e rëndësishëm që ka ndodhur në sektorin e turizmit, por të gjitha eksperiancat tuaja dhe gjithçka kemi arritur të dëgjojmë e mësojmë prej jush tregojnë shumë qartë që potenciali është ende shumë i madh dhe mundësitë ende shumë të mëdha”, tha kryeministri.

    Kryeministri deklaroi se investimet që po kryhen dhe ato që planifikohen gjatë mandatit të tretë rrisin peshën e Shqipërisë në hartën e turizmit mesdhetar.

    “Durrësin cilësohet si pika më e fortë e gravitetit të industries turistike në Shqipëri dhe ne mund të themi me plot gojën se me ndërhyrjet e rëndësishme që planifikojmë në këtë territor gjatë mandatit të tretë do të jenë një suport i jashtëzakonshëm për industrinë e turizmit, Këto ndërhyrje do të rrisin peshën e Shqipërisë në hartën e turizmit mesdhetar, arsyet për të ardhur në Shqipëri dhe patjetër mundësitë e të gjithë operatorëve turistikë për të patur një masë kritike më të rëndësishme klientësh që kërkojnë të vijnë dhe që kërkojnë të akomodohen në strukturat tona të mikpritjes”, shtoi Rama.

    Rama, në takimin me operatorët turistikë të kësaj zone u ndal në disa prej projekteve që po zbatohen në këtë qytet.

    “Ne sot kemi diskutuar për projektin e madh të ndërhyrjes në zonën historike-arkeologjike të Durrësit ku faktikisht nëse i referohemi shifrave për amfiteatrin kemi një numër të konsiderueshëm vizitorësh, por nëse u referohemi mundësive që ka ajo zonë jemi vërtet larg arritjes së maksimumit. Kemi të gjitha arsyet të besojmë se me ndërhyrjet që kemi planifikuar me rrjetin e aktorëve që janë përfshirë në këto ndërhyrje nga Bashkimi Europian në kuadrin e donacionit të rëndësishëm për periudhën pas tërmetit, te Fondi Amerikan i Zhvillimit, Qeveria dhe Bashkia, mund të bëjmë një transformim të rëndësishëm dhe të rrisim fuqinë e këtij magneti në zemër të Durrësit”, u shpreh kryeministri.

    Kryeministri renditi amfiteatrin, muzealizimin e Torres, Velerën dhe Portin e ri turistik si platforma të zhvillimit të turizmit në këtë qytet.

    “Restaurimi i mureve ka nisur në kuadrin e projektit të adresimit të pasojave të tërmetit nga BE dhe jemi në një fazë të avancuar të projektit të Amfiteatrit dhe lagjen përreth, ku janë një numër jo i vogël godinash që i shohim si një aset shumë i vlefshëm në funksion të kthimit të asaj lagje në një lagje historike e turistike, siç kemi bërë në Korçë apo në Vlorë. Po ashtu, me muzealizimin e Torres, përfundimin e Velerës dhe me fillimin e investimit të madh të portit të Durrësit, ku do të ndodh një spostim nga të gjitha pikëpamjet, ai i largimit të portit tregtar nga zemra e qytetit, si dhe me projektin që po punojmë së bashku me bashkinë për shëtitoren, për lungomaren e re që do të përshkrojë plazhin e dhe do tu vijë në ndihmë të gjithë operatorëve, jam i bindur se krijojmë një platformë të re zhvillimi për sa i përket turizmit në radhë të parë“, u shpreh Rama.

    Nga ana tjetër, vuri në dukje kryeministri, investimi në Porto Palermo do t’i ndryshojë edhe imazhin qytetit të Durrësit, që shpesh ka qenë subjekt i reportazheve në kanale televizive europiane.

    “Mos harrojmë edhe faktin se Durrësi ka qenë i penguar në zhvillimin e tij të turizmit dhe tërheqjen e më shumë turistëve sidomos atyre kategorive që janë turistë që shpenzojnë më shumë edhe si pasojë e një nami të tmerrshëm që ka patur për shkak të vatrës kancerogjene të plehrave në Porto Romano. Janë bërë disa kronika të tmerrshme e reportazhe të tmerrshëm për atë vatër në disa kanale televizive europiane dhe ato kanë dëmtuar shancet e qytetit për të patur më shumë turistë”, u shpreh rama.

    Tanimë, tha ai, kjo i takon të shkuarës.

    “Ne në vend të asaj vatre kancerogjene, tani po i japim formë një ecoparku të madh që do të jetë një atraksion i shtuar në ofertën e operatorëve turistikë do të ofrojë mundësi për të gjitha moshat, fëmijët e të rinjtë që janë, e pjesa që ka më shumë kërkesa për të lëvizur gjatë pasditeve apo fundjavave”, tha ai.

    Më tej, Rama tha se edhe fakti Durrësi bëhet një qytet me një park të prodhimit të energjisë së diellit, falë investimit të kompanisë franceze “Voltalia” edhe faktit që Durrësi bëhet një qytet ku ndërthuren në mënyrë të veçantë e shkuara dhe e sotmja dhe e ardhmja me kaq shumë aspekte të profilit të vet dhe sidomos si rezultat i vendosjes në hartën e Mesdheut të njërit prej porteve janë ndihmë e punës së operatorëve turistik

    Sipas kryeministrit, në këtë periudhë janë më shumë se trefishuar investimet në infrastrukturën hoteliere të vendit.

    “Kemi më shumë se trefish struktura akomoduese dhe kërkesat për të ndërtuar hotele nuk pushojnë në vijën bregdetare që do të thotë se po shkojmë në drejtimin e duhur në këtë aspekt”, tha ai. /a.a/

    Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

    Source link

  • Sezoni turistik/ Do vlerësohet ideja e vaksinimit të stafeve të hoteleve

    Sezoni turistik/ Do vlerësohet ideja e vaksinimit të stafeve të hoteleve

    TIRANË, 26 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot nga Durrësi se do të vlerësojmë idenë e vaksinimit të stafeve të hoteleve.

    Në një takim me operatorët turistikë, Kryeministri Rama u shpreh se, “me shumë dëshirë dhe seriozitet do ta vlerësojmë”, propozimin e sjellë në vëmendje si mjet për një sezon turistik më të çliruar nga ndikimi i pandemisë.

    “Do ta vlerësojmë dhe të shohim nëse bëhet e kombinuar me ofertën, pra nëse një hotel ka një marrëdhënie me Izraelin ku tanimë është kryer një përqindje e jashtëzakonshme e vaksinimit të popullatës dhe ata kanë filluar të marrin pasaportat e gjelbra dhe pashë pardje që kishin filluar të bënin marrëveshjet me hotelet në Maltë për grupet e tyre. Këto mund të jenë incentiva që ne mund të bëjmë diçka në këtë drejtim. Nuk po e premtoj sepse është thjesht një ide që tani e dëgjova dhe këtu po e flasim, por mund të jetë një ide interesante dhe ta shohim me shumë dashamirësi”, – nënvizoi Rama.

    Kreu i qeverisë u shpreh se, “për mua nuk diskutohet që Shqipëria asetin e vet më të madh për gjeneratat e tjera ka bukurinë që i ka falur Zoti dhe të cilën ne kemi bërë çmos si njerëz të Zotit që ta relativizojmë duke e dëmtuar nga të katër anët me dekada të tëra”.

    “Janë edhe jashtëzakonisht shumë bukuri për të kthyer në ekonomi dhe turizmi është absolutisht industria jonë e të sotmes dhe të ardhmes që nuk do të na lërë kurrë në baltë. Çfarëdo që ne mund të bëjmë për turizmin do ta bëjmë me patjetër. Në aspektin e mbështetjes direkte ne kemi bërë atë që duhet dhe atë që normalisht mund të bëjë  shteti në atë pikë”, – tha Rama.

    Por, vijoi Rama, në aspektin e mbështetjes indirekte, por shumë të rëndësishme të përmirësimit të gjithë hapësirës dhe klimës që operon industria e turizmit ne mund të bëjmë shumë dhe do vazhdojmë të bëjmë shumë.

    Më tej Rama tha se, “sot po ecnim nëpër një pjesë të Durrësit ku po bëhet një risistemim i të gjithë trotuareve. Vetëm nga risistemimi i asaj infrastrukture aty është vënë re rritja e çmimit të apartamenteve në atë pjesë”.

    “Çdo përmirësim që ne e bëjmë në hapësirën dhe me klimën e të bërit biznes të turizmit menjëherë e rrit cilësinë e ofertës tuaj dhe rrit edhe mundësinë tuaj për të pasur më shumë kërkesë”, – tha Rama.

    /k.s/j.p/r.e/

    Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

    Source link

  • Nuk janë problem numrat e turistëve, nevojitet rritja e kualitetit të ofertës turistike

    Nuk janë problem numrat e turistëve, nevojitet rritja e kualitetit të ofertës turistike

    TIRANË, 26 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “sot në Shqipëri nuk janë problem numrat e turistëve, por është e nevojshme të rrisim kualitetin e ofertës”.

    Në një takim me operatorët turistikë në Durrës, Kryeministri Rama iu përgjigj shqetësimeve të tyre mbi problematika në fusha të ndryshme që lidhem me këtë sektor.

    “Ne sot fatmirësisht kemi hyrë në fazë që nuk kemi problem numrat e tursitëve në kushte normale, po të heqim pandeminë. Operatorët serioz nuk kanë problem se hotelet kryesore po kërkojnë kapacitete shtesë. Pra nuk janë problem numrat por si ta rrisim kualitetin e ofertës”, tha Rama.

    Kryeministri foli edhe për problemin që ndeshin qytetarët dhe turistët me transportin urban.

    “Problemi i linjave urbane, siç e kemi parë dhe me Tiranën të paktën, duke nisur me eksperiencën time si kryetar bashkie është që linjat urbane janë lehtësisht të përmirësueshme, por problemi është i ksotos që kanë dhe çmimit që paguhet për biletën”, tha Rama.

    Faktikisht në Tiranë, deklaroi ai, “përmirësimi është i paimagjinueshëm në krahasim me çfarë ka qenë në të kaluarën, ku gjithë qarkullimi bëhej me furgona”.

    “I keni harruar, duket sikur nuk ka ekzistuar kurrë, ishte një çmenduri e vërtetë. Dukej Unaza e Tiranës si lumë me sardele që ngjiteshin nëpër kutia e dilnin nga kutitë me rrota. Ishte tmerr, por është e lidhur me koston dhe me biletën që paguhet. Nuk e di konkretisht  si funksionon në linjën që përmendët është delikat shumë shërbimi i transportit publik, si urban edhe ndërurban, që ne se kemi, sepse është shumë sensitive në kosto”, tha Rama.

    Po ashtu, Kryeministri theksoi se “është e patolerueshme që të mos jetë perfekt kontakti i parë i turistit në pikën e parë kur hyn në Shqipëri”. “Ne do vazhdojmë të jemi të vëmendshëm se pavarësisht përmirësimeve nuk është e mundur të jetë gjithçka perfekt”.

     

    Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

    Source link

  • Vaksinimi i 500 mijë qytetarëve deri në qershor/ Bazë e arsyeshme për një sezon turistik më të lehtë

    Vaksinimi i 500 mijë qytetarëve deri në qershor/ Bazë e arsyeshme për një sezon turistik më të lehtë

    TIRANË, 26 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi se sigurimi i një sasie të madhe dozash vaksinash do të na japë mundësinë për të patur një sezon turistik më të lehtë.

    “Sot mund të buzëqeshni, sepse me sigurimin e sasive të konsiderueshme të vaksinave, që na jep mundësinë të nisim vaksinimin intensiv, vëmë një bazë të arsyeshme për të patur një sezon turistik më të lehtë“, tha Rama gjatë një takimi me operatorët turistikë në Durrës.

    Kryeministri duke e cilësuar sezonin e shkuar jashtëzakonisht sfidues për shkak të pandemidë, bëri të ditur se deri në fund të muajit maj pritet të kryhet vaksinimi i 500 mijë qytetarëve.

    “Këtë vit në në radhë të parë do të sigurojmë që kufiri me Kosovën të jetë absolutisht i hapur dhe në radhë të dytë, do të bëjmë gjithçka na takon që në aspektin e kornizës së aktivitetit turistik të gjithë operatorët turistik të kenë sa më pak shtrëngesa. Dhe së treti, do të bëjmë një vaksinim intensiv. Do të zhvillojmë me shumë këmbëngulje të gjithë procesin e vaksinimit, me synimin që brenda muajit qershor, por duke u përpjekur që kjo të ndodhë deri në fund të muajit maj, të kemi vaksinuar 500 mijë qytetarë“, deklaroi Rama.

    Kryeministri vuri në dukje se vaksinimi është themelor për këputjen e sa më shumë hallkave të zinxhirit të infektimeve.

    Por theksoi ai, është shumë e rëndësishme që paralelisht me vaksinimin të jemi të vëmendshëm të respektojmë rregullat, sepse përndryshe bëhemi ne pengesa për të dalë nga ky tunel që më në fund po shohim dritë. /j.p/r.e/

    Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

    Source link