Posted on

“100 ditë, 100 arritje”/ Sot, 2190 struktura akomoduese për vizitorët më shumë se në vitin 2013

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Shqipëria me bukuritë e saj natyrore, historike dhe kulturore mbetet një atraksion turistik i preferuar i turistëve të huaj dhe vendas. Gjatë viteve të fundit në vendin tonë janë rritur edhe strukturat akomoduese për pritjen e turistëve nga veriu në jug.

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në instastory në rrjetin social Instagram, në rubrikën “100 ditë, 100 arritje”, se sa struktura akomoduese për vizitorë ka sot më shumë se në 2013-ën, 1200 apo 2190″.

Kryeministri Rama thekson se, “2190 struktura akomoduese për vizitorë ka sot më shumë se në 2013. Gjatë 8 viteve të fundit kemi trefishuar strukturat akomoduese për vizitorë e turistë në 3264 të tilla nga vetëm 1074 që ishin në vitin 2013”.

Shqipëria është shumë e pasur me bukuri natyrore, si peizazhet e bukura malore dhe bregdeti mahnitës, të cilat i gjejmë shpesh edhe në guidat e revistat më prestigjioze në botë. Por, përveç këtyre, një vend të veçantë po zë gjithnjë e më shumë turizmi kulturor, ku muzetë dhe kalatë e shumta anembanë Shqipërisë po tërheqin një numër përherë e më të madh vizitorësh vendas, por edhe të huaj.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

FOTOGALERI-Shiroka, magjia buzë liqenit të Shkodrës/ Banorët për ATSH: Pedonalja e re, ndryshim fantastik e një atraksion më shumë


TIRANË, 11 prill/ATSH/  Vetëm 6 km nga Shkodra ndodhet fshati Shirokë. Nën hijen e malit të Taraboshit dhe buzë liqenit, fshati i hershëm i peshkatarëve mahnit me pamjen e tij.  Gojëdhënat rrëfejnë se në Shkodër “ka rënë shprehja, fryn n’Shirokë”. Ç’ka do të thotë se fryn një erë e lehtë nga jugu, prej nga mendohet se ka marrë dhe emrin fshati.

Teksa mbërrin me makinë mund të ndalosh pranë pedonales së rikonstruktuar rishtazi. Me siguri do të marrë vëmendjen  mozaiku i shtruar me motive të qilimit, një ftesë për të hyrë në traditën e zonës. Në fakt për banorët dhe vizitorët pedonalja është qendra, sepse të gjitha rrugicat e shtëpive të nxjerrin aty. E shtëpitë janë të vendosura lart, një kurorë shkodrane e banorëve besnikë.

Rilindja Urbane e Shirokës, synon kthimin e saj në një qendër turistike, argëtuese dhe të pasur në aktivitete sociale në shërbim të komunitetit. Projekti përfshiu restaurimin e 2000 m2 fasada, ndërtimin e 1500 m2 çati të reja, si dhe ndërtimin e një hapësire, prej 1700 m2 parking publik. Hapësira e rikonstruktuar e sheshit është 20.000 m2 në total.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka udhëtuar drejt fshatit të qytetit veriperëndimor dhe është ndalur të bisedoj me vizitorë dhe banorë të zonës.

“Ne e kemi të nevojshme të vijmë këtu. Jemi në pension dhe besoj se ajri më i pastër dhe zonë më e mirë se Shiroka nuk ka. Investimet e bëra na japin mundësi të ecim pa u trazuar dhe të shijojmë bukurinë e kësaj zone. Është bërë një investim i rëndësishëm. Këtu të shtunë e të diel nuk ka vend. Ne që jemi dhe në pension vijmë këtu dhe gjatë javës. Ky investim që është bërë këtu është shumë i mirë, se i ka dhënë njerëzve distancat dhe hapësirat e nevojshme”,- tha një qytetar për ATSH-në.

“Ndryshimi është shumë i mirë për banorët e Shkodrës dhe jo vetëm. Kjo mbase është një nga pikat që plotëson të gjitha kushtet, plazhin, ajrin  e pastër, afër kemi malin dhe patjetër tanimë dhe infrastruktura shumë e mirë. Janë bërë investime shumë të mira”,- tha një tjetër qytetare.

“Kjo është zonë e preferuar për banorët e Shkodrës dhe ky investim këtu e ka bërë shumë të bukur. Është vërtet kënaqësi të vish e të shijosh këtë zonë dhe tani me këtë ndryshim edhe më shumë. Kjo zonë preferohet edhe më shumë tani që është rregulluar pedonalja, rruga, sheshi këtu”,- tha një tjetër qytetar, i cili thuajse vinte çdo ditë me biçikletë në zonën e Shirokës.

“Në kohën e lirë vijmë me shoqe këtu në Shirokë. Mirë krejt është bërë. Vijmë pasdite zakonisht për ecje, është një kënaqësi kjo zonë. Ndryshimi fantastik”,- tha një vajzë e re për ATSH.

“Jam nga Shkodra, vijë këtu në Shirokë për faktin e qetësisë, një gjë që ta dhuron ky vend. Këtu gërshetohen shumë atraksione, kultura, historia, dhe bukuria e peizazhit. Jam i kënaqur për transformimin që ka pësuar zona këtu. Ka vite që banorët e kanë pritur këtë ndryshim. Jam shumë i kënaqur që u është dhënë mundësia banorëve dhe vizitorëve të kësaj zone ta shijojnë bukurinë e natyrës së Shirokës dhe infrastrukturën e mirë të bërë”,- tha një tjetër i ri për ATSH.

“Unë jam banor i zonës. Ky ka qenë një vend jo i pastër, por ky ndryshim tanimë e ka bërë mjaft të bukur këtë zonë dhe mjaft tërheqëse për vizitorët”,- u shpreh qytetari. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

“Sofra Kolonjare”/ Tempull i mikpritjes shqiptare në mes të një natyre përrallore


TIRANË, 6 prill/ATSH/ “Këtu është një mrekulli e vërtetë, një ajër fantastik, një natyrë përrallore, një mikpritje absolutisht e paharrueshme”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në një video të publikuar nga agroturizmi “Sofra Kolonjare” në Korçë.

“Reklamë për “Sofrën Kolonjare”, një reklamë plotësisht e merituar. Jam me Uranin, ka emrin e gjyshit dhe mban fort këtu tokën e të parëve, edhe me Leon, që ka emrin e Mesit. Këtu është një mrekulli e vërtetë, një ajër fantastik, një natyrë përrallore, një mikpritje absolutisht e paharrueshme. Nuk po flas për ushqimin, se e kam provën më të sigurtë Olta Xhaçkën që është edhe deputete këtu në zonën e Kolonjës dhe e njeh shumë mirë punën e ushqimit”, – theksoi Rama.

Kryeministri u shpreh se “hajdeni në zonën e Olta Xhaçkës dhe do mahniteni dhe do ktheheni përsëri”.

Më herët Kryeministri Rama është shprehur se “agroturizmi është e ardhmja e ekonomisë rurale në Shqipëri”. /k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Leskoviku, një tjetër hapësirë e prekur nga Rilindja Urbane

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndaloi sot në Leskovik, në një tjetër hapësirë të prekur nga Rilindja Urbane.

“Kënaqësi kjo ndalesë me njerëzit e qytezës së bukur mes maleve, në një tjetër hapësirë të prekur nga Rilindja Urbane”, tha Rama.

Ai foli me qytetarët mbi procesin e vaksinimit, ndërsa i informoi se për moshën nën 70  vjeç, vaksinimi antikovid do të fillojë këtë javë.

Duke folur për investimet në këtë qytezë, kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai tha se “pedonalja e Leskovikut është pjesë e Rilindjes Urbane”.

“Kemi firmosur ditën e martë, bashkia e Kolonjës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe fillojmë edhe rrugën Ersekë-Leskovik, si pjesë e aksit të rilindjes”, tha ai.

Isai tha po ashtu se, “ka filluar punë edhe nënstacioni elektrik, investim i OSHEE-së që zgjidh njëherë e përgjithmonë për gjithë krahinën e Leskovikut, problemin e kahershëm të furnizimit me energji. Për 6 muaj ky problem do jetë i zgjidhur në qytetin e Leskovikut”.

Ndërkohë, Isai tha se bashkia e Kolonjës me Ministrinë e Financave ka investuar për kthimin e ish-çerdhes së qytetit, nga një godinë e rrënuar, në pallat social, ku do të strehohen familje të pastreha.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Sezoni turistik më i lehtësuar/ Kërkesë e rritur nga Izraeli, Ukraina, Polonia, Hungaria, Çekia apo vendet nordike

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në një studio televizive se sezoni turistik këtë vit do të jetë shumë herë më i lehtësuar për shkak dhe vaksinimit masiv antikovid të popullatës.

Ai u ndal te disa investime që kanë nxitur turizmin.

“Ka shumë raste që punët publike kanë problematika që dalin gjatë punës dhe koha e përfundimit mund të jetë përtej afatit të parashikuar. Ky është rasti i përurimit nesër të shëtitores së Sarandës që nuk lidhet me zgjedhjet. Pavarësisht shëtitores, rrugës, shumë gjëra të tjera janë bërë. Është punuar shumë fort në këtë një e gjysmë mandat, se ky nuk është mandat, dhe këtu kërkoj rikonceptim të dy mandateve. Ne kemi patur një mandat e gjysëm dhe një luftë, jo dy mandate. Por, pavarësisht kësaj, kemi bërë punë të jashtëzakonshme. Për shembull me ujin e pijshëm. Janë 120 kantiere që shtrijnë kilometra tubacione për ndërtimin e ujësjellësve të rinj. Ky sezon do jetë më i lehtësuar për shkak të vaksinës”,- tha Rama.

“Mjafton të bësh një anketë me tur operatorët. Do shikosh se sa shumë kërkesë ka. Ka një kërkesë të rritur nga Izraeli, ka shumë kërkesa nga Ukraina, Polonia, Hungaria, Çekia, vendet nordike. Shumë suedezë duan të vijnë këtu. Ne sapo kemi lidhur një marrëveshje për fluturimet  “North Wing”, që ka si klientë ruso-folësit”,- tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Shëtitorja e re në Sarandë gati më 15 maj/ Transformim thelbësor në pritje të një sezoni të lehtësuar turistik


TIRANË, 9 prill/ATSH/ Shëtitorja “Naim Frashëri” në qytetin e Sarandës, e cila ka marrë një pamje të re dhe infrastrukturë moderne do të përfundojë plotësisht në 15 maj të këtij viti.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, ndoqën nga afër punimet e fundit që po kryhen në shëtitore.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë shëtitore një transformim thelbësor të bregut të qytetit mikpritës, në pritjen e paduruar të një sezoni të lehtësuar turistik.

“Fitoi shumë Saranda me këtë shëtitore, pasi ishte në gjendje të keqe”, – tha Rama.

Kryetari i bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma tha se “me transformimin e shëtitores kanë fituar shumë bizneset, është rritur shumë vlera e pronës, nuk gjen dyqane me qira, pasi punojnë vetë”.

Gurma tha se “është shtuar hapësira publike e plazheve, pasi kjo pjesë menaxhohet nga bashkia dhe është pa pagesë për publikun”.

“Është shtuar edhe gjelbërimi, kemi mbjellë 120 pisha, ndërsa 22 palma janë mbjellë në krahun tjetër, në pjesën e dytë të shëtitores. Janë 130 shtylla që do të kryejnë ndriçimin e gjithë shëtitores. Qytetarët kanë filluar që tani e përdorin për të bërë shëtitjen e darkës”, shtoi Gurma.

Kryebashkiaku Gurma tha se “kemi porositur edhe karriget e lëvizshme që kushdo që të vijë në shëtitore të mund ti lëvizë dhe të ulet ku të dojë”.

Inxhinieri i firmës që po kryen punimet tha se, “jemi në përfundim të të gjitha punimeve dje janë bërë edhe provat për ndriçimin, na kanë mbetur vetëm disa gjëra të vogla. Në 15 maj do të jetë e përfunduar gjithçka sipas kontratës. Edhe pjesa e plazhit do të sistemohet, janë kryer të gjitha kanalizimet të reja”.

Shëtitorja “Naim Frashëri” do të kthehet në një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit turistik. Në shëtitore mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit, si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj.

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Bulevardi i Korçës, çdo ditë rilindin shtëpi të vjetra dhe lindin biznese të reja


TIRANË, 5 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në bulevardin e Korçës ku çdo ditë rilindin shtëpi të vjetra dhe lindin biznese të reja, përgjatë tij e në çdo rrugicë.

Rama siguroi se “këtë dekadë do ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan”.

Kryeministri vizitoi disa biznese bar-restorante, bujtina dhe hotele, të cilat janë ngritur thuajse përgjatë çdo rrugice në Korçë.

I shoqëruar nga drejtuesi i PS-së në qark, Niko Peleshi dhe kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, Kryeministri pa nga afër ambientet e bizneseve të reja që janë ngritur së fundmi në Korçë.

Peleshi tha se “në çdo rrugicë ka të paktën 3-4 bujtina”.

Qytetarë të shumtë që ndodheshin në rrugët e Korçës, duartrokitën Kryeministrin ndërsa ecte përgjatë bulevardit të qytetit.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Rehova, një ndër oazet më të bukura të Shqipërisë


TIRANË, 6 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama në kuadër të turit të tij elektoral në Korçë u ndal në Rehovë, një ndër oazet më të bukura të Shqipërisë.

Kryeministri Rama në fjalën e tij theksoi se me përfundimin e rrugës, që është në fazë të avancuar, Rehova mund të bëhet një destinacion turistik.

“Me shkurtimin e distancës kjo do të jetë zona e re e zbulimit e shqiptarëve dhe e të huajve”, tha Rama.

“Rehova ka një histori të veçantë. Shumë nga banorët e fshatit emigruan në Amerikë, përveç se punuan ata formuan një shoqatë me emrin e fshatit dhe çdo vit mblidhnin fonde dhe i dërgonin për punë publike në fshat dhe në 1930 Rehova ishte me kanalizime, ujëra të zeza, ujësjellës, rrugë, kalldrëme dhe të gjitha. Banorët nuk i shesin shtëpitë, megjithëse kanë emigruar disa prej tyre ose janë shpërngulur drejt Tiranës apo Korçës”, tha kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai.

“Ka filluar njëfarë turizmi i veçantë. Këtu vijnë kryesisht turistë francezë që bëjnë jetën e fshatit duke gatuar me ta, shëtitur me ta”, u shpreh Isai.

Në këtë zonë është ngritur edhe një kamp, i cili vizitohet nga rreth 500 fëmijë gjatë sezonit veror. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Pazari i Gjirokastrës, aty ku çdo muaj hapin dyer, restaurohen e transformohen shtëpi të vjetra në biznese e bujtina

TIRANË, 8 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama vizitoi sot pazarin e Gjirokastrës ku u shpreh se, “çdo muaj hapin dyer, restaurohen shkallë e transformohen shtëpi të vjetra në biznese të vogla e bujtina fantastike”.

“Para 7 vjetësh Gjirokastra kishte vetëm një hotel, ndërsa sot pas operacioneve të Rilindjes Urbane dhe falë energjisë së re që ato çliruan, janë me dhjetra hotele që vetëm shtohen ngado”, tha Rama.

Kryeministri vizitoi biznesin e Ermalit, djalin e Muhedin Makri mjeshtrit të njohur të gurit në Gjirokastër, i cili u nda nga jeta marsin e vitit 2020 në moshën 82-vjeçare.

“Unë e bëj gurin të flasë në të gjitha gjuhët e botës”, tha Ermali, teksa kreu i qeverisë u shpreh se, “tani do lirojmë sezonin dhe do kesh punë se do vijnë njerëz. Besoj se më e keqja është duke ikur e kemi pas krahëve më e mira është përpara”.

Ai i dhuroi kryeministrit edhe një tabelë guri ku kishte shkruar “Voto 12 PS”. “Këtë do ta vë tek zyra e PS atje ”, i tha Rama.

Më pas Rama vizitoi një tjetër mjeshtër, atë të përpunimit të drurit, Anastasin. “Do hapim sezonin turistik edhe të fillojë puna fort. Ndërkohë keni bërë punë keni mbushur, kështu që të hapim sezonin”, tha Rama.

“Gjatë dimrit e kemi pak periudhë mbijetese, por përgatitemi për sezonin turistik veror”, tha Anastasi.

“Qëlloi kjo pandemia, qëlloi keq, por tani do ta shporrim këtë flamë edhe të kemi sezon të mbarë. Besoj që do eci”, u shpreh Rama.

Kryeministri u shpreh se shumë shpejt zbret radha e vaksinimit tek moshat 65-60 vjeç.

Një tjetër tregtare i tha Ramës se “puna po ecën shumë mirë. Fundjava është shumë mirë, kanë ardhur turist goxha, vijnë edhe vendas”.

Kryeministri vizitoi edhe disa bujtina që janë transformuar dhe janë bërë gati të presin turistët vendas dhe të huaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Rama me përfaqësues minoritarë në Finiq: Në sezon vijnë më tepër se 15 mijë turistë



TIRANË, 9 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me miq minoritarë në oazin e bukur “Foinike”, në Finiq, ku gjatë sezonit vijnë 15 mijë turistë.

Duke iu përgjigjur kërkesës së një banori për asfaltimin e rrugës në Finiq, Rama tha se, “patjetër që do ta bëjmë, por të them që e bëjmë rrugën tani për tani nuk e them dot. Po e deshe tani në sekondë voto të tjerët ta sjellin”.

Kryeministri vlerësoi se “kjo zonë këtu është shumë shumë zonë e bukur për agroturizëm dhe duhet të bëjmë nja dy modele që pastaj të fillojnë të tjerët ta ndjekin vetë”.

“Duhet një projekt plus për zonat dhe pastaj me produktet e zonës bën një kryevepër këtu”, tha Rama.

Kryetari i bashkisë Finiq, Kristaq Kico falënderoi Kryeministrin veçanërisht për 3 projektet e rëndësishme në ujësjellësit e zonës, ndërsa theksoi se në fund të 4-vjeçarit bashkia e Finiqit do të jetë nga të parat me ujë 24 orë.

Rama tha se “shumë njerëz nuk e kanë parasysh se këtu nuk ka pasur ujë 24 orë as në kohën më parë, as në kohën e komunizmit”.

Kryetari i bashkisë Kico nënvizoi si një problem shumë shqetësues për zonën furnizimin me energji elektrike, ndërsa kërkoi riparimin e nënstacionit të Livadhjasë që do mbulojë edhe Finiqin dhe Konsipolin.

Ndërkohë deputeti i zonës, Damian Gjiknuri u shpreh se është e vërtetë problematika në këtë zonë, por të mos harrojmë se është bërë unaza e jugut një investim prej 50-60 milionë euro me shtyllat e tensionit të lartë. “Tani besoj se nga informacionet që kam në planet e ardhshme kjo mbetet”, tha ai.

Kryetari i bashkisë Finiq kërkoi që t’i jepet prioritet zhvillimit të agroturizmit, pasi sipas tij, Saranda i ka të limituara mundësitë dhe Finiqi mbetet zgjedhja e dytë shumë e mirë dhe ka kërkesa pa fund nga shoqëritë turistike.

“Jo me shumë shpenzime të futemi pak te infrastruktura dhe ta reklamojmë këtë pasuri që kemi, duke filluar nga teatri antik i Finiqit dhe duke vazhduar me kishën e Shën Nikollës në Mesopotam që është unikale për nga ndërtimi dhe afresket që ka. Duhet ta ndërtojmë një startegji të tillë dhe të vendosim prioritet për zhvillimin e turizmit në këtë zonë”, tha ai.

Një tjetër çështje e rëndësishme për zonën, sipas Kicos, është regjistrimi i pronave pasi janë rreth 60 mijë tituj pronësie dhe deri tani janë marrë vetëm 20 % e tyre.

“E gjeta bashkinë me një borxh që ishte sa dyfishi i të ardhurave vjetore”, tha ai.

Rama theksoi se “këtu nuk kishte as legalizime, ndërkohë që po bëhen azhornimet dhe dixhitalizimi i gjithë hartave”.

Gjiknuri tha se “azhornimi është një nga proceset që mund të kishte ecur më shpejt, por të paktën baza ligjore është vënë. Dëgjoni se çfarë thonë ata të krahut tjetër, thonë se do të shfuqizojnë gjithë ligjet e pronësisë. Domethënë prapë kaos fillojnë vendimet KÇK, zaptojnë prona me vendime gjykatash. Është shumë e rrezikshme kjo, pasi thonë se gjëja e parë që do bëjnë është të shfuqizojnë ligjin e pronave. Të paktën tani kjo çështje është në shina këta duan të ndërtojnë trase të re dhe se çfarë shinash do bëjnë aty, një Zot e di”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link