Posted on

Destinacion “COVID FREE”, 100 milionë lekë për promovimin e Shqipërisë turistike

TIRANË, 13 maj/ATSH/ Qeveria shqiptare ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin.

Këshilli i Ministrave, të mërkurën në mbrëmje, me propozim të Ministrisë së Turizmit ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”, program i cili ka si synim promovimin e Shqipërisë si një vend “COVID FREE”.

Në vendimin e publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave bëhet me dije se ky fond do të përballohet nga nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2021.

Vendimi vjen në prag të sezonit turistik dhe është do të shpenzohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, dhe synimi është promovimi në tregjet ndërkombëtare post COVID-19 dhe prezantimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës COVID-free.

Më poshtë vendimi i plotë:

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2021, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TURIZMIT DHE MJEDISIT, PËR MBËSHTETJEN E TURIZMIT SHQIPTAR PËR PROMOVIMIN NË TREGJET NDËRKOMBËTARE POST COVID-19

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, në programin “Zhvillimi i turizmit”, në artikullin 602 (shpenzime operative), për Agjencinë Kombëtare të Turizmit, i shtohet fondi prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve për mbështetjen e turizmit shqiptar për promovimin në tregjet ndërkombëtare post COVID-19 dhe prezantimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës COVID-free.
  2. Efekti financiar, prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2021.
  3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Sezoni turistik/ Klosi: Aksion rigoroz për moslejimin e ndërtimeve pa leje në bregdet

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha sot se lufta me ndërtimin e objekteve pa leje është një nga përpjekjet e vazhdueshme të realitetit shqiptar.

Në një intervistë televizive, Klosi tha se “është një fenomen që nuk po frenohet dot, por ajo që është shumë e rëndësishme është që Kryeministri ritheksoi edhe në takimin që bëmë sot edhe me drejtuesit e lartë të policisë së Shtetit, por edhe në prezencën e tre ministrave, të Rendit, Drejtësisë, Turizmit dhe Mjedisit  për të dakordësuar institucionet tona për të pasur një proces shumë rigoroz sa i përket mos lejimit të ndërtimit të objekteve pa leje jo vetëm në zonat bregdetare , por në të gjithë zonat urbane, ku nuk mund të lejohet më që të anashkalohet ky problem”.

“Ajo që kërkohet nga Kryeministri është që të kemi një aksion shumë shpejt dhe të shtrirë në të gjithë territorin e vijës bregdetare për të mos lejuar që asnjë ndërtim, i cili ka zënë vijën e rërës dhe vijën e parë të detit në mënyrë të paligjshme të mos lejohet të funksionojë. Kemi mundësi që ky proces të përfundojë shumë shpejt pa filluar sezoni turistik intensiv”, – theksoi Klosi.

Ministri Klosi u shpreh se “po vjet u bë iu njëjti proces në zona të caktuara të bregdetit. Kështu ndodh gjithmonë që para sezonit turistik që në zonat ku është pak më qetësi, këto ndërtime pa leje duhet të pastrohen dhe t’ia lënë vendin menaxhimit të kujdesshëm të vijës bregdetare që të kemi një sezon turistik normal në vendin tonë”.

Më tej Klosi tha se, “që sot ne nisëm të bëjmë planin e veprimit të ndërhyrjes, për të goditur të gjitha ato ndërtime pa leje që janë realizuar sidomos gjatë procesit zgjedhor. Siç kërkohet me forcë lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kultivimit të lëndëve narkotike edhe ndërtimet pa leje, sidomos ato që realizohen në zona me rëndësi të veçantë, janë problematika që nuk duhet të lejohen të ndodhin, por të goditen që në fillimin e tyre”.

“Reforma që kemi bërë ne në funksion edhe në mbrojtje të mjedisit edhe të territorit është që të kemi mundësinë të godasim si vepër penale ndërtimet pa leje. Vepër penale që nuk shkojnë vetëm tek ndërtuesit, por edhe tek i gjithë zinxhiri që nga inxhinieri zbatues, firma e ndërtimit etj.”, – shtoi Klosi.

Duke folur për sezonin turistik, Klosi tha se “nëse nuk do të hapet kufiri me Greqinë që është një pikë shumë e rëndësishme lidhjeje me turizmin në Sarandë, atëherë Saranda do të vuajë turizmin e organizuar, gjë që mbase nuk do të ndodhë në zonën e veriut, pasi turizmi më i shumtë është që vijnë në rrugë tokësore nga kufiri i Rrugës së Kombit apo Muriqanit. Po ashtu nuk besoj se do të ketë problematika turizmi që vjen nga aeroporti i Rinasit, ku tani kanë ardhur çarterat e parë nga Ukraina, Moldavia, Izraeli. Shumë shpejt do të fillojnë çarterat e parë nga Polonia dhe vendet pak më të largëta”.

“Besoj se vitin tjetër do të shkojmë në nivelin e 6-7 milionë turistë të huaj dhe në 2023 nëse pandemia largohet do të përpiqemi që të shkojmë aty ku e kemi ne objektivin, në 10 milionë pasaporta të huaja që hyjnë në vendin tonë brenda 2025”.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Nis sezoni turistik në Vlorë /Klosi: Zgjerim i kapaciteteve dhe rritje e cilësisë

TIRANË, 16 maj /ATSH – I. Vata- Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi, ka marrë pjesë në inagurimin e Regina Garde, investim i standarteve më të larta  të Regina Group.

Ai thekson se zgjerimi i kapaciteteve dhe rritja e cilësisë, janë dëshmi se turizmi shqiptar është një realitet.

“Sezoni turistik në Vlorë, nuk mund të niste më mirë sesa me inagurimin e Regina Garde, investim i standardeve më të larta  të Regina Group. Zgjerimi i kapaciteteve dhe rritja e cilësisë, dëshmi se turizmi shqiptar, pavarësisht pandemisë, është një realitet që nuk mund të kthehet pas”, shprehet Klosi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Taskforca për Turizmin, Klosi-Manastirliu: Masat për një sezon turistik të sigurtë


TIRANË, 18 maj/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi kanë marrë pjesë në mbledhjen e taskforcës së Turizmit për qarkun e Tiranës, ku lajmëruan masat e përbashkëta për mbarëvajtjen e një sezoni turistik të sigurt, përtej pandemisë.

Duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit për operatorët turistikë në zonën e Golemit, ministrja Manastirliu u shpreh se brenda muajit maj do të përfundojë vaksinimi i të gjithë punonjësve të strukturave akomoduese, për të lehtësuar sezonin turistik.

“Deri tani kemi kryer mbi 4 mijë vaksinime në të gjithë rrjetin e tur-operatorëve. Do të vijojmë vaksinimet, ashtu sikurse e kemi nisur, me intensitet të shtuar, në mënyrë që të kemi një sezon turistik më të lehtësuar. Brenda muajit maj do të përfundojmë vaksinimin e punonjësve të strukturave akomoduese, siç e kemi nisur, qoftë në qendrat e vaksinimit të përqendruar, por qoftë edhe në strukturat vetë, siç jemi sot në këtë kompleks, ku po kryhet vaksinimi i stafeve”, – tha Manastirliu.

Ministri Klosi u shpreh se këtë vit do të kemi një sezon “covid free” dhe siguri të garantuar në të gjitha pikëpamjet.

“Megjithatë them që edhe përse po shkojmë mirë me vaksinimin, na duhet që së bashku ekspertët e dy institucioneve tona t’i paraqesin Komitetit të Ekspertëve një protokoll të caktuar edhe për vitin 2021, pasi përsëri do të duhet të kemi disa rregulla në zbatimin e këtij sezoni ashtu siç në fakt kishim edhe në vitin e kaluar, por pa dyshim ia dolëm që të ishim një sezon i kontrolluar nga pikëpamja e pandemisë”, – tha Klosi.

Gjatë konsultimeve me operatorët turistikë të zhvilluara në mbledhjen e taskforcës të zhvilluar në Golem, Manastirliu bëri me dije masat e shëndetësisë për sezonin veror, të fokusuara në tre komponentë.

“Prioritet mbetet vaksinimi, që, siç e përmenda do ta përfundojmë brenda muajit maj për operatorët turistikë. Sezoni turistik do të vijojë që të ketë në komponentët e tij edhe hapjen e qendrave shëndetësore verore. Do të jenë edhe këtë vit 28 qendra shëndetësore verore, me kujdes 24 orë, të cilat do të hapen përgjatë të gjithë zonave bregdetare, por edhe atyre turistike malore. Komponenti i tretë po kaq i rëndësishëm është programi i dezinsektimit të zonave turistike, i cili ka nisur sot në vijën bregdetare të Durrësit dhe në zonën e jugut dhe deri në datë 28 maj përfundon dezinsektimi i parë si proces i plazheve, duke filluar nga Velipoja drejt Shëngjinit dhe duke u finalizuar përgjatë gjithë bregdetit”, – theksoi Manastirliu.

Ministri Klosi deklaroi se do të ketë rregulla që nga siguria e jetës në plazhe, sigurimi i rendit, niveli i zhurmave, muzikës, duke garantuar komoditet për çdo pushues vendas dhe të huaj.

“Sot deklaroj publikisht nga ky takim i taskforcës që hapet sistemi i aplikimit për operatorët turistikë që duan të posedojnë një stacion plazhi. Parimet do të jenë të njëjta si në vitin 2020. Mund të them me plot gojën që ia dolëm të kishim një sistem shumë efikas, nëpërmjet platformës sonë tashmë publike dhe shumë transparente e-Albania”, – tha ministri Klosi.

Edhe sezoni turistik 2021 do të ketë një protokoll sa i takon masave antikovid, për të patur një situatë të kontrolluar të COVID-19 gjatë sezonit turistik.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Prioritetet e turizmit shqiptar dhe hyrja në tregjet botërore/ Klosi takim me homologen spanjolle

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Në prag të sezonit turistik ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi një takim me ministren e Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit të Spanjës, Maria Reyes Maroto Illera.

Ministri Klosi bën me dije se në takimin me homologen spanjolle u diskutua mbi zhvillimin dhe prioritetet e turizmit shqiptar si dhe mundësitë për të hyrë në tregjet botërore të turizmit.

Këtë vit në Shqipëri do të ketë një sezon “covid free” dhe siguri të garantuar në të gjitha pikëpamjet. Do të ketë rregulla që nga siguria e jetës në plazhe, sigurimi i rendit, niveli i zhurmave, muzikës, duke garantuar komoditet për çdo pushues vendas dhe të huaj.

Pavarësisht se për shkak të vaksinimit masiv Shqipëria ka dal nga zona e kuqe e hartës botërore të COVID-19 për numrin e infektimeve edhe sezoni turistik 2021 do të ketë një protokoll sa i takon masave antikovid, për të patur një situatë të kontrolluar të COVID-19 gjatë sezonit turistik.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Shqipëria, asnjë kusht për turistët e huaj

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht apo kriter për të gjithë ata që duan të vijnë në Shqipëri, për një sezon turistik që siç e kam thënë edhe më parë duhet të jetë, një sezon shumë më i lehtë se ai i shkuari”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me komisionerin e BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, pas mbërritjes së sasisë së vaksinave “Pfizer”, Rama tha se “me shumë kënaqësi po ndjek procesin e pronotimeve dhe kërkesave që po rriten vazhdimisht nga vendet e tjera, për të ardhur dhe për të kaluar pushimet në Shqipëri”.

Duke i referuar ecurisë pozitive të vaksinimit antikovid në vendin tonë, kryeministri theksoi se “ne jemi sot në një pozicion relativisht të admirueshëm, nga pikëpamja epidemiologjike, nga pikëpamja e sasisë së vaksinave të bëra”.

“Do të vazhdojmë me ritëm të lartë vaksinimin. E kemi realizuar objektivin me gjysëm milion vaksinime, 29 ditë përpara afatit, tani objektivi është 1 milion”, u shpreh Rama.

“Puna vazhdon intesivisht, në mënyrë që Shqipëria të buzëqeshë e çlruar nga ky makth i gjatë dhe që kapaciteti i saj kryesor, që ka të bëjë me turizmin të përdoret sa më shumë këtë vit dhe pastaj totalisht vitin e ardhshëm dhe në vijim”, deklaroi Rama.

Varhelyi: Shpresoj të kemi një verë e cila do t’i ngjajë një vere normale

Nga ana e tij, Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, u shpreh se, “ne i kemi bërë një propozim shteteve anëtare dhe shtetet anëtare do të marrin vendimin sesi do të ecet përpara, si do të procedohet”.

“Në rekomandimet tona, ne kemi sugjeruar që shtetet anëtare të rihapin kufijtë dhe të lejojnë edhe qytetarët e shteteve të tjera, të hyjnë në BE, në veçanti të Ballkanit Perendimor edhe pa pasur arsye thelbësore. Pra që të rifillojë udhëtimi i tyre”, u shpreh ai.

“Ne, natyrisht do të përdorim të dhëna epidemiologjike, në mënyrë që ato vende të cilat kanë një situatë të mirë epidemiologjike të kenë mundësi, që qytetarët e tyre të udhëtojnë në shtetet anëtare të BE-së, si dhe ata individë që janë të vaksinuar”, tha ai.

“Shpresoj që në formë graduale ne do të rifillojmë këtë proces dhe shpresoj të kemi një verë e cila do t’i ngjajë një vere normale apo një normaliteti veror, pasi ka ardhur koha që të ndodhë kjo gjë”, deklaroi Varhelyi.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

FOTOGALERI/ “Albania Open” çel sezonin turistik në Vlorë/ Islami për ATSH-në: Në garë 75 pilotë nga Franca dhe vendet e Ballkanit

TIRANË, 8 maj/ATSH/ Në qytetin bregdetar të Vlorës ka nisur këtë fundjavë edicioni i 22-të i Albania Open, garës ndërkombëtare të aeronautikës, i cili shënon prej disa vitesh edhe çeljen e sezonit turistik.

Organizatori i këtij aktiviteti të sporteve ajrore, Alket Islami, tha sot për ATSH-në se ky është një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet në Vlorë gjithmonë me ardhjen e pranverës dhe me këtë event hapet edhe sezoni turistik.

“Këtë vit në garë janë mbi 75 pilotë, që është një numër shumë i madh dhe kjo kuptohet në pozicionimin e pilotëve. Jo të gjithë ngjiten lart në fluturim, presin radhën. Sa më shumë pilotë ka në vendin e uljes kjo tregon që aq më shumë pjesëmarrës ka. Risi në këtë edicion është ekipi francez që është me 10 persona”, theksoi Islami.

Sipas tij, gara në kompeticion është e fortë deri tani në nivel teknik.

“Sot në mbrëmje do të shpallen edhe fituesit e këtij aktiviteti, ku do të jepet çmimi i fituesit të “Albania Open”, “Golden Lady” për piloten më të mirë femër si dhe “Ekipi më i miri””, – tha Islami.

Ky aktivitet për 22 vite me radhë është zhvilluar në qytetin e Vlorës, ku promovohet edhe riviera e mrekullueshme e vendit tonë.

Aeronautika Shqiptare është krijuar në vitin 1994 dhe që nga ajo kohë ka qenë promotori dhe organizatori kryesor i aktiviteteve të sporteve të ajrit në Shqipëri./k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Sarandë/ Adresohen problematikat për sezonin e ri turistik, 30 stacione plazhi më shumë për pushuesit

Sarandë. 9 maj /ATSH-Shkëlqim Hajno/ Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma organizoi  të premten një tryezë me biznesin turistik për të adresuar problematikat në prag të sezonit.

Në këtë takim merrnin pjesë dhjetëra përfaqësues të biznesit të hotelerisë në Sarandë dhe Ksamil po edhe shërbime të tjera private si dhe ente shtetërore me impakt në ecurinë e zhvillimeve turistike si Policia e Shtetit, Drejtoria e Shëndetit Publik, Ujësjellës- Kanalizime, OSHEE, etj,.

“Jemi subjekte me goxha eksperiencë në menaxhimin e sezoneve turistike edhe në kohë të vështira siç ishte pandemia. Sa i përket Bashkisë, pavarësisht vitit të veshtirë dhe situateës, ne, e kemi nisur punën që në janar dhe ritmet e punës janë në gradën maksimale . Unë dua t’ju falenderoj të gjithëve për kontributet e dhëna”-u shpreh Gurma.

“Sa i përket investimeve- tha ai, -këto dy vite që unë jam në krye të këtij institucioni, ato kanë patur prioritet turizmin dhe infrastrukturën. Infrastruktura rrugore ka patur përmirësime dhe ne kemi investuar për këtë vit 60% të fondit në infrastrukturën rrugore kryesisht në Ksamil po edhe në Sarandë” .

Gurma infomoi operatorët turistik se nga 130 stacione plazhi që ka aktualisht të miratuar Saranda si bashki, presin qe ky numër të shtohet dhe me 30 stacione të tjera, pas miratimit nga Ministra e Mjedisit dhe Turizmit, të cilat do të menaxhohen nga biznesi turistik. Ai bëri të ditur se, hapësira e plazheve tradicionale në qytet nga Porti Detar deri pranë Hotel “Butrinti”,  do të vazhdojë të ofrohet falas nga bashkia për qytetarët, sipas traditës së hershme në Sarandë.

Ndër idetë që u sugjeruan nga subjektet turistike në Sarandë ishin shfrytezimi i hapësirave të bulevardit të ri për evente të ndryshme kulturore e turistike, nevoja e promocionit turistik të Sarandës  si destinacion në kanale televizive kombëtare e ndërkombëtare, etj.

“Këtë takim e kerkova me aktorët dhe faktoret lokalë me ndikim në zhvillimet turistike, pasi ne së bashku, jemi një skuadër e vetme, jemi partnerë dhe vetëm kështu mund të bëjmë më të mirën për ta zgjatur ofertën turistike dhe të përmirësojmë ofertën dhe paketë turistik në qytetin e Sarandes, në Ksmail dhe në territorin e Bashkisë”- tha Guma.

Duke kërkuar të marrë opinionet dhe kritikat për përmirësimin e punës në fushën e zhvillimeve turistike, kreu i Bashkise Adrian Gurma, theksoi se “jemi këtu për  t’i adresuar sa më mirë kritikat dhe kërkesat në zgjidhjen e problemeve në vijim, për atë çka duhet të bëjmë më mirë ne si institucion, po edhe si skuadër e përbashkët për sezonin turistik”.

Kryetari i shoqatës së biznesit turisitk në Sarandë Ben Çipa e vlerësoi nismën e Gurmës shumë pozitive, e cila vjen në kohën e duhur. Ai u shpreh edhe si subjekt qe ka aktivitet në sektorin  turistik, duke vlerësuar se disa gjëra në këtë fushë tashmë kanë marrë rrugën e zgjidhjes.

Përfaqësues të ndryshëm të bizneseve turistike ngritën probleme konkrete, të cilat u mbajtën shënim për t’u adresuar nga sektorë të ndryshëm të punës në këtë bashki.

Në fund të dialogut me subjektet e biznesit turistik të Sarandës dhe Ksamilit, Gurma përshëndeti edhe disa kontribute të këtyre subjekteve në dobi te një imazhi të ri turistik të Sarandës dhe më tërheqës për këtë rajon .Duke e vleresuar rivlerësimin urban të shëtitores së re, si nje investim madhështor me pritshmeri të mëdha në zhvillimet e afërta turistike, i ftoi  subjektet turistike në vijimin e këtij bashkepunimi.

“T’i  vijojmë së bashku si një skuadër përgatitjet e sezonit të ri me qëllim që te jemi lokomotiva e turizmit në Shqipëri, sepse kështu e çojme Saranden atje ku duhet, në majën e turizmit shqiptar”- tha kryetari i Bashkisë Adrian Gurma. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Rama publikon videon: Pasdite nga Mali i Krujës

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga Mali i Krujës ku shfaqet peizazhi i mrekullueshëm i zonës nga lart.

“Pasdite nga Mali i Krujës”, shkruan Kryeministri Rama bashkëngjitur me videon nga ky mal ku tregohet se si po zhvillohet sporti i aeronautikës edhe në këtë pjesë të vendit.

Fundjavën e kaluar në qytetin bregdetar të Vlorës nisi edicioni i 22-të i Albania Open, garës ndërkombëtare të aeronautikës, i cili shënon prej disa vitesh edhe çeljen e sezonit turistik.

Ky aktivitet për 22 vite me radhë është zhvilluar në qytetin e Vlorës, ku promovohet edhe riviera e mrekullueshme e vendit tonë.

Aeronautika Shqiptare është krijuar në vitin 1994 dhe që nga ajo kohë ka qenë promotori dhe organizatori kryesor i aktiviteteve të sporteve të ajrit në Shqipëri. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Resorti ekologjik i investitorëve suedezë në Nivicë, po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon turistik

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Në Nivicë, 30 km larg Tepelenës falë programit të Rilindjes Urbane kanë marrë jetë agrobujtinat e para.

Një ndër to është dhe investimi i parë i huaj në turizëm, “Campnivica”, projekt i një grupi investitorësh suedezë që është gati të çelë sezonin turistik.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga ky investim i investitorëve suedezë.

“Mirëmëngjes ja edhe resorti ekologjik i investitorëve suedezë në Nivicë që po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon”, tha Rama.

Ky investim synon ta kthejë Nivicën në një destinacion të turizmit elitar përmes një resorti të cilësisë së parë 100 % ekologjik.

Qendra e Nivicës në 2018-ën është ndërtuar krejtësisht nga e para, falë një projekti të mbështetur nga qeveria shqiptare. Sheshi i fshatit është shtruar komplet me gurë, ndërkohë që godinat dykatëshe, edhe ato të ndërtuara krejtësisht me gurët e Nivicës, i kanë dhënë një tjetër frymë fshatit që ka filluar të rigjallërohet.

Fshati Nivicë është pjesë e njësisë administrative Kurvelesh. Ndodhet 750 metra mbi nivelin e detit, rrëzë malit të Këndrevicës, 2100 metra të lartë. Në Nivicë ilirët në shekujt e IV-II para Krishtit ndërtuan një kala si gjenezë e qytezës së mëvonshme. Kalaja është ndërtuar mbi një shkëmb me lartësi 80 deri në 100 m. Pozicioni strategjik dhe kalaja bëri që ky vendbanim të ishte qendra e dytë me rëndësi e fisit ilir të Amantëve. Më tej vijnë kanionet e Nivicës. Ujëvara me lartësi 220 metra është ndër më të lartat në Europë. /k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link