Posted on

Promovim ndërkombëtar turizmit në Pogradec/ Gjylameti: Sfida, numër rekord vizitorësh

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Hapja e kufijve tw Bashkimit Europian me lehtësimin e masave antikovid u cilësua nga deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti si lajmi më i mirë këtyre ditëve.

Gjylameti zhvilloi së bashku me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi, kryebashkiakun e Pogradecit Ilir Xhakolli dhe prefektin e qarkut Dhori Spirollari zhvilluam një mbledhje me taskforcën e turizmit për zonën.

“Në kuadër të fluksit të turistëve mbetet prioritar kontrolli, pastrimi,  ruajtja e bregut liqenor, shërbimet dhe masat për operatorët turistikë. Sfida e Pogradecit mbetet kalimi i numrit të pushuesve deri në një numër rekord të vizitave”, tha Gjylameti.

 

Më herët, Gjylameti ishte pjesë e promovimit të dy zonave të rëndësishme për qarkun.

Bashkë me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe Kryetarin e Bashkisë Pogradec Ilir Xhakolli, ajo vizitoi dy destinacionet unike të qytetit, si Varret e Selcës dhe Urën e Golikut.
Atraksionet e kulturës historike tërheqin çdo vit mbi qindra turistë. 100 ditët e verës në Pogradec do të shënojnë rritje të lartë të numrit të turistëve dhe një promovim të munguar ndërkombëtar”, u shpreh Gjylameti. /j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Mbërrin në Rinas çarteri i parë me 200 turistë nga Moska, së shpejti linja turistike me Shën Petërsburgun

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Çarteri i parë turistik, me 200 turistë rusë mbërriti të dielën në darkë në Tirana International Airport, ku u organizua edhe një ceremoni simbolike mirëseardhjeje, ndërkohë që fluturimet kryhen nga kompania ajrore ruse, Ural Airlines.

“Aeroporti po gjallërohet dhe ky është një fakt i rëndësishëm për të gjithë ne. Turizmi, është një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit të Shqipërisë dhe TIA po jep kontributin e saj, bashkë me partnerët e operatorët turistikë për të rritur numrin e të huajve që vizitojnë këtë vend të mrekullueshëm. Shumë shpejt, vendoset dhe linja turistike charter me San Petersburg”, tha drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Dr. Constantin von Alvensleben.

“Do të doja t’u shpreh mirënjohje dhe falenderim të gjithë atyre që morën pjesë në rivendosjen e lidhjeve turistike ndërmjet Rusisë dhe Shqipërisë: Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Rosturizmit (Russian Tourism Authority), autoriteteve te aviacionit civil të të dy vendeve, operatorëve turistikë dhe diplomatëve të dy Ambasadave në Tiranë dhe Moskë, që u morën me realizimin e këtij projekti. Shpresoj se turizmi do të japë një impuls pozitiv për zhvillimin e bashkëpunimit ruso-shqiptar edhe në fusha të tjera”, tha  Sergei Lysikov, këshillues ministror i Ambasadës Ruse në Tiranë. /j.p/

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

100 vizitorët e parë në Shtegun e Ngjyrave/ Kukësi, magjia e turizmit malor

TIRANË, 21 qershor /ATSH – I. Vata/ Mbërrijnë 100 vizitorët e parë në Shtegu i Ngjyrave në një nga destinacionet më të bukura të Kukësit.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici sipas të cilit “ngjyrat fantastike dhe bukuritë mahnitëse janë në destinacionin më të ri turistik në Shtegun e Ngjyrave. Kënaqësi e pafundme se sa shumë e vizitojnë bukurinë natyrore në Kukësin tonë. Mbi 100 vizitorë e shijojnë këtë mrekulli përrallore çdo fundjavë”.

Shtegu i Ngjyrave pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik është destinacioni më i ri për të apasionuarit pas natyrës dhe ngjitjeve në mal. Peizazhi mahnitës që krijojnë dimensioni e hapësira pa mat në një fushë më ngjyra janë magjia tërheqëse e turistëve për t’u dashuruar më këto pllaja malore të mrekullueshme.

Shtegu i Ngjyrave kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës.

Burimet e ftohta të ujit, natyra më diversitete të bimësisë nga ato medicinale deri dhe piktoreske, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor në Kukës. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

“Shqipëria, e favorizuar këtë sezon turistik”, Klosi: Riviera shqiptare do të zhvillohet sipas një plani strategjik

TIRANË, 20 qershor /ATSH – I. Vata/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi sot se bregdeti, riviera  shqiptare do të zhvillohet sipas një plani strategjik, ku vendin e kioskave do ta zënë investimet e shërbimet cilësore dhe fshatrat turistikë.

Ai tha se shfrytëzimi i vijës bregdetarë duhet parë për një periudhë afatgjatë me projekte të mëdha disa miliona euro pa mbetur peng i kioskave që për dhjetëra vite kanë funksionuar në mënyrë të paligjshme.

I ftuar në një emision televiziv, Klosi tha se ka ardhur momenti të ofrojmë shërbime të organizuara në format e strukturave të mëdha hoteliere apo fshatrave turistikë.

“Ne kemi të gjitha mundësitë që oferta në ato zona të mos jetë një kioskë e cila të ofron çadrat e verës, por duhet të jetë një strukturë hoteliere, aq e bukur sa mendohet të ndërtohet për një investim serioz disa dhjetëra milionë euro që të krijojë atje një pol i cili të prodhojë punësim, ekonomi, të prodhojë të ardhura dhe ai gji aq i bukur atje të prodhojë ekonomi për të gjithë shoqërinë dhe jo të jetë një kioskë që të prodhojë rehati për një familje. Po në radhë të parë po them se një ndërtim pa leje ka ardhur koha t’i lerë vendin një  zhvillimi turistik dhe nuk mund të kemi uzurpim të këtyre destinacioneve”, tha Klosi duke iu referuar zonave bregdetare.

Klosi tha se shifrat e ulta të të infektuarve më COVID-19 na e avantazhojnë këtë sezon.

“Kemi lidhje direkte që vijnë nga vendet e gjirit, pra që fluturojnë nga Dubai, nga Arabia Saudite, çarterat e parë me rusë vijnë këto ditë. Pra kemi destinacione që nuk i kemi pasur. Para pak ditësh ishim në Turqi. Turqia ka një treg të vështirë meqenëse dhe shifrat e të infektuarve nuk i ka të kollajshme dhe kjo besoj do të na krijojë një hapësirë shumë të mirë për konkurrencën këtë vit. Pasnesër vjen çarteri i parë nga Rusia në Shqipëri me turistë rusë, treg që ne nuk e kemi pasur kurrë. E ka patur të gjithë Turqia, e cila këtë vit ka vështirësi dhe mund të kapim një pjesë të tregut”, u shpreh Klosi.

Gjithashtu, Klosi tha se është gati dhe një protokoll i koordinuar me Ministrinë e Shëndetësisë për mënyrën se si do të funksionojë turizmi në kushtet e pandemisë ende prezente. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Shqipëria një nga parajsat e fundit në Europë/ Reportazhi i blogerit të njohur të udhëtimeve turistike


 

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Shqipëria është një nga parajsat e fundit në Europë, sipas blogerit të njohur të udhëtimeve turistike, Christian Hütwohl, i cili ka udhëtuar kohët e fundit në Shqipëri dhe ka realizuar për këtë qëllim edhe një seri videosh, të klikuara qindra mijëra herë.

”Kemi dy muaj që udhëtojmë nëpër rrugët e Shqipërisë. Deri më tani kemi bërë 2 500 kilometra dhe kemi realizuar 9 video të udhëtimit tonë”, shkruan Christian Hütwohl.

Pasi rendit 10 vendet më të bukura, ai thekson se ”Shqipëria ka shumë bukuri për të ofruar”.

”Ksamili, një destinacion pushimesh në jug të Shqipërisë, me gjire të bukura dhe ujëra të bruzta. Do të na kishte pëlqyer të qëndronim më gjatë atje. Ky është Kanioni i Osumit, me urën e tij të ndryshkur, që nuk deshëm ta kalonim me makinën tonë. Ky kanion mbresëlënës është pjesë e kanioneve më të mëdha të Europës.

Ia vlen të kthesh rrugë për të vizituar lagunën e Patokut, për të parë shtëpitë palafite dhe për të frekuentuar restorantet e këndshme të peshkut.

Kemi qenë katër herë te agroturizmi “Mrizi i Zanave” gjatë rrugës sonë veri-jug përmes Shqipërisë. Ne e rekomandojmë shumë qëndrimin një ose dy ditë në këtë vend, për të shijuar gatimet tradicionale të vendit.

Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me të shkuarit në destinacione të caktuar, por edhe thjesht me të udhëtuarit nëpër këtë vend. Shqipëria ofron shumë rrugë panoramike.

Megjithatë, rrugët e Shqipërisë kanë edhe sfidat e tyre, me korsitë apo shtigjet e ngushta apo në rërë.

Është gjithmonë interesante të zbulosh vende të mrekullueshme. Në Shqipëri gjen gjithmonë të tilla vende fantastike. Ajo është një nga parajsat e fundit në Europë, ku mund të ngresh kampin në mes të natyrës së egër.

Gjithashtu, është po aq interesante të takosh gjatë rrugës edhe të tjerë udhëtarë me të njëjtin mendim, të udhëtosh me ta për njëfarë kohe, gjë që na sjell në mendje kujtime të bukura”, përfundon ai./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Destinacionet turistike të Mokrës/ Klosi: Pogradeci me turizëm 12-mujor


 

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ftoi sot turistët dhe vizitorët që të vizitojnë varret e Selcës dhe bukuritë e rralla që ka e gjithë Mokra, në Pogradec.

“Është një përpjekje që Bashkia e Pogradecit po zhvillon së bashku me deputeten e zonës për të krijuar një destinacion, i cili funksionon 12 muaj të vitit dhe bashkia ka një projekt shumë ambicioz që kjo trashëgimi kulturore të trajtohet krejt ndryshe dhe të jetë pjesë e guidës së qytetit”, tha Klosi.

Ministri theksoi se “zhvillimi i infrastrukturës jugore dhe ndërtimi i rrugës për në Plloçë do ta bëj shumë më të lehtë aksesin e turistëve”.

Por ai kërkoi që “të përgatitemi e të krijojmë më shumë rregulla, të cilat bashkia i ka marrë me shumë seriozitet për të ruajtur këtë zonë”.

“Shpjegimet që bëjnë guidat janë fantastike, janë guida profesionale të licensuara tashmë, të cilët e kanë këtë destinacion për shumë e shumë turistë. Historia e e vendit tonë është e jashtëzakonshme dhe duhet parë nga sa më shumë shqiptarë në radhë të parë, dhe natyrisht dhe të huaj”, tha Klosi.

Kryetari i bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli u shpreh se “këtu vijnë 7 mijë deri në 8 mijë turistë në vit”. “Kemi krijuar një festë siç është ‘Mokra në Festë’ dhe do ta bëjmë traditë. E kemi filluar vjet e do ta bëjmë edhe sivjet dhe kjo do të na shërbejë për promovimin e kësaj zone dhe të gjithë zonës së Mokrës, të traditës dhe zakoneve të tyre”, tha ai.

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti  tha se “Pogradeci në këto dy vite ka ndryshuar tërësisht ofertën e tij turistike”.

“Duke mos patur vetëm një turizëm që është njëstinor, por mbi të gjitha duke patur një turizëm katërstinor. Janë promovuar të gjitha destinacionet dhe Pogradeci është unik për t’u vizituar jo vetëm gjatë verës por edhe gjatë dimrit. Fal edhe punës fantastike që ka bërë bashkia Pogradec me krijimin e një kalendari 100-ditor aktivitetesh në kuadër të sezonit turistik veror, por mbi të gjitha ka arritur të promovojmë së bashku me Ministrinë e Turizmit këto destinacionet e tjera që shkojnë përtej qytetit”, tha Gjylameti.

Ajo shprehu bindjen se “duke kaluar së bashku në të gjitha pikat turistike e duke i promovuar ato, ne do të njohim historinë e vendit tonë dhe mund t’ja dalim fare mirë që situatën e pandemisë ta kthejmë në avantazh për vendin tonë e në mënyrë të posaçme për ta kthyer Shqipërinë në atë që duhet të jetë: një destinacion i vizituar në gjithë Europën”.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

“Pusho shqip”/ Një tjetër strukturë hotelerie hap dyert për turistët në Kavajë

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Nën sloganin “Pusho shqip”, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi promovoi sot një tjetër strukturë hotelerie që hapi dyert për pushuesit në Kavajë.

“Hotel Fiore në Kavajë hap dyert për turistët me kushte bashkëkohore, me shërbime cilësore e konkurruese”, tha Klosi, ndërsa ndau foto nga struktura më e re akomoduese në Kavajë.

Qeveria ka ulur në 6% pagesën e TVSH-së për hotelet dhe bizneset turistike, duke u dhënë frymëmarrje sipërmarrjeve të sektorit me synim nxitjen e turizmit dhe të punësimit.

Turizmi hyn tek sektorët më të stimuluar dhe me më shumë zhvillim viteve të fundit, duke gjeneruar të ardhura dhe punësim.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

“Festa e grurit”, promovim i produkteve dhe traditës myzeqare

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Pojani në Fier, i përfshirë në programin “100 fshatrat”, u kthye mbrëmjen e djeshme në qendër të festimeve dhe traditës myzeqare.

Festa e grurit mblodhi bashkë me qindra banorë, duke e kthyer Pojanin në epiqendër të festimeve dhe një vend atraktiv për vizitorët.

Me sloganin “Pusho shqip”, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi vlerësoi rëndbsinë e “Festës së grurit”, një festë tradicionale e Pojanit të Fierit.

“Vizitorët e Apolonisë shijuan dhe këtë festë që erdhi si ndërthurje e folklorit me demonstrimet e mekanikes bujqësore, me panairet e prodhimeve të grurit, bukës, duke kulmuar me gatimin e festës, të bibës në çerep”, tha Klosi.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cilësoi fantastike atmosferën e krijuar në qytetin antik të Apolonisë.

“Festa e grurit në Myzeqe, një paradë e veshjeve, këngëve e valleve tradicionale, e bukurisë e mikpritjes myzeqare, mblodhi bashkë jo vetëm banorë të zonës, por priti edhe shumë miq, që shijuan për orë të tëra harmoninë mes natyrës dhe trashëgimisë materiale e shpirtërore. Një mesazh i bukur për jetën dhe gëzimin e të qenurit së bashku”, tha Margariti.

Me qindra njerëz u bënë pjesë të kësaj feste bashkë me dhjetëra fermerë, kultivues gruri dhe prodhues buke.

Festa e grurit, me një histori gati 50-vjeçare në Myzeqe i solli të gjitha si dikur bukën dhe grurin e ri, lëmin e fshatit dhe mekanikën, këngët dhe vallet, bibën në saç dhe dhallën e ftohtë.

Festa e grurit është një nga festat më të mëdha që organizon Bashkia e Fierit në kuadër të promovimit të traditës myzeqare. E zhvilluar në muajin qershor të çdo viti dhe e shoqëruar me ritualet festive të krijuara gjatë shekujve, kjo festë vendore përbën tashmë një tjetër vlerë të shtuar të turizmit kulturor.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Rama ndan panoramën nga grykëderdhja e lumit Shkumbin në Bashtovë

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Lugina e Shkumbinit zotëron bukuri të rralla natyrore me vende piktoreske e plazhe të vogla.

Kryeministri Edi Rama solli sot pamje nga grykëderdhja e lumit Shkumbin në Bashtovë, një panoramë mahnitëse natyrore me dalje në detin Adriatik.

“Mirëmëngjes me këtë panoramë nga grykëderdhja e lumit Shkumbin në Bashtovë”, tha Rama, ndërsa ndau foton.

Lumi Shkumbin është një nga lumenjtë kryesorë në Shqipëri që buron në malin e Valamares në afërsi të Pogradecit dhe, pasi përshkon një luginë 181 km të gjatë, përfundon në detin Adriatik me grykëderdhje në një nga plazhet më të bukura të vendit, Plazhi i Vilë-Bashtovës.

Lumi i Shkumbinit kalon mespërmes territorit shqiptar dhe shquhet për florën dhe faunën e pasur. Përgjatë rrjedhës së tij hasen edhe vendbanime të hershme Ilire si në Selcën e Poshtme në Krahinën e Mokrës dhe urën e Golikut, atje ku bashkohen tre degë të lumit Shkumbin. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link

Posted on

Taskforca e Turizmit në Pogradec/ Klosi: Sfida kryesore, rritja e shërbimeve dhe kapaciteteve pritëse

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi e cilësoi histori suksesi marrjen e masave në kohë për sezonin e ri turistik të këtij viti.

I pranishëm në takimin që zhvilloi sot Taskforca e Turizmit në Pogradec, Klosi vuri theksin në rëndësinë e vendosjes së rojeve të plazhit dhe të bovave.

“Për Pogradecin mund te them që kemi një histori suksesi, pasi ka përfunduar pastrimi i bregut, janë ndarë zonat e plazhit”- tha Klosi.

Ndërsa nënvizoi se, vazhdojmë të kemi problematikë sa i takon numrit të rojeve të plazhit dhe vendosjes se bovave për të përcaktuar zonat ku mund të notohet.

“Liqeni, Pogradeci duhet t’i kushtojë vëmendje trashëgimisë kulturore dhe historike, të cilat duhet të shndërrohen në destinacione turistike”- theksoi ai.

Ministri u ndal në sfidat kryesore të këtij sezoni turistik ku theksoi se rritja e standardeve të shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve pritëse duhet të trefishohet për këtë vit.

“Hapja e kufijve do të ketë impakt për turizmin e organizuar nga vende të ndryshme të Europës. Sfida kryesore e këtij sezoni do të jetë niveli i shërbimeve dhe rritja e kapaciteteve pritëse ,të cilat duhet të trefishohen që të përballojë fluksin në rritje të turistëve vendas dhe të huaj”,- theksoi Klosi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Source link