Posted on

Angli/ Agjencia e Shëndetit: Alternativat pa tym ndihmojnë në lënien e cigares

Agjencia e Shëndetit Publik në Angli (PHE) ka publikuar së fundmi raportin e tij të shtatë mbi përdorimin e pajisjeve vaping në Angli.Rezulton se pajisjet alternative me nikotinë janë një mënyrë efektive (për lënien e cigares).

Shqetësues është fakti se duhanpirësit, kryesisht ata nga shtresa më të varfra, gabimisht besojnë se alternativat janë po aq të dëmshme sa pirja e cigareve. Ndërkohë kjo nuk është e vërtetë”.

Raporti sjell një vështrim të thelluar mbi efektivitetin e lënies së cigareve përmes pajisjeve alternative me nikotinë. Gjithashtu ofron një përditësim mbi perceptimin e njerëzve për rrezikun qe vjen nga konsumi i cigares krahasuar me alternativat pa tym.

Gjëja më e mirë që një duhanpirës mund të bëjë është të lërë plotësisht pirjen e cigareve dhe provat tregojnë se produktet alternative janë një nga ndihmat më efektive për këtë qëllim, duke ndihmuar rreth 50,000 duhanpirës në një vit.

Çfarë u evidentua më së shumti në raporti ishin zgjedhjet e duhanpirësve në Angli, që u përpoqën të linin cigaren në vitin 2020.
• Si ndihmesë 27.2% e tyre përdorën pajisjet Vaping,
• 18.2% u drejtuan tek produktet e terapisë zëvendësuese të nikotinës (NRT) (të tilla si leukoplast dhe çamçakëzi) dhe
• 4.4 % përdorën ilaçet me recetë nga mjeku. Përpjekjet për lënien e cigaren duke përfshirë pajisjet vaping të kombinuara më ndihmën e specialistëve kanë rezultuar 74% të suksesshme gjatë 2020.
Ann McNeill, Profesore e Varësisë nga Duhani në King’s College London dhe autorja kryesore e raportit shpjegon se “Ky raport mbledh së bashku gjetje të studimeve mbi shërbimet ndihmëse për lënien e cigares nga ku rezulton se pajisjet alternative me nikotinë janë një mënyrë efektive. Shqetësues është fakti se duhanpirësit, kryesisht ata nga shtresa më të varfra, gabimisht besojnë se alternativat janë po aq të dëmshme sa pirja e cigareve. Ndërkohë kjo nuk është e vërtetë”.
Dëshmitë e mbledhura ndër vite tregojnë se ndërsa rritet përdorimi i pajisjeve vaping për të lënë cigaren, numri i duhapirësve që ja dalin gjithashtu rritet. Vlerësohet se në vitin 2017, më shumë se 50,000 duhanpirës hoqën dorë nga cigaret me ndihmën e një pajisjeje vaping.
Të dhënat nga rishikimet sistematike që nga raporti i PHE’s 2018 tregojnë se pajisjet alternative ishin dukshëm më efektive për të ndihmuar njerëzit të linin cigaren, sesa terapia e zëvendësimit të nikotinës (NRT).

Profesor John Newton, Drejtor i Përmirësimit të Shëndetit në PHE, tha se “Gjëja më e mirë që një duhanpirës mund të bëjë është të lërë plotësisht pirjen e cigareve dhe provat tregojnë se produktet alternative janë një nga ndihmat më efektive për këtë qëllim, duke ndihmuar rreth 50,000 duhanpirës në një vit”.

Ai gjithashtu shtoi se “Për këdo që pi duhan, veçanërisht ata që kanë provuar metoda të tjera, ne fuqimisht rekomandojmë që ata të përpiqen të përdorin alternativat dhe të ndalojnë pirjen e cigareve me mbështetje shtesë për të patur sukses”.

Ekzistojnë ende paqartësi rreth perceptimit të gabuar njerëzve mbi rrezikun e pajisjeve vaping, krahasuar me cigaret. Në vitin 2020, 38% e duhanpirësve besuan se vaping është po aq i dëmshëm sa pirja e cigareve dhe 15% besonin se vaping është edhe më i dëmshëm. Këto perceptime nuk përputhen me vlerësimet e ekspertëve nga Mbretëria e Bashkuar dhe SH.B.A., të cilët arrijnë në përfundimin se përdorimi i pajisjeve të kontrolluara vaping me nikotinë është shumë më pak i dëmshëm se konsumi i cigareve.


Top Channel

Source link

Posted on

Lëngu i domates dhe përfitimet në shëndetin e zemrës

Sëmundjet kardiovaskulare janë pëgjegjëse për shumicën e vdekjeve në vendin tonë. Të përhapura me shpejtësi, kanë një sërë faktorësh nga pas që i shkaktojnë. Këta faktorë mund të varen që nga stili i jetesës, duhanpirja apo ushqimi i keq. Eleminimi i këtyre proçeseve dhe zakoneve të përditëshme mund të japë rezultate pozitive përsa i përket shëndetit të zemrës.

Gjithësesi faktori kryesor që është mosha mbetet një ndër rrisqet kryesore për zhvillimin e kësaj sëmundje. Pra, teksa popullatat plaken rëndësia për të gjetur një kurë që ul rrezikun dhe përmirëson shëndetin është thelbësore. Në këtë artikull ju tregohet një mënyrë se si mund t’a bëni këtë fare lehtë për shëndetin tuaj. Mesa duke domatja mund të jetë çelësi për një zemër më të fortë dhe kolesterol më të ulët.

Si ndikon lëngu i domates
Ushqimi i mirë është pa dyshim gjithnjë rruga drejt një trupi dhe mendje të shëndetëshme. Konsumimi i disa ushqimeve të veçanta mund të sjellë për organizmin një sërë vlerash dhe vitaminash. Së fundmi këtë thonë edhe ekspertët. Sipas një studimi të publikuar në Food Science & Nutrition, lëngu i freskët i domateve ndihmon në uljen e kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut. Kjo pasi domatja përmban një variacion vlerash dhe mineralesh bioactive siç janë karotenoidet, vitamina A dhe kalciumi. Përzierja e këtyre mineraleve dhe vitaminave së bashku ndihmon për një gjendje më të mirë fizike, psikologjike duke parandaluar edhe sëmunjdet kardiovaskulare.

Sa duhet të konsumoni çdo ditë
Sipas një studimi 1 vjeçar ku morën pjesë 184 burra dhe 297 gra, lëngu i domates ndihmon sëmundjet e zemrës. Gjatë kësaj periudhe këta persona konsumuan çdo ditë lëng të freskët domateje, përafërsisht 200-250 ml. Të dhënat e mbledhura në fillim dhe në fund të këtij studimi treguan për nivele kolesteroli dhe presion gjaku më të ulët. Sipas guidës së ekspertëve, lëngu i domates arriti të ulë presionin e gjakut mesatarisht nga hipertensioni i shkallës 2 në atë të shkallës 1.

Ndikimi në arterie
Një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë problemet e zemrës janë dhe problemet me arteriet që furnizojnë zëmrën me gjak. Quajtur ndryshe artereoskleroza, ndodh kur enët e gjakut dhe arteriet kryesore fillojnë e bllokohen nga presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë. Dëmi që i shkaktohet zemrës dhe arterieve njëkohësisht mund të parandalohet dhe zvogëlohet nëse konsumoni lëng domatesh. Lëngu i domates së freskët nëse konsumohet për 8 jave sipas ekspertëve mund të ndihmojë në uljen e niveleve të yndyrës në gjak. Kryesisht kjo është e vërtetë për gradë në moshë të mesme rreth sipër të 50-tave. Konsumimi i të paktën një gote lëng domateje të freskët dhe pa kripë çdo ditë ndihmon në rregullimin e shëndetit të zemrës. Gjithësesi këshillohet gjithnjë të merrni parasysh këshillat e mjekut tuaj krahas kurës së lëngut të domates./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Kale – Barishtja e hekurt me super vlera shëndetësore

Një proverb thotë se çdo gjethe lakrash të egra që ti konsumon, shton një qelizë në pemën tënde të jetës.

Kale njihet si ushqim për të varfërit, por tani është kthyer në një trend. Shumë njerëz e konsumojnë çdo ditë gjethet e lakrave të egra për t’u ndjerë më mirë dhe për të pasur një trup më të shëndetshëm. Në Shqipëri, Kale kultivohet shumë pak, pasi është një produkt i hyrë rishtaz. Por të gjithë ata që e kërkojnë, mund ta gjejnë nëpër supermarkete, kryesisht në formë të paketuar. Kale konsiderohet një super ushqim! Konsumatorët shqiptarë që e vlerësojnë këtë lakër dikur të egër por sot të kultivuar, janë gjithnjë e në rritje. Ndaj kjo lakër apo barishte po mbillet gjithmonë e më tepër më së shumti në parcela të vogla të cilat furnizojnë restorantet, pikat e tregtimit organike madje edhe rrjetet e dyqaneve në vend.

Vlerat shëndetësore të Kales
1. Gjethet e lakrës së egër ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Gjethet janë plot me fibra dhe acide biliare që luftojnë kolesterolin dhe ulin rreziqet nga sëmundjet e zemrës. Mënyra më e mirë për ta konsumuar është duke e gatuar.
2. Kale është një ushqim detoksikues. Gjethet janë të mbushura me fibra dhe sulfur, elemente fantastikë për të detoksikuar trupin dhe pastruar mëlçinë.
3. Kale ka pak kalori. Një filxhan me gjethe të prera ka 33 kalori. Gjethet janë të mrekullueshme për të rënë në peshë.
4. Kale mbron sistemin imunitar, ndalon trombozën, ndihmon me jashtëqitjen dhe forcon kockat.
5. Të gjitha gjethet e gjelbra kanë vlera ushqimore, por Kale është mbretëresha. Gjethet në fjalë kanë më shumë hekur se çdo tjetër. Janë të pasura me Vitaminë K, antioksidantë të fuqishëm dhe përcjellin energji për organizmin.

Si të blesh dhe ruash gjethet e Kales
Konsumatorët duhet të blejnë gjithmonë gjethe organike të lakrës së egër. Gjethet duhet të jenë të freskëta dhe me ngjyrë jeshile të errët. Gjethet e vogla kanë një shije më të butë se sa gjethet e mëdha. Gjethet duhen vendosur në një qese plastike pa ajër dhe duhen mbajtur në frigorifer për 5-7 ditë. Sa më shumë të ruhet aq më e hidhur bëhet shija e gjethes. Për më tepër, gjethet nuk duhen larë para depozitimit në frigorifer, sepse në këtë mënyrë prishen më shpejt.

A e dinit se:
– Ekzistojnë 50 varietete të gjetheve të Kales.
– Amerika feston Ditën Kombëtare të Kales, të mërkurën e parë të Tetorit.
– Gjethet e lakrave të egra çelin edhe në dimër dhe janë perfekte për t’u konsumuar në stinën e vjeshtës dhe të dimrit.
– Skocezët përdorin shprehjen “Hajde të hamë kale” si një ftesë të mire për drekë ose darkë.
Që gjethet e kales të bëhen të ëmbla ato kanë nevojë për ngrirje në frigorifer. Acari transformohet në një vesë sheqeri për këto gjethe të gjelbra magjike.
Gjethet e Kales janë një nga format më të lashta të lakrës që ka origjinën në Mesdhe.
Sipas të dhënave, këto gjethe janë përdorur si ushqim që nga viti 2000 para erës sonë. Vetë Kale është zbuluar në Azinë e Vogël në shekullin e pestë para erës së re. Kjo bimë u soll në Evropë ga një grup udhëtarësh Keltë. Vetë Romakët i përdornin këto gjethe që asokohe mbanin emrin “Sabelline Cabbage”./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Skleroza e shumëfishtë/ Zbuloni si ndikon vitamina D tek mbrojtja e trurit

Një studimi kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, sugjeron se mirëmbajim vjen edhe nga një studim tjetër nga Universiteti Mjekësor i Nju Xhersit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas këtyre studimeve, vitamina D luan një rol të jashtëzakonshëm mbrojtës për trurin. Të dhëna të tjera shtesë nga Universiteti I Mastrihtit në Hollandë sugjeron se njerëzit që janë diagnostikuar me sëmundjen e sklerozës së shumëfishtë duhet të konsumojnë vitaminë D. Sipas tyre, vitamina D arrin të pakësojë frekuencën dhe ashpërsinë e simptomave të sëmundjes.

Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Njeriu Preket Ng Skleroza E Shumëfishtë.
Kur një njeri preket nga skleroza e shumëfishtë, sistemi imunitar hidhet në sulm. Shënjestra e këtij sulmi është shtresa mbrojtëse e qelizave nervore. Mungesa e kësaj shtrese të njohur si mielina i dëmton ndjeshëm nervat. Ky dëmtim nervor ndikon në tru, shtyll
Së pari, vitamina D ka një rol shumë pozitiv në sistemin imunitar. Drita e diellit është burimi më efikas i organizmit për të marrë vitaminë D. Kjo shpjegon shumë përse skleroza e shumëfishtë vërehet tek komunitetet që jetojnë në vende larg ekuatorit. Të dhënat shkencore konfirmojnë se të rriturit nga mosha 19 deri në 70 vjeç kanë nevojë për 600 njësi të vitaminës D në ditë. Pas moshës 71 vjeçare, doza e vitaminës D duhet të rritet në mbi 800 njësi.

Nëse jeni të diagnostikuar me mungesë të vitaminës D, atëherë duhet të siguroheni që do të merrni deri në 50,000 njësi të vitaminës në javë për deri 3 muaj. Ekspertët paralajmërojnë kujdes në lidhje me doza të larta të vitaminës D që mund të shkaktojë toksicitet në organizëm. Nëse e teproni me vitaminën D do të vuani nga marramendjet, të përzierat dhe konstipacioni. Simptoma të tjera përfshijnë mungesën e oreksit, plogështinë dhe rënie në peshë. Për më tepër, ky toksicitet rrit nivelet e kalçiumit në organizëm. Një gjë e tillë çon më pas në shfaqjen e gurëve në veshka./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Plot vlera ushqyese dhe vitamina, ja koha e duhur për të pirë ujë me limon

Uji me limon në mëngjes është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën plot me ushqyes dhe vitamina. Por uji me limon nuk ka përse të pihet vetëm në mëngjes sipas ekspertëve të ushqyerjes së shëndetshme. Uji është i dobishëm për çdo qelizë të trupit dhe ka efekt pastrues për organizmin.

Nëse e pasuroni me lëng limoni, uji do të ketë më shumë alkalinë. Që do të thotë se sistemi tretës do të përfitojë më shumë prej tij. Limoni nxit çlirimin e bikarbonatit të sodiumit në zorrën e vogël duke nxitur tretjen. Uji me limon ju mban të hidratuar dhe përmirëson funksionet e muskujve dhe tretjen. Athtësia e limonit nxit edhe prodhimin e lëngjeve tretëse dhe qarkullimin e tyre.

Përse janë limonët kaq të veçantë?
Limonët kanë një shije të mirë por janë edhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C, polifenolëve, antioksidantëve e të tjerë. Për më tepër, antioksidantët kurojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira. Pirja e ujit me limon që në mëngjes i jep trupit antioksidantët e nevojshëm për rigjallërimin e lëkurës dhe freskinë e saj.

Përse duhet të pini ujë me limon në mëngjes?
Uji me limon të bën mirë në çdo orë të ditës. Por mëngjesi ka më shumë rëndësi, më shumë për shkak të ujit se limonit. Pirja e një gote me ujë në mëngjes ka efekt hidratues pas një nate në gjumë dhe zbut urinë. Ekspertët thonë se trupi në mëngjes është tërësisht i dehidratuar. Duke e nisur ditën me një gotë me ujë me limon, trupi furnizohet me ushqyesit e nevojshëm që e pastrojnë dhe e hidratojnë që në fillim. Nëse i zëvëndësoni pijet e ëmbëlsuara ose ato me kafeinë me ujë me limon atëherë do të përfitoni më pak kalori dhe më shumë ushqyes të dobishëm. Kjo është një strategji fitimprurëse për trupin dhe trurin./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Lëngjet që kanë më shumë vitaminë C dhe përfitimet për shëndetin

Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij. Kjo vitaminë e rëndësishme për rritjen dhe riparimin e çdo indi dhe qelize në organizëm. Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit, përthithjen e hekurit, forcimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e kockave.

Vitamina C neutralizon radikalet e lira të cilat shkaktojnë inflamacion dhe dëme të shumëta në organizëm. Siç ndodh rëndom edhe në rastin e vitaminave të tjera, shumë njerëz në vendin tonë nuk konsumojnë sasinë e duhur të kësaj vitamine të rëndësishme. Kjo vjen si pasojë e ushqyerjes së shpejtë e të keqe dhe mungesës së suplementëve. Kur organizmi nuk merr sasinë e mjaftueshme të kësaj vitamine, njeriu përballet me manifestimin e një sërë simptomash mendore dhe fizike. Për më tepër, organizmi bëhet më i brishtë dhe më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve kronike dhe akute.

Lëngjet e Frutave Më Të Pasura Me Vitaminë C
Ekspertët thonë se lëngjet mund të jenë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor por ato nuk duhen konsideruar si burimi i vetëm i kësaj vitamine. Përveç vitaminës C, lëngjet e freskëta të frutave ofrojnë shumë kalori dhe sheqer sepse u mungon fibra që gjendet tek tuli dhe lëkura.

Lëngjet e Agrumeve
Agrumet janë ndër frutat më të pasura me vitaminë C. Një gotë me lëng portokalli ofron 125 miligramë vitaminë C. E njëjta sasi me lëng qitroje ofron 90 miligramë C ndërsa lëngu i mandarinave ofron 55 miligramë vitaminë C.

Lëngjet e Tjera të Frutave
Një gotë me lëngun e boronicës së kuqe ofron 90 miligramë vitaminë C. Lëngu i ananasit ofron më shumë se 25 miligramë për gotë ndërsa ai i kumbullës vetëm 10 miligramë vitaminë C.

Lëngu i Perimeve
Perimet janë shumë të pasura me këtë vitaminë të rëndësishme. Një lëng perimesh miks ofron 65 miligramë vitaminë C. Lëngu i domates ofron 45 miligramë vitaminë C në një gotë ndërsa ai i karrotës ofron 20 miligramë vitaminë C.

Dozat e Nevojshme Ditore Të Vitaminës C
Nevojat për vitaminë C janë në varësi të disa faktorëve. Burrat dhe djemtë kanë nevojë për 90 miligramë vitaminë C në ditë ndërsa gratë dhe vajzat për 75 miligramë vitaminë në ditë. Gratë shtatzëna kanë nevojë për 85 miligramë vitaminë C dhe gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji deri në 120 miligramë vitaminë C. Duhanpirësit kanë nevojë për një dozë shtesë prej 35 miligramësh nga sasia e lartpërmendur./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Zbuloni cilat janë mënyrat më të mira për rënien në peshë tek meshkujt

Kur vjen puna tek rënia nga pesha, burrat dhe djemtë përballen me sfida thuajse unike në krahasim me gjininë tjetër. Një nga këto sfida qëndron tek racionet.

Burrat dhe djemtë janë mësuar të hanë racione të bollshme ushqimesh për të plotësuar nevojat e organizmit e tyre dhe idea e racioneve të lehta mund të tingëllojë e paparanueshme për ta. Në këtë artikull do të mësoni se cilat janë ushqimet më të mira që e ndihmojnë një mashkull të humbasë kilogramët e tepërt.

Ushqimet Më Të Mira Për Rënien Nga Pesha
Rënia nga pesha për një mashkull duhet të fokusohet në dy aspekte: ngopja dhe ruajtja e masës muskulare. Duke marrë parasysh këto aspekte, këshillojnë se burrat dhe djemtë duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me proteinë dhe amino acide. Këtu mund të përmendim: mishin, peshkun, shpendët, vezët, qumështin dhe kosin. Mishi i viçit pa dhjamë ka një nivel të lartë proteine.

Po kështu edhe fasulet e zeza dhe kikirikët. Nutricionistët thonë se vaktet e një burri apo djali që do të humbasë në peshë, duhet të përfshijnë patjetër ushqimet e mëposhtme:
Kosi i shtëpisë,
Salmoni dhe peshku ton që ofrojnë amino acidet omega-3.
Mishi i pulës, gjelit dhe viçit pa dhjamë
Gjiza dhe djathi me pak kripë,
Legumet siç janë fasulet e zeza, qiqrrat apo bizelet.
Drithërat e plota si elbi, kinoa apo orizi kaf,
Barishtet si spinaqi dhe perimet si brokoli,
Frutat.

Ushqimet Mes Vakteve
Në shumë raste, siç mund të jetë një ndeshje futbolli, meshkujt kanë tendencën të konsumojnë ushqime të shpejta pa e pasur mendjen. Këto ushqime zakonisht janë të pasura me yndyrna dhe karbohidrate. Në vend të tyre, burrat mund të hanë ushqime të pasura me fibër të cilat të mbajnë të ngopur për shumë gjatë. Ushqimet më të pasura me fibër që mund të konsumohen mes vakteve janë:
Veza e zier,
Kosi i pasuruar me fruta pylli,
Çokollata e zezë,
Arrorrët,
Gjalpi i kikirikut.
Një nga aspektet më të rëndësishme të rënies nga pesha është hidratimi. Pirja e ujit është mënyra më e mirë e hidratimit sidomos në vend të pijeve të gazuara të cilat janë plot sheqer, kafeinë dhe ëmbëlsues artificialë.

Mënyrat Më Të Mira Të Gatimit Për Meshkujt
Gatimi është një element i rëndësishëm i rënies nga pesha. Mënyrat më të shëndetshme të gatimit të ushqimeve për meshkuj janë: skara, pjekja, zierja./AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

8 efekte anësore të antibiotikëve, çfarë duhet të bëni nëse ju ndodhin (Fotot)

Antibiotikët janë një prej mjekimeve më normale që na japin mjekët kur sëmuremi, por ato japin edhe efekte anësore.

Efektet anësorë më të njohura të marrjes së antibiotikëve janë të përzierat dhe diarreja. Por shkencëtarët amerikanë zbuluan se të paktën 20% e njerëzve që kanë marrë antibiotikë në jetën e tyre, kanë përjetuar efekte anësore.

Më poshtë janë disa prej efekteve anësore që shumë pak prej jush mund t’i dinë.

Infeksioni mykotik

Antibiotikët ndryshojnë habitatin bakterial të trupave tanë në mënyrë që njerëzit të bëhen të prekshëm ndaj infeksioneve të kërpudhave. Ato mund të shfaqen në gojë, në lëkurë ose nën thonj.

Çfarë duhet të bëni?

Duhet të filloni të merrni ilaçe kundër mykut së bashku me antibiotikë.

Zverdhje dhëmbësh

Tetraciklina mund të çojë në zverdhjen e dhëmbëve tek fëmijët nën 8 vjeç. Dhe nëse një grua shtatzënë i merr këto ilaçe, ka mundësi që foshnja të ketë probleme me smaltin e dhëmbëve.

Çfarë duhet të bëni?

Shkencëtarët kohët e fundit kanë zbuluar se antibiotiku modern doksiciklina nuk shkakton zverdhje të dhëmbëve, kështu që mund të merret pa asnjë pasojë.

Ethe

Ethet mund të shkaktohen nga shumë gjëra të tjera, përveç marrjes së antibiotikëve. Por nëse keni parë ethe menjëherë pasi keni filluar t’i merrni, mund të keni një reaksion alergjik ndaj ilaçit që çon në ethe.

Çfarë duhet të bëni?

Ethet mund të zhduken vetvetiu shumë shpejt, por nëse ethet janë shumë të forta, shkoni te mjeku dhe ndryshoni antibiotikun.

Reagimi alergjik

Një nga reagimet më të rrezikshme të antibiotikëve është një reaksion alergjik. Në këtë rast, një person mund të ketë kruajtje, qepallat e ënjtura, buzët, gjuhën dhe madje edhe fytin e ënjtur që mund të çojë në anafilaksi. Ndonjëherë në situata si këto, një dozë adrenaline mund të shpëtojë një person. Mos harroni, një reaksion alergjik ndaj një antibiotiku nuk do të thotë që nuk mund të merrni asnjë antibiotik.

Çfarë duhet të bëni?

Ju duhet t’i tregoni mjekut tuaj për alergjitë tuaja dhe të filloni të merrni antibiotikë nga një grup tjetër.

Ndjeshmëria ndaj diellit

Disa antibiotikë (tetraciklina, fluorokinoloni dhe sulfoni) mund ta bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezeve ultraviolet. Nëse jeni të ekspozuar ndaj shumë rrezeve të diellit gjatë marrjes së këtyre barnave, shanset për të pasur djegie nga dielli rriten.

Çfarë duhet të bëni?

Është më mirë të mos ekspozoheni në rrezet e diellit nga ora 10 e mëngjesit deri në 2 të pasdites, të përdorni krem ​​mbrojtës dhe të mos e mbuloni lëkurën me rroba.

Probleme me zemrën

Nuk ndodh shpesh por antibiotikët mund të shkaktojnë probleme në zemër. Zakonisht ato shkaktojnë aritmi ose presion të ulët të gjakut.

Çfarë duhet të bëni?

Shkoni te mjeku për të ndryshuar antibiotikun.

Dhimbje koke dhe marrje mendsh

Dhimbjet e kokës dhe marramendja janë efekte anësore shumë të njohura që njerëzit që marrin antibiotikë. Por zakonisht, ato zhduken pasi të ndaloni të merrni ilaçe.

Çfarë duhet të bëni?

Nëse dhimbja juaj e kokës nuk është shumë e fortë, mund të merrni një qetësues. Nëse dhimbja është e padurueshme, duhet të shkoni te mjeku.

Shtatzënia e padëshiruar

Nëse jeni duke marrë rifamicina dhe pilula kontraceptive, efekti i pilulave të kontrollit të lindjes mund të ulet. Si rezultat, shanset për të pasur një shtatzëni të padëshiruar janë të mëdha. Antibiotikët e tjerë nuk ndikojnë aq shumë në efektin e pilulave të kontrollit të lindjes.


Top Channel

Source link

Posted on

Jetik për shëndetin/ Zbuloni sasinë dhe ushqimet nga ku mund të merrni magnezin

Magnezi është një mineral i rëndësishëm për organizmin. Ai ndihmon në mbarëvajtjen e një sërë procesesh të rëndësishme, përfshirë funksionin e muskujve dhe nervave.

Ai i mban kockat të forta, zemrën të shëndetshme dhe sheqerin në gjak në nivel normal. Magnezin mund ta merrni nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve. Ju informojmë më poshtë mbi gjithçka duhet të dini për magnezin dhe rëndësinë e tij në organizëm.

Sa Magnez Ju Nevojitet?
Një grua ka nevojë për 310 miligramë magnez në ditë. Pas moshës 30 vjeçare, ajo ka nevojë për 320 mg në ditë. Burrat mbi 31 vjeç kanë nevojë për 400 miligramë në ditë.

A Jeni Duke Marrë Mjaftueshëm Magnez?
Nivelet e ulëta të magnezit mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore siç janë diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut dhe migrena. Njerëzit që pijnë alkol ose diabetikët kanë mungesë magnezi.

A Mund Ta Teproni Me Magnezin?
Nëse keni një organizëm të shëndetshëm, teprica e magnezit të marrë nëpërmjet ushqimit del nëpërmjet urinës. Megjithatë, teprica e magnezit shkakton të përziera dhe kontraktime. Në doza të larta, ky mineral mund t’ju sëmurë.

Vlerat Shëndetësore Të Magnezit
Trupi e përdor magnezin për të formuar qeliza të reja të kockave. Magnezi mbron kockat dhe vonon shfaqjen e osteoporozës.

Inflamacioni
Inflamacioni është një reagim i sistemit imunitar ndaj një dëmi potencial në organizëm. Në një kohë afatshkurtër, ndihmon organizmin të luftojë viruset, por në një kohë afatgjatë mund të shkaktojë probleme si sëmundjet e zemrës, diabet, artrit e të tjerë. Magnezi parandalon probleme të tilla.

Magnezi mbron zemrën
Magnezi ndihmon zemrën të pompojë gjak. Nivelet e duhura të këtij minerali zbusin gjasat e çrregullimeve të rrahjeve të zemrës, sëmundjet e zemrës ose atakun në zemër. Magnezi qetëson enët e gjakut dhe mban tensionin në nivele të ulëta. Ai ndihmon në rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë të gjakut.

Parandalon migrenën
Sipas të dhënave të AgroWeb.org magnezi ndihmon në bllokimin e dhimbjeve në tru dhe parandalon ngushtimin e enëve të gjakut. Nëse nuk merrni mjaftueshëm magnez do të keni më shumë dhimbje të migrenës.

Shmang Diabetin
Magnezi ndihmon funksionimin e duhur të insulinës e cila ruan nivelet e sheqerit në gjak. Rrjedhimisht, ky mineral shmang diabetin.

Ku Mund Ta Gjeni Magnezin
Arrorët dhe farat
AgroWeb.org ju sugjeron të konsumoni rregullisht bajame, fara kungulli, fara luledielli, kikirikë dhe fara lini. Përdorini në sallata dhe do të përfitoni yndyrna të shëndetshme, fibër dhe antioksidantë.

Drithërat e Plota
Shmangni bukën e bardhë dhe zgjidhni atë me drithëra të plota. Kjo bukë përmban fibër dhe magnez. Zgjidhni gjithashtu orizin kaf dhe tërshërën, që janë të pasura me magnez.

Avokado
Avokado është një burim i shkëlqyer i magnezit. Një racion përmban 44 miligramë magnez, yndyrna të shëndetshme, fibër dhe folat.

Barishtet
Në një racion prej 150 miligramë spinaq të gatuar do të përfitoni 150 miligramë. Barishte si spinaqi dhe të tjera të ngjashme janë të mbushura me kalçium, kalium, hekur, vitamina A, C dhe K. Bamja, është gjithashtu shumë e pasur me magnezi.

Fasulet
Fasulet janë një burim i pasur i magnezit, bashkë me qiqrrat dhe thjerrëzat. Me to mund të bëni gjella dhe sallata të ndryshme dhe të merrni një dozë ekstra të fibrës, proteinës, hekurit dhe zinkut.

Ndërveprimi i Magnezit Me Ilaçet
Konsultohuni me mjekun përpara se të merrni suplementë të magnezit. Disa ilaçe mund të vështirësojnë përthithjen e magnezit, ndërkohë që suplementët mund të pengojnë punën e antibiotikëve dhe ilaçeve të osteoporozës. /AgroWeb


Top Channel

Source link

Posted on

Mësoni sa kohë i nevojitet organizmit të shëndetshëm për të tretur ushqimin

Tretja është mënyra se si trupi juaj e kthen ushqimin në karburant.

Mesatarisht ky proces zgjat 24 deri në 72 orë, por sa kohë i duhet trupit tuaj për të tretur ushqimin kjo varet nga çfarë konsumoni, sasia që konsumoni, tretja, metabolizmi dhe aktiviteti fizik. Ju informojmë për gjithçka që duhet të dini rreth tretjes, si edhe ju jep disa këshilla si ta përmirësoni atë.

Sa kohë i nevojitet organizmit të shëndetshëm për të tretur ushqimin?
Sigurisht që në varësi të ushqimit që konsumojmë ndikohet edhe kohëzgjatja e procesit të tretjes. Nëse konsumoni produktet e mishit, sistemit tuaj tretës do t’i duhet 1 deri në 3 ditë për ta tretur plotësisht atë. Gjithçka lidhet me faktin se mishi ka proteina të cilat përbëhen nga amino-acide. Janë pikërisht këto aminoacide që kërkojnë më shumë kohë që të shpërbëhen. Kur flasim për produktet e bulmetit si qumështi, kosi, djathi apo gjiza, trupi arrin t’i tresë ato në gati 30 minuta deri në 2 orë.

Enzimat në stomakun tuaj ndajnë në molekula të vogla yndyrnat dhe proteinat e këtyre produkteve dhe më pas tretja vazhdon edhe në zorrë. Perimet dhe frutat nga ana tjetër kërkojnë nga trupi më pak se 1 ditë që të treten. Për perime me përmbajtje të lartë niseshteje, siç janë misrat dhe patatet, sistemit tretës do t’i duhet pak më gjatë se perimet që kanë përqindje të lartë uji në përmbajtjen e tyre. Ndërkohë që perimet e gatuara treten akoma edhe më shpejt duke qenë se gatimi ndikon në përshpejtimin e shpërbërjes së fibrave, duke e ndihmuar sistemin tretës që t’i shpërbëjë ato.

Zakonisht mjekët sugjerojnë që të rinjtë të konsumojnë sa më shumë fruta dhe perime të freskëta, e ndërsa të moshuarit ato të gatuara në avull apo furrë për të lehtësuar tretjen. Grupi tjetër i madh i ushqimeve janë karbohidratet, të cilat përfshijnë drithërat, biskotat, bukën, makaronat, orizin e shumë të tjera. Ky grup arrin të tretet nga trupi jonë nga 15 minuta deri në 3 orë në varësi të drithërave që përmbajnë. Produktet me drithëra të plota, siç klasifikohen shpesh produktet integrale, kanë më shumë fibër ndaj dhe kërkojnë pak më shumë kohë të treten./AgroWeb


Top Channel

Source link